AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë

Shko poshtë

Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë Empty Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 5:53 am

 
Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84619
FRANCE - Policia e Francës ka arritur të arrestojë mbi çati dy shqiptarë - trafikantë droge. Ngjarja ka ndodhur në Basin (Savoie) të Francës, ku 37 policë u mobilizuan për arrestimin e dy trafikantëve shqiptarë që u përpoqën t’i shpëtonin policisë duke u arratisur nga çatia e shtëpisë ku jetonin, bëjnë të ditur, mediat franceze. 

Sipas tyre, trafikantët e drogës i përkasin grupeve mafioze të shpërndarjes së heroinës në këtë zonë. Ka qënë skuadra e policisë së antidrogës në Chambery që e ka zbuluar ketë rrjet kontrabandistësh.

Në këtë operacion u angazhuan 37 policë, ku 10 prej tyre  ishin nga departamenti  i sigurisë, katër nga BAC dhe gjashtë nga siguria publike, të shoqëruar me qen dhe 15 ishin nga "Task Forca" e Policisë Nacionale (IFNU).  Në dispozicion ishte vënë edhe një  helikopter nga Lioni.

Policia franceze i ka ndjekur dhe i ka përgjuar dy vëllezërit shqiptarë 19 dhe 27 vjeçarë për 6  muaj. Pas arrestimit të tyre, policia, pasi u kontrolloi shtëpinë, gjeti një sasi të konsiderueshme droge dhe u konfiskoi 4200 € dhe një listë të klientëve.

“Ata janë njerëz të trajnuar mirë," - tha një hetues. - "Ata kishin marrë me qira katin e dytë të një shtëpie të qetë, por makina e tyre ishte e parkuar larg nga shtëpia. Ata ndryshonin numrin e telefonin herë pas here gjithashtu edhe aparatet celularë. Përveç kësaj, ata kurrë nuk përdornin fjalën "drogë" gjatë bisedave telefonike”. Në kohën e arrestimit të tyre, dy të dyshuarit u përpoqën të shpëtonin përmes çatisë së shtëpisë, por pa sukses.
Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84622_1
Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84620
Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë 84621
(Pamje nga momenti i arrestimit të dy trafikantëve shqiptarë) - See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/france-trafikantet-shqiptare-arrestohen-ne-maje-te-catise-166991.html#sthash.wMxllayo.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë Coolte21

Shteti Shteti : Francë, trafikantët shqiptarë arrestohen në majë të çatisë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi