Brad Pitt rrëfen: Unë dhe Angelina ishim në prag divorci…
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Brad Pitt rrëfen: Unë dhe Angelina ishim në prag divorci…
Një rrëfim nga Brad Pitt për bashkëshorten e tij, të bukurën Angelina Jolie.
Ajo ishte e sëmurë, nervoze dhe lidhja e tyre po shkonte drejt divorcit. Se çfarë ndodhi më pas zbulojeni në rrëfimin e Brad Pitt-it. “Gruaja ime ishte sëmurë. Ajo vazhdimisht ishte nervoze për shkak të problemeve në punë, në jetën personale, dështimet dhe problemet me fëmijët. Ajo ishte shumë e dobët dhe vazhdimisht qante. Ajo nuk ishte një grua e lumtur. Bashkëshortja ime ka vuajtur vazhdimisht nga dhimbjet e kokës dhe të zemrës. Ajo nuk flinte mirë, shtrihej në orët e para të mëngjesit dhe gjithë ditën tjetër ishte e lodhur. Lidhja jonë ka qenë në prag krisjeje. Bukuria ishte duke e lënë, ajo kishte rrudha poshtë syve dhe ndaloi së kujdesuri për veten. Ajo refuzoi për të xhiruar filmat dhe kundërshtoi çdo rol. Unë humba shpresat dhe mendova se së shpejti do të divorcoheshim. Por në një moment vendosa të ndryshoj sjelljen time kundrejt saj dhe të kujdesesha pak më tepër për të. Pas gjithçkaje, unë kam marrë gruan më të bukur në tokë. Ajo është idhulli i më shumë se gjysma e burrave dhe grave mbi tokë, dhe unë i vetmi që ka mundur ta përqafoj. Fillova ta suprizoj dhe ta kënaq në çdo minutë. I dhuroja shumë dhurata dhe në publik flisja vetëm për të. Unë e lavdëroja përball miqve të saj dhe miqve tonë të përbashkët. Ju nuk do ta besoni, por ajo filloi të lulëzojë. Ajo u bë edhe më e mirë së më parë. Shtoi në peshë, nuk ishte nervoze si më parë, dhe ajo më dashuron më shumë se kurrë. Dhe më pas unë kam kuptuar një gjë: “Gruaja është pasqyrë e burrit të saj”, rrëfen Brad Pitt.
Similar topics
» Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
» Çifti Pitt-Jolie: Jo skenave erotike
» Rikja Rrëfen Mërdhëniet E Ftohta Me Prindërit
» Angelina Jolie i ka hequr të dy gjinjtë
» Angelina Joli: Serbët janë kriminel dhe torturues!
» Çifti Pitt-Jolie: Jo skenave erotike
» Rikja Rrëfen Mërdhëniet E Ftohta Me Prindërit
» Angelina Jolie i ka hequr të dy gjinjtë
» Angelina Joli: Serbët janë kriminel dhe torturues!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi