Sikur Dielli te shuhej! P
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit :: Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Sikur Dielli te shuhej! P
Astronomët kët vit kanë parë ciklin ekstrem të Diellit ose thënë ndryshe maksimumin solar. Por, çfarë do të ndodhte sikur Dielli të fillonte të vdiste, ose thjeshte po të shuhej?, A do të mund të mbijetonte Toka e njerëzit?
Po të vendosnim një enë me çaj në frigorifer, ajo nuk do të ftohej menjëherë. Kështu do të ndodhte edhe me Tokën, sikur ta zëmë Dielli të shuhej menjëherë.
Toka do të mbetej e ngrohte, se paku në krahasim me hapesirën rreth saj, disa miliona vite, por çdo gjë në sipërfaqen e saj do ndjente ftohjen shumë shpejt.
Gjatë javëve të para temperaturat do të zbrisnin në -17 gradë Celsius, ndërsa gjatë viteve të para do të arrinte në -73 gradë. Sipërfaqet e të gjitha oqeaneve do të mbuloheshin nga akulli, por kjo shtresë akulli do te mbronte pjesën tjetër të oqeaneve nga ngrirja për disa qindra mijëra vjet.
Disa vite pas shuarjes së Diellit, Toka do të arrinte një temperature të qendrueshme -240 gradësh Celsius, që është temperaturë identike me atë që do të lëshonte bërthama e Tokës dhe që Toka do ta lëshonte në gjithësi. Kështu pohon David Steevenson, profesor i shkencave planetare në Institutin për teknologji të Kalifornisë.
Nese do të pyesnit si do të perballonin kete njerëzit, ka përgjigje dhe zgjidhje. Specia njerëzore do të mund ti mbijetonte kësaj duke ndërtuar objekte në fund të oqeaneve, ose duke përdorur energjinë bërthamore ose energjinë gjeotermike të Tokës për ruajtjen e ambientit jetësor.
Shembull i shfrytëzimit të energjisë gjeotermike të Tokës është Islanda, në të cilin po ndodh tashmë.
Profesori i astronomise në Universitetin e Rochesterit, Erick Bekman, thotë se njerëzimi do të mund te shfrytezonte ngrohjen nga vullkanet edhe me qindra vite pas shuarjes së Diellit dhe kështu mund të mbijetonte.
Edhe pas shuarjes së diellit disa mikroorganizma do të mbijetonin, pjesa tjetër e gjallesave do të jetonin vetëm për një kohë të shkurtër.
Fotosinteza do të pushonte së funksionuari menjëherë, ndërsa shumica e bimëve do të thaheshin brenda pak javësh. Drunjtë e mëdhenj do t’ia dilnin të mbijetonin me dekada, prej metabolizmit të ngadaltë dhe rezervave të sheqerit.
Shumica e gjallesave me mungese ushqimi në shkallën e fundit shumë shpejt do të zhdukeshin, por ato që ushqehen me mbetjet e tyre do të mund të jetonin edhe për një kohë, deri sa do ti shfarosë i ftohti.
Dielli nuk mban në jetë vetëm Tokën, por edhe orbitën. Sikur masa e tij të zhdukej papritmas (edhe pse kjo është e pamundur) planeti Tokë si dhe planetët e tjerë të sistemit tonë diellor thjeshtë do të fluturonin në hapësirë (në mëshirë të fatit).
Similar topics
» 7 mënyra për të kuruar djegien nga dielli
» Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli
» 10 këshilla si t’i mbroni sytë nga rreziqet e verës, rëra dhe dielli
» Sytë dhe dielli, këshilla për t`u mbrojtur gjatë stinës së verës
» Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli
» 10 këshilla si t’i mbroni sytë nga rreziqet e verës, rëra dhe dielli
» Sytë dhe dielli, këshilla për t`u mbrojtur gjatë stinës së verës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit :: Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi