“Nusja Naziste”, rikthen vitet e Hitlerit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1

Në Gjermani gratë nuk po e lejojnë vendin t’u shkëputet viteve të nazizmit.
E mbiquajtura "Nusja Naziste" Beate Zschaepe është bërë fytyra e krahut të djathtë të militantizmit në Gjermani.
Gruaja 38-vjeçare është anëtarja e vetme e mbetur nga “National Socialist Underground”, një qelizë naziste, e akuzuar për 7 vjet vrasje raciste.
Ditën e hënë “Nusja Naziste”, do të paraqitet në gjyq nën akuzën e vrasjes në bashkëfajësi të tetë turqve etnik, një grek, një polic dhe 15 grabitje bankash.
Duke folur për revistën “Der Spiegel”, prokurori federal, Range tha, "Unë jam i bindur se ajo nuk ishte vetëm një ndihmëse ose thjesht një shoqe, por në fakt ishte duke vepruar në nivel të njëjtë si të tjerët."
Rasti "Zschaepe" po nxjerr në pah rolin gjithnjë e më të madh të grave në skenën neonaziste. Në veçanti ato po fitojnë teren të gjerë në ekstremin e djathtë të politikës gjermane.
Statistikat tregojnë se pothuajse 20 për qind e drejtuesve të ekstremit të djathtë janë gra, numër më i madh se shumë parti të vogla.
"Gratë janë gjithnjë e më shumë duke zënë vendin qendror në skenën e ekstremit të djathtë”- tha Michaela Koettig, profesore për punë sociale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Frankfurt. "Ato kanë zënë pozicionet më të rëndësishme”,-n shtoi ajo.
Sipas Koettig deri tani janë themeluar rreth 40 organizata të grave nga viti 2000.
"Ashtu si shokët e tyre meshkuj, gratë të ekstremit të djathtë janë gjithashtu të dhunshme dhe plotësisht të motivuara politikisht në veprimet e tyre”,- tha Koettig.
Sipas agjencisë së brendshme të qeverisë gjermane, ka më shumë se 22 mijë anëtarë aktiv në skenën e djathtë, përfshirë këtu 9. 800 ekstremistë të dhunshëm. Statistika të sakta mbi numrin e mbështetësve femra nuk ekzistojnë. /World News/
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Similar topics
» Gandi i shkruan Hitlerit
» Sa ka perparuar Shqiperia keto 20 vitet e fundit..??
» Dhëndri 92 vjeç, nusja 22 vjeçe
» Nusja vajton në varrin e të atit, fotografia bën web-in të lotojë
» Devoll, nusja dhunon vjehrrin, policia e merr në mbrojtje
» Sa ka perparuar Shqiperia keto 20 vitet e fundit..??
» Dhëndri 92 vjeç, nusja 22 vjeçe
» Nusja vajton në varrin e të atit, fotografia bën web-in të lotojë
» Devoll, nusja dhunon vjehrrin, policia e merr në mbrojtje
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi