AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkencëtarët: Gati t'u zgjasim jetën njerëzve

Shko poshtë

Shkencëtarët: Gati t'u zgjasim jetën njerëzve Empty Shkencëtarët: Gati t'u zgjasim jetën njerëzve

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 25, 2013 7:52 am

Shkencëtarët: Gati t'u zgjasim jetën njerëzve 970140_10151774390906101_396768864_n
Së shpejti, ndoshta të gjithë banorët e planetit do të mund të bëhen jetëgjatë. Shkencëtarët janë në prag të zbulimit të kohëzgjatjes së rinisë së njeriut. Janë përcaktuar disa mënyra për arritjen e këtij qëllimi.

Disa shkencëtarë po përpiqen të rrisin, të kultivojnë tani organet njerëzore që do të mund të transplantohen për të zëvendësuar organet e plakura. Të tjerë janë duke u përpjekur për të identifikuar gjenin e plakjes. Jo shumë kohë më parë tek lakuriqët e natës u zbulua gjeni i jetëgjatësisë. Kjo specie jeton dhjetë herë më shumë se individët e afërt me llojin e vet, tregon Shefi i Laboratorit për Mjekësinë Rigjeneruese të Institutit Fiziko-Teknik të Moskës, Mihaill Batin:

- Në fakt gjenet që lidhen me jetëgjatësinë e kafshëve, numërohen jo më pak se 100. Ne jemi të angazhuar tani në laboratorin tonë me modelimin e funksionimit të gjeneve, po përpiqemi të krijojmë atë proteinë, e cila kryen funksionet që lidhen me kohëzgjatjen e jetës njerëzore.
Nëse do të flasim për njerëzit super jetëgjatë, mendon shkencëtari rus, duhet thënë se mosha e tyre nuk është e lidhur aspak me mënyrën e jetës, por me vetë gjenet e tyre:

- Natyrisht, mënyra e jetesës së shëndetshme, kushtet të mira - të gjitha këto janë një gjë shumë e mirë. Por për të arritur, për shembull, moshën 120- vjeçare ndihmojnë ekskluzivisht gjenet, aftësia e organizmit për t’i bërë rezistencë streseve.
Sipas mendimit të Mihaill Batin, nëse do të kishte ekzistuar një projekt global i destinuar për jetëgjatësinë, i tillë si projektet për krijimin e bombës atomike apo fluturimin e njeriut në kozmos, atëherë pas 20 vitesh mund të flitej për triumfin mbi pleqërinë. Por aktualisht, sugjeron shkencëtari rus, një detyrë e tillë nuk është shtruar për zgjidhje:

- Ky është një problem politik që njerëzit të jetojnë gjatë. Kur të ketë vullnet politik, atëherë edhe njerëzit do të jetojnë gjatë. Por, për fat të keq, liderët politikë posedojnë veti e cilësi të tilla që janë në kundërshtim të plotë me zhvillimin e shkencës. Ata janë fokusuar më shumë në mendimet e njerëzve të zakonshëm. Ndërsa zgjatja e jetës, kjo është një detyrë shumë e vështirë, komplekse. Dhe sado paradoksale që të duket kjo, ajo nuk i intereson njerëzve të zakonshëm. Unë jam mëse i bindur se 80% e njerëzve pyetjes - A do të donit ju të jetonit përjetësisht? - do t’i përgjigjen – Jo!. Kjo është konfirmuar nga studimet dhe sondazhet e kryera në botë.

Megjithatë, që sot është bërë plotësisht e mundur zgjatja e rinisë së njeriut për një kohë të caktuar. Për këtë çdo njeri duhet të dijë deshifrimin e gjenomit të tij. Kjo procedurë kushton rreth 200 $. Analiza e një numri shumë të madh të të dhënave të gjenomit të një personi konkret do të lejojë për të kuptuar se si rrjedhin ndryshimet e lidhura me moshën në organizmin e tij. Dhe pastaj procedurat e zgjedhura drejtë, me profesionalizëm, do të lejojnë zgjatjen e jetës rreth 20 vjet.
♛Melody♛
♛Melody♛

Shkencëtarët: Gati t'u zgjasim jetën njerëzve Coolte21

Shteti Shteti : Shkencëtarët: Gati t'u zgjasim jetën njerëzve Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi