AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S'i paguan 28 euro, shoferi e mban peng duke "e arrestuar"

Shko poshtë

S'i paguan 28 euro, shoferi e mban peng duke "e arrestuar"  Empty S'i paguan 28 euro, shoferi e mban peng duke "e arrestuar"

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 1:04 am

S'i paguan 28 euro, shoferi e mban peng duke "e arrestuar"  84873
LONDER - Një shofer taksie i nevrikosur ka “arrestuar” një grua pasi ajo tentoi të ikte nga taksia e tij pa paguar shumën që i detyrohej. Pasi një udhëtimi prej 24 kilometrash, pasagjeria refuzoi t’i jepte shoferit 28 euro, shumën e faturës të cilën i detyrohej.
 
Shoferi i taksisë kishte kapur nga krahu gruan dhe nuk e lejonte të largohej pa paguar, kurse kjo e fundit po i lutej kalimtarëve të rastit që të lajmëronin policinë. Nga ana tjetër shoferi i taksisë po i thoshte kalimtarëve se gruaja i kishte borxh 28 euro. Këta të fundit mesa duket nuk donin t’ia dinin se sa lekë borxh i kishte, por urdhëronin shoferin që të lëshonte pasagjeren.
 
Pasi u bind se gruaja nuk kishte ndërmend ta paguante, shoferi 58 – vjeçar i kërkoi gruas një dokument identifikimi që ta dinte se kush ishte dhe ku banonte, dhe më pas do ta lironte. Deri sa më në fund, nga turma del një e moshuar e cila mbështet veprimin e shoferit të taksisë.
 
“ Nëse ai e lëshon gruan, ajo do të duhet ta paguajë atë. Si mund të marrësh një taksi dhe të mos e paguash”, tha e moshuara. Pas debateve të shumta, 58 – vjeçari e lejoi pasagjeren të largohej. E gjithë skena e debatit ishte filmuar nga një prej kalimtarëve, i cili e kishte shpërndarë videon në internet. Shoferi i taksisë mori rreth 2 mijë mesazhe mbështetëse, ku i thonin se ai kishte të drejtë për të kapur gruan. 

(v.gj/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/klientja-nuk-paguan-shoferi-nuk-e-lejon-qe-te-largohet-dhe-e-arreston-167403.html#sthash.RfnFyjXA.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

S'i paguan 28 euro, shoferi e mban peng duke "e arrestuar"  Coolte21

Shteti Shteti : S'i paguan 28 euro, shoferi e mban peng duke "e arrestuar"  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi