AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të bukurat e fshehura nga Marubët

Shko poshtë

Të bukurat e fshehura nga Marubët Empty Të bukurat e fshehura nga Marubët

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 07, 2013 8:24 am


Femrat që frymëzuan Marubët. Nga çingijet e Elbasanit, te shkodranet e heshtura që u zhveshën në studion e fotografëve… Historia e nudos së parë shqiptare dhe sekretet që i morën me vete përgjithmonë

Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-1-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-2-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-3-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-6-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-5-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-4-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-7-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-8-150x150Të bukurat e fshehura nga Marubët Fotot-e-Marubit-9-150x150


Pjetër Marubi linte shpesh Shkodrën për të udhëtuar drejt Elbasanit për të parë çingijet. Në “Hamamin e Shabanajve” në qendër të qytetit, me syrin e një artisti ai shijonte vallëzimin, veshjet e bukura dhe ledhatimet që vajzat e bukura të qytetit ua bënin burrave që shkonin aty. Kostumet popullore plot shkëlqim dhe inxhi, zbukurimet me fije ari i bënin këto femra joshëse për sytë që i vështronin… Në qytet të moshuarit vazhdojnë të tregojnë histori mbi jetët e këtyre vajzave të bukura, që dikur kanë jetuar në qytet. Ashtu si geishat ato nuk martoheshin, por mund të lidhnin dashuri me një të dashur që nuk i lëshonte deri në vdekje, edhe pse mund të ishte i martuar. Këto femra, që fshinin përtej buzëqeshjes një jetë plot të fshehta, ishin interesante dhe për aparatin fotografik të Pjetrit, i cili kujtimet me imazhe femrash të lira, i kishte thellë në adoleshencën e tij në Itali. Ai i frekuentonte shpesh këto hamame, ku nuk e dimë në gjente “paqen” e një burri, por subjektet e mrekullueshme për fotografitë e tij. E veshur me një palë çitjane të gjata plot lule, një këmishë me jaka, flokët e hedhur pas kokës, dhe me duart e vendosura plot delikatesë mbi gju, çingija në foton e realizuar nga Marubi flet me sytë e saj të mëdhenj. Kjo foto është realizuar pas një mbrëmjeje të gjatë argëtimi, që duket se nuk e ka lodhur këtë grua. Ajo duket e gatshme ta vazhdojë vallëzimin edhe pas kësaj fotoje. Përtej morisë së fotove të realizuara për ngjarjet më të njohura të kohës që jetoi, Pjetër Marubi është i pari që i dha formë imazhit femëror në foto. Në kohën e një shoqërie patriarkale për sa i përket rolit të femrës në jetën aktive, Pjetri u përpoq të vendoste në fotot e realizuara prej tij, shenjat e para që vinin në pah sensualitetin dhe elegancën femërore. Ai kërkonte të fokusonte ecjen e natyrshme dhe kaq femërore që ato bënin në rrugicat që i çonin për në shtëpi, apo vështrimet e ndrojtura kur bënin pazar. I tërhequr si çdo artist nga trupi femëror, studiues të fotografisë mendojnë se nga aparati i Pjetër Marubit zë fill dhe nudoja e parë shqiptare, megjithëse mjeshtri ka ditur t’i fshehë me kujdes ato. Si piktor, skulptor, apo arkitekt Pjetër Marubi nuk kishte si të mos depërtonte thellë qenies femërore, për të plotësuar kutinë magjike të fotografive të tij. Një foto e gjetur vetëm pak kohë më parë, e vërteton këtë. Portreti i malësores e cila ka zbërthyer këmishën duke nxjerrë gjoksin jashtë, realizuar në vitin 1878, është vetëm një prej morisë së fotove që janë fshehur thellë nga artisti. Në tiparet e egra të vështrimit të gruas që nga veshja duket se është malësore, Pjetri ka nxjerrë në pah anën e saj femërore, në një mënyrë erotike. Femrat që kanë pozuar duhet të kenë qenë të besuara të artistit duke pasur parasysh kohën. Mrika është një tjetër femër shkodrane e cila ka shërbyer si modele për pasardhësin e Pjetrit, Kel Marubin. Ajo duket që s’i ka kaluar të 20-at,  e veshur me fustanin tradicional të kohës, duket e trishtuar, teksa pozon jashtë në murin e shtëpisë. Krejt ndryshe shfaqet në studion e fotografit, ku me duart e vendosur mbrapa kokës mundohet të bëhet lozonjare. Portretet e grave të realizuara nga Kel Marubi janë pothuajse të njëjta. Për të dalë në fotografi, ato përgatiteshin gjatë. Vishnin kostumet më të shtrenjta, rregullonin flokët duke i zbukuruar me kapëse e karfica të mira, dhe vendosnin në fytyrë një buzëqeshje. Rasti i femrave për të bërë një foto mund të ishte ndoshta dhe vetëm njëherë gjatë gjithë jetës së tyre. Ndaj në foto ato duhet të ishin të lumtura dhe duhet të shfaqnin anët e tyre më pozitive. Ato pozonin vetëm, por dhe me familjarë ose shoqet. Fotot e grave myslimane janë të shumta në koleksionin e madh të fotove të Marubit. Gegë Marubi, njeriu që mbylli dhe ciklin e artë të një dinastie e cila është dhe shkolla e vërtetë e fotografisë shqiptare, do t’i shihte femrat me një tjetër vështrim. I shkolluar në Paris dhe i rritur pranë një babai si Kel Marubi, Gega erdhi në Shqipëri me të vetmen dëshirë të vazhdonte traditën e Marubëve. Ai u bë një nga dëshmitarët kryesorë me fotot e tij i Luftës së Dytë Botërore, por dhe i momenteve të tjera të rëndësishme të kohës kur jetoi. Dhe pse jetoi në kohën e komunizmit, fotografitë e femrave të realizuara prej Gegës, mbartin shumë jetë brenda. E ulur në një divan klasik dhe e veshur me një fustan të gjatë, me një sërë rruazash të rënda në qafë, Princesha Faëzia bint Fuad, e bija e sulltanit të Egjiptit, Fuad, dhe gruaja e parë e Shahut të Persisë, e quajtura nga mediat si “venusi i Azisë” ruan prej Gegë Marubit një prej fotove më të bukura të saj. Plot dritë është dhe fotoja e Pina Palokë Pjetrit, realizuar më 1943, me flokët me onde dhe një kryq që i dallohet mbi fustanin e zi. Lola Gjoka shfaqet e qeshur me fustanin me pika teksa pozon në studion e Gegë Marubit. E veshur me kostum popullor, me portretin e saj të njohur, këngëtarja Tefta Tashko Koço, është fotografuar nga Gega. Në objektivin e fotografit femrat kanë ardhur bashkë me kohën në të cilën kanë jetuar. Është e vështirë të gjesh një femër krejtësisht të çlirët teksa pozon jashtë studios së fotografit. Të vetmet foto ku shfaqen elementë artistikë, ku femrat shfaqen dhe në rolin e modeles janë ato brenda studios. Negativat e ruajtura prej vitesh nga Marubi janë dhe një dëshmi e rëndësishme historike, e mënyrës sesi femra shqiptare ka ecur ndër vite. Nga fotot e Pjetër Marubit, ku me fustanet e mbyllura deri në grykë në vitet 1856 ato te gratë myslimane të mbuluara në fotot e Kel Marubit, te fytyrat e qeshura dhe me mendime në fotot e Gegë Marubit. Historia e këtyre fotove është dhe një histori e një emancipimi, që ka ecur në mënyrë të ngadaltë dhe përmes vështirësish, për të mbërritur te fotot e personazheve të njohura të kohës si Lola Gjoka, të cilat e sjellin femrën shqiptare në një tjetër nivel.
Nudot e Gegë Marubit
Në fonotekën Marubi ruhen me kujdes dhe fotot e nudove që Gegë Marubi ia dorëzoi arkivistes së tij para ndarjes nga jeta. Fotot janë realizuar në periudhën para komunizmit në Shqipëri në vitet 1926-1942. Modelet që kanë pozuar janë vajza të Shkodrës dhe ato shfaqen krejt të lira para artistit, duke ndjekur këshillat e tij. I ardhur nga Franca ai ishte i njohur me foto të tilla nga artistë të mëdhenj të fotografisë. Vajzat e fotografuara nga Gega shfaqen në mënyra të ndryshme. Lakuriq njëra prej tyre qëndron e shtrirë në qilimat karakteristike të qytetit, një tjetër shfaqet nudo në një jorgan duke pirë cigare. Një tjetër është ulur në karrige këmbë mbi këmbë e veshur me një këmishë të lehtë dhe njërin gjoks jashtë. Këto foto nuk janë bërë ende publike nga fonoteka, ku ende ruhen si sekretet e bukura të mjeshtrit.


Autor Gazeta Shqip te 2 Korrik 2013
♛Melody♛
♛Melody♛

Të bukurat e fshehura nga Marubët Coolte21

Shteti Shteti : Të bukurat e fshehura nga Marubët Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi