AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korçë, Rrëfehet Minorenia E Arratisur: Në Tiranë Është Jeta

Shko poshtë

Korçë, Rrëfehet Minorenia E Arratisur: Në Tiranë Është Jeta Empty Korçë, Rrëfehet Minorenia E Arratisur: Në Tiranë Është Jeta

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 11:34 pm

Korçë, rrëfehet minorenia e arratisur: Në Tiranë është jeta.
Korçë - ”Unë dhe shoqet dëshironim një jetë më të mirë e më të bukur, ndaj vendosëm të iknim nga shtëpia dhe të shkonim në Tiranë. Aty do të punonim për të siguruar të ardhura. Këtu në Korçë qëndroja e mbyllur në shtëpi. Vendimin e morëm të tria, dhe ikëm me dëshirë, pa na detyruar askush. Shpenzimet e udhëtimit i mbuluam me paratë e varëses sime të floririt dhe unazës së babait, të cilat i shitëm një ditë para udhëtimit”.
Kështu u shpreh dje për “Gazeta Shqiptare” 11-vjeçarja me inicialet B.D., njëra prej vajzave të zhdukura dy ditë më parë në Korçë. Tri vajzat e mitura, të cilat ishin shoqe me njëra-tjetrën prej disa ditësh, kishin planifikuar deri në detaje skenarin e arratisjes nga shtëpia drejt kryeqytetit. Një ditë para se të niseshin në Tiranë, 11-vjeçarja kishte vjedhur në banesën e saj disa bizhuteri, ndërsa dy vajzat e tjera 13-vjeçare i kishin shitur ato në një argjendari në qendër të Korçës. Vajzat u gjetën në një hotel në kryeqytet mbrëmjen e së hënës.
Në një intervistë për Gazetën, 11-vjeçarja tregon me detaje se si u “arratisën” nga banesat e tyre, ndërsa pohon se është penduar dhe i vjen turp për atë që ndodhi.
Pse u larguat nga shtëpia?
U larguam për një jetë më të mirë, për një jetë më të bukur. Këtu pjesën më të madhe të kohës e kaloja e mbyllur në shtëpi, duke qëndruar me vëllain më të vogël. Kisha dëshirë të isha më e lirë. Kështu, teksa kishim biseduar me dy shoqet e tjera, njëra prej të cilave është banore e të njëjtit pallat me mua, vendosëm të shkonim në Tiranë. Aty me sa kemi parë jeta është tjetër dhe ne donim një jetë më të mirë. Aty edhe do të punonim për të siguruar të ardhura. Ne u larguam me dëshirë, pa marrë parasysh se do të krijonim një situatë të tillë në familjet tona.
Si shkuat në Tiranë?
Me furgon të linjës. Pasi kishim siguruar gjithçka që na duhej për një udhëtim drejt kryeqytetit, e lamë të takoheshim paraditen e së hënës. Unë prindërit i kisha në punë, ndërsa vëllain e lashë vetëm në shtëpi. U larguam me furgon, pa njoftuar njeri.
Po paratë e udhëtimit ku i gjetët?
Një ditë më parë unë mora në kutinë e bizhuterive varësen time të pagëzimit. Ishte shumë e trashë dhe e kushtueshme. Aty mora dhe unazën e martesës të babit dhe ua dhashë shoqeve t’i shisnin pasi unë nuk mund të dilja në çdo moment. Ato i shitën në një argjendari në qendër të qytetit. Varësja ime u shit 470 mijë lekë, ndërsa unaza e babit 70 mijë lekë. Para se të niseshim blemë disa rroba dhe sandale dhe u nisëm drejt Tiranës. Aty, u vendosëm në një hotel dhe e paguam dhomën për tri ditë. Më pas lyem edhe flokët me shoqet.
Kishit shkuar herë tjetër në Tiranë?
Vetëm katër ditë më parë u operova nga apandesiti në Tiranë. Nuk e njihnim mirë Tiranën, por do mësoheshim.
Po më pas çfarë ndodhi?
Kishte rënë mbrëmja dhe po shikonim televizor në dhomën e hotelit, kur pamë në “News 24″ se po na kërkonin. Nuk vonoi shumë dhe trokiti dera. Ishte pronari i hotelit, i cili ishte alarmuar pasi dhe ai kishte parë lajmin në “News 24″. Na kërkoi një numër telefoni të prindërve për t’i njoftuar për vendndodhjen dhe unë u tregova e gatshme. Ai i mori në telefon, por më parë njoftoi Policinë e Tiranës dhe u tregoi se ne ndodheshim aty. Erdhi policia menjëherë dhe mua më nisën urgjent në Korçë, pasi prindërit e mi kërkuan një gjë të tillë, ndërsa dy shoqet qëndruan në Tiranë, tek motra e njërës prej tyre, e cila ishte e martuar. Dhe vijnë sot (dje).
Paratë, i kthyet në shtëpi?
Nuk na mbetën, pasi i kishim prishur për rroba. Pronari i hotelit na i ktheu paratë, vetëm ato mundëm të sjellim në shtëpi. Si ndihesh tani?
Jam mirë, por në fakt jam penduar për atë që kam bërë. Megjithatë qëllimi im i vetëm dhe i shoqeve të mia ishte vetëm për një jetë më të mirë dhe asgjë më tepër. Në fakt nuk e menduam kaq gjatë, se do të krijonim një situatë të tillë në familjet tona. Nëse do e kishim menduar, kjo nuk do ndodhte. Tani do të harroj gjithçka dhe do të pres të nis shkollën. Më vjen turp për këtë që ndodhi.

 
 
 
 
17.07.2013
Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Korçë, Rrëfehet Minorenia E Arratisur: Në Tiranë Është Jeta Coolte21

Shteti Shteti : Korçë, Rrëfehet Minorenia E Arratisur: Në Tiranë Është Jeta Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi