AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë

Shko poshtë

shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë Empty Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 5:53 am

 
shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84619
FRANCE - Policia e Francës ka arritur të arrestojë mbi çati dy shqiptarë - trafikantë droge. Ngjarja ka ndodhur në Basin (Savoie) të Francës, ku 37 policë u mobilizuan për arrestimin e dy trafikantëve shqiptarë që u përpoqën t’i shpëtonin policisë duke u arratisur nga çatia e shtëpisë ku jetonin, bëjnë të ditur, mediat franceze. 

Sipas tyre, trafikantët e drogës i përkasin grupeve mafioze të shpërndarjes së heroinës në këtë zonë. Ka qënë skuadra e policisë së antidrogës në Chambery që e ka zbuluar ketë rrjet kontrabandistësh.

Në këtë operacion u angazhuan 37 policë, ku 10 prej tyre  ishin nga departamenti  i sigurisë, katër nga BAC dhe gjashtë nga siguria publike, të shoqëruar me qen dhe 15 ishin nga "Task Forca" e Policisë Nacionale (IFNU).  Në dispozicion ishte vënë edhe një  helikopter nga Lioni.

Policia franceze i ka ndjekur dhe i ka përgjuar dy vëllezërit shqiptarë 19 dhe 27 vjeçarë për 6  muaj. Pas arrestimit të tyre, policia, pasi u kontrolloi shtëpinë, gjeti një sasi të konsiderueshme droge dhe u konfiskoi 4200 € dhe një listë të klientëve.

“Ata janë njerëz të trajnuar mirë," - tha një hetues. - "Ata kishin marrë me qira katin e dytë të një shtëpie të qetë, por makina e tyre ishte e parkuar larg nga shtëpia. Ata ndryshonin numrin e telefonin herë pas here gjithashtu edhe aparatet celularë. Përveç kësaj, ata kurrë nuk përdornin fjalën "drogë" gjatë bisedave telefonike”. Në kohën e arrestimit të tyre, dy të dyshuarit u përpoqën të shpëtonin përmes çatisë së shtëpisë, por pa sukses.
shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84622_1
shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84620
shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84621
(Pamje nga momenti i arrestimit të dy trafikantëve shqiptarë) - See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/france-trafikantet-shqiptare-arrestohen-ne-maje-te-catise-166991.html#sthash.wMxllayo.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë Coolte21

Shteti Shteti : shqiptare - Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi