AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jetë të fshehura

Shko poshtë

Jetë të fshehura Empty Jetë të fshehura

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 18, 2013 9:28 pm

“Të dua. Të lutem kthehu. Nuk mundem të jetoj pa ty”. Në tarracën e apartamentit të tij në Camden Town, Arthur Rimbaud, një nga poetët më të njohur francezë, i shkruante këto rreshta të dashurit të tij të zemrës, një tjetër poeti të njohur Paul Verlaine, i zhytur në dëshpërim. Shtrati kishte mbetur ashtu si mbrëmjen e fundit që kaluan bashkë, librat e tij ishin ende nëpër shtëpi, ndërsa në duar Rimbaud shtrëngonte fort një bluzë të mikut të tij të zemrës. Ata ishin dashuruar që ditën e parë kur u takuan më 1871. Të dy ishin të rinj, të pashëm, të talentuar në letërsi dhe vargjet që shkruanin, i kishin kthyer në dy zëra të rëndësishëm për kohën. Por atë mbrëmje në Paris, kur u panë për herë të parë, dy poetët e kuptuan se asnjë varg nga ato që kishin shkruar deri në atë moment, nuk mund ta përshkruante atë çast. Rimbaud ra në dashuri dhe e tregoi këtë teksa u çuan nga bari ku ishin ulur, duke i tërhequr pak dorën duke e ftuar në apartamentin e tij. Në atë apartament ku do të jetohej një nga dashuritë më pasionante të poezisë franceze, por jo mes një gruaje dhe një burri, por mes dy burrash, që i dhanë zemrën dhe trupin njëri-tjetrit. Por karakteri i Rimbaud pak i paqëndrueshëm dhe shpesh agresiv kur pinte alkool, do t’ia bënte të lodhshme bashkëjetesën e fshehtë Verlaine, i cili në atë kohë kishte një martesë të dëshpëruar me Matildën. Një ditë pas një zënke, ai largohet nga apartamenti duke e lënë të dashurin e tij të zhytur në trishtim. Letrat e dashurisë që ata i dërguan njëri-tjetrit në atë periudhë janë ende të ruajtura sot, dhe tregojnë një pasion që ka qenë më i madh se poezitë që kanë shkruar. Rimbaud i lutet pafund të dashurit të kthehet, duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se nuk do të jetë më si më parë dhe se asgjë në jetën e tij nuk ka më shumë rëndësi se prania e tij… Kjo është një prej historive që u jetua mes Londrës dhe Parisit ku dy poetët ndanë jetën, një histori që do t’i frymëzonte të shkruanin vargje që lexohen ende me endje sot. Në historinë e artit botëror, librat, pikturat, apo këngët që kanë lënë gjurmë, shpesh pas tyre kanë autorë njerëz që për një arsye a një tjetër u është dashur të fshehin seksualtetin e tyre. Të dashuruar me seksin e njëjtë, shpesh kanë bërë një jetë të dyfishtë, por këtë frymëzim e kanë hedhur në veprat që kanë shkruar. Nga Mikelanxheloja, Leonardo da Vinçi, Frederik Garcia Lorka, Trumate Capote, Platoni, Emili Dikson, Thomas Man, Giacomo Casanova, etj., kanë qenë artistë që në jetët e tyre kanë pasur të “dashurit e fshehtë”. Tennessee Willimas, një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë, doli hapur duke e pranuar homoseksualitetin e tij. Pas disa përpjekjeve për t’u lidhur me femra, ai pranoi faktin që mund të ndiente vetëm një burrë në vitin 1930. Në Nju Jork, ai u bashkua me një grup gejsh ku u takua dhe me të dashurin e parë, Fred Melton. Në verën e vitit 1940, Williams nisi një lidhje dashurie me një kërcimtar nga Kanadaja, Kip Kiernan, të cilin e takoi në Massachusetts. Kur Kip e la për t’u martuar me një grua, Williams do të mbyllej në vetvete, dhe kur ai vdes disa vite më vonë në moshën 26-vjeçare, atij do t’i duhej kohë të rimerrte veten. Në vitin 1945, shkrimtari viziton Meksikën, ku takohet me Pancho Rodríguez y González, me të cilin jeton një pasion të madh. Lidhja e tyre ishte e fortë. Dhe pse González, ishte besnik, pija e bënte Willimas të ishte xheloz. Në shkurt të vitit 1946, Rodríguez largohej nga New Mexico për t’iu bashkuar Williams në banesën e tij në New Orleans. Ata jetuan dhe udhëtuan së bashku deri në fund të vitit 1947 kur lidhja e tyre përfundoi. Rodríguez dhe Williams mbetën miq dhe i ruajtën kontaktet e tyre deri vonë. Në vitin 1948, Williams shkon në Romë ku njihet me një djalë italian, i cili quhet Rafaelo. Pas kthimit në Nju Jork, ai njihet me Frank Merlo, i cili do të bëhet dhe sekretari i tij personal. Në ditarin e tij, Merlo ka shkruar gjithë jetën e tyre së bashku, përfshirë këtu dhe sëmundjen e motrës së tij të vetme, Rose. Kjo ishte lidhja më e gjatë e shkrimtarit. Pas Nju Jorkut, ata u vendosën në një apartament në Florida, ku William u bë më produktiv në shkrimet e tij. Pas ndarjes, Merlo u diagnostikua me kancer. Williams u kthye sërish për t’i qëndruar afër deri në fund të jetës. Pas vdekjes së Merlo, Willimas do të kalojë një depresion të gjatë deri sa e shkruara do ta kthejë sërish në jetën që donte. Oscar Wilde është një tjetër artist i rëndësishëm që jetoi në Londër. Pakkush e di se pasioni më i madh i këtij burri që ka lënë pas vargje e thënie aq të bukura ishin vetë burrat. Një nga dashuritë e tij të mëdha është Robert Baldwin, i njohur si Robbie Ross të cilin e ai e njohu në një moshë të vogël dhe do të bëhej mentori i tij. Në Londrën e viteve kur ata jetuan, homoseksualiteti ishte i ndaluar dhe shpesh ata e gjetën veten në faqet e gazetave për këtë lidhje. Ross u bë gazetar dhe më pas një nga biografët më të mirë të Wilde pas vdekjes. Edmund John është një tjetër poet britanik homoseksual (1883-1917). Një tjetër shkrimtare e njohur angleze Virxhinia Wolf do të ruante në shëtitjet e saj mbrëmjeve në rrugët e Londrës sekretin e saj të vetëm, dashurinë, për miken Vita Sackville West. Pusullat që ajo i shkroi West nuk u treguan asnjëherë nga ajo pas vdekjes së shkrimtares. Janë të shumtë homoseksualët të cilët me veprat e tyre kanë sjellë evolucione në letërsi, shkencë, kinematografi, apo muzikë. Në Ditën Ndërkombëtare të Homofobisë, po sjellin disa pasazhe nga jetët e fshehta që bënë një letërsi të madhe…



Andre Gide, shkrimtar francez, fitues i çmimit “Nobel”, në letërsi në vitin 1947.

Andre Gide është shkrimtari që ka frymëzuar gjithë epokën e fundit të letërsisë franceze. Albert Kamy dhe Sartri nisën të shkruanin pasi lexuan veprat e tij. Por në jetën e tij private, Gide duket se nuk ka qenë i lumtur, dhe pse u martua disa herë. Femrat nuk ishin dashuria e tij. Në vitin 1916, në moshën 47-vjeçare, ai bie në dashuri për herë të parë me Marc Allegret i cili ishte vetëm 15 vjeç. Letrat e tyre të dashurisë u dogjën nga gruaja e mëvonshme e Marc. Pas ndarjes me të, Gide takohet me Dorothy Bussy, një romancier anglez, i cili për vite të tëra nuk do të ishte vetëm përkthyesi i tij në gjuhën angleze, por dhe dashnori i tij.

Marsel Prust

Dashnori i parë i Prustit ishte Reynaldo Hahn, një kompozitor dhe këngëtar hebre nga Venezuela të cilin Prust e takoi kur ai ishte 22 vjeç. Historia e tyre e dashurisë zgjati vetëm dy vjet. Hann ishte një djalë simpatik dhe do të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë së lartë ku Prust e prezantonte. Pas ndarjes, ai iu përkushtua modës, ndërsa Prust gjeti lidhje të tjera romantike.



Louis Aragon

Louis Aragon, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX, anëi përfshirë dhe në politikë, bashkëshorti i shkrimtares Elsa Triolet ka pasur një jetë të dytë ku ndihej i lumtur. Burri që flet aq shumë për dashurinë në librat që shkroi, e ka gjetur në jetën e tij, paqen vetëm në krahët e një burri. Lidhjet e tij dashurore kanë qenë të fshehta, megjithëse në fund të jetës, ai jetoi bashkë me poetin Jean Ristat.

Walt Whitman



Walt Whitman është një prej poetëve më të njohur amerikanë, gazetar dhe eseist. Vargjet e tij të ndjera i janë adresuar një burri. “Fijet e barit” është një nga vëllimet e tij më të përkthyera në botë, e cila është dhe në gjuhën shqipe. Prirja e tij seksuale i ka sjellë një jetë jo të lehtë shpirtërore. Emrat e burrave që ai ka dashur i ka shndërruar në vargje, dhe sekreti i lidhjeve plot pasion në Amerikën e 1842-shit mbeti përgjithmonë i tillë.



Virginia Wolf

Autorja e njohur britanike, Virginia Wolf, përtej jetës me të shoqin Leonardo, kishte një tjetër jetë, për të cilën mendonte teksa ecte mbrëmjeve rrugëve të Londrës. Në vitin 1922 ajo u takua me poeten Vita Sackville West. Lidhja e tyre do të zgjaste disa vite, dhe kur dashuria mbaroi, dy gratë mbetën mikesha deri në vdekjen e Woolf, më 1941.



Françoise Sagan

Sagan është martuar dy herë deri sa njohu Peggy Roche me të cilën ra në dashuri. Duke mos e pranuar tërheqjen ndaj femrave, ajo nisi një lidhje njëkohësisht dhe me Bernard Frank, një filozof francez i martuar, por i pasionuar pas librave të saj. Por, më pas ajo do ta pranonte prirjen e saj seksuale, dhe nis një lidhje të gjatë dashurie me Annick Geille, redaktore e revistës “Playboy”. Me një jetë plot aventura, shkrimtarja e mrekullueshme franceze i provoi të gjitha gjatë jetës së saj. Alkoolin, makinat e shpejta sportive drejt Monte Karlos, burrat, kokainën dhe femrat.



Ann Scott

Shkrimtare franceze e lindur më 1965

Ajo është e njohur për lidhjet romantike me këngëtarin Patrick Eudeline, kitaristin Lenny Kaye dhe muzikantë të tjerë të rrokut në Londër. Gjithashtu ajo është e njohur dhe për lidhjet biseksuale. Eksperiencat e saj seksuale në Londër ajo i botoi në një libër. Përpara se të botonte librat, ajo ndante një apartament në Paris me shkrimtaren franceze Virginie Despentes.



Arthur Rimbaud poet francez





4 korrik 1873

Letra e Rimbaud drejtuar të dashurit të tij, poetit Paul Verlaine pas një grindjeje

Kthehu! Kthehu i dashur im! I dashuri im i vetëm, kthehuni! Të betohem se do të ndryshoj dhe do të jem më i sjellshëm. Nëse sjellja ime nuk ka qenë e denjë, kjo ka qenë një shaka të cilën unë nuk do ta vazhdoj. Ndjehem aq keq dhe bosh, sa nuk kam fjalë të ta shpreh. Kthehuni dhe gjithçka do të harrohet. Kam dy ditë që s’mund të bëj dot asgjë, vetëm rri dhe qaj. Bëhuni i sjellshëm dhe kthehuni! Të gjitha gjërat tuaja janë ende këtu siç i ke lënë. Dua të kuptosh që nuk kishte asgjë të vërtetë në grindjen tonë. Tashmë e kam kuptuar kush ishte gabimi. Kthehu. A nuk mund të jetojmë dot të lumtur si më parë? Nuk mund të rri dot më këtu gjatë pa ty. Të lutem ndiq zemrën tënde dhe kthehuni sa më shpejt. Ç’mund të jetë jeta ime pa ju.

I juaji për gjithë jetën !

Rimbaud

P.S

Nëse nuk do mund t’ju shoh përsëri, do të futem në ushtri ose do të shërbej në flotën detare. Oh! Të lutem kthehu! Në të gjitha orët e ditës unë qaj! Më thuaj të vij tek ty dhe unë do të vij menjëherë. Më thuaj!

xxxx



Unë nuk e di nëse do të jeni ende në Londër kur kjo letër të mbërrijë tek ju. Unë të dua, por më duhet të them se nuk mund të vazhdoj të qëndroj duke jetuar jetën e dhunshme që kemi pasur bashkë, të jetoj të njëjtat skena grindjeje. Të dua shumë. Në qoftë se në fund të tri ditëve nuk jam pajtuar ende me gruan time, më duket sikur do të çmendem. Ndonjëherë mendoj të kryej një akt që t’i jap fund vuajtjeve. Por duhet guxim. Dhe nëse do ta bëj, mendimi im i fundit do të jetë për ju. Ndoshta do ta bëj këtë akt këtë pasdite në mol. Megjithatë, të përqafoj shumë para se të vdes.

Verlaine



Aktiviteti

“Aron Quartet” hap Ditët e Kulturës Austriake në Durrës

Mbrëmjen e së martës, në ambientet e shkollës së mesme artistike ‘Jan Kukuzeli’, salla ‘Pjetër Dungu’, Durrës, u hap sipari i Ditëve të Kulturës Austriake në Shqipëri, apo projekti i ashtuquajtur ‘Mozaik’, i cili bën vitin e gjashtë që realizohet në vendin tonë. Si gjithnjë marrim pjesë emra të njohur, pedagogë, profesorë nga Austria, kryesisht nga qyteti i Vjenës, të cilët, jo vetëm që prekin skenat për herë të parë në vendin tonë, por edhe japin një kontribut për muzikantët e rinj, nxënës e studentë me workshop-et që ato zhvillojnë gratis. Këtë edicion “miqtë” e radhës ishin ‘Aron” kuartet. Një kuartet vjenez, i themeluar në vitin 1998, por tashmë me një karrierë të konsoliduar në mbarë botën, i mirëpritur që në fillimet e tij, si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Kuarteti përbëhet nga: Ludwig Müller, Barna Kobori, Georg Hamann dhe Christophe Pantillon-i, ishin pikërisht këta katër muzikantë, këta personalitete të muzikës austriake, por edhe më gjerë, që hapën edicionin VI të mozaik 2013. Duke interpretuar në mënyrë të mrekullueshme, plot stil e elegancë, si fillim kuartetin për harqe të ‘babait të simfonisë’ dhe ‘babait të kuartetit’ klasikut të madh, gjithashtu austriak, Joseph Haydn (1732-1809). Kuartet i kompozuar në vitet e fundit nga ai (1799). Kjo performancë e shkëlqyer u mirëprit nga publiku me duartrokite të zjarrta dhe u pasua nga kuarteti për harqe i kompozitorit çek Antonín Dvořák (1841-1904), dhe ky një kuartet i kompozuar në vitet e pjekurisë së kompozitorit (1895), tingujt e të cilit mbyllën edhe mbrëmjen e parë të ‘Mozaik 2013’. Një komponent i rëndësishëm e një nga protagonistet kyç të këtij aktiviteti, është edhe Emi Aliçka, ideatorja dhe themeluesja e këtij projekti që në fillimet e tij, njëkohësisht edhe një nga drejtueset e fondacionit ‘Uliks’. Emi Aliçka është një pianiste durrsake, por që zhvillon aktivitetin e saj në Vjenë, pasi është larguar që në moshë fare të vogël për të vazhduar studimet e pianos në Austri. Po përpos instrumentit, ajo i është dedikuar edhe projekteve artistike, të cilat kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme e ndonëse veprimtaria e saj është jashtë vendit, ajo gjithnjë ruan një vend të veçantë për vendlindjen e saj dhe kërkon vazhdimisht të japë kontributin personal për gjeneratat e reja të muzikantëve. Ashtu sikurse edhe në edicionet e mëparshme, edhe këtë radhë u realizuan kurse muzike për nxënësit e muzikës, që këtë radhë u përqendruan në qytetin e Durrësit dhe të Shkodrës. Ndërkohë që surpriza e radhës qe realizimi i një koncerti edhe në Burrel, për të çuar tinguj muzikorë edhe aty ku muzika është e pakët e mungon…Ku fjalën e hapjes e mbajti ambasadori austriak Florian Raunig, duke u shprehur entuziast për realizimin e këtij koncerti në këtë qytet, pasi siç u shpreh dhe vetë ai ‘Edhe Burreli meriton një jetë aktive kulturore’. Projekti u mbyll, ditën e shtunë më datë 11 maj, me një koncert final nga nxënësit e Shkollës së Muzikës së Durrësit nën drejtimin e katër muzikantëve vjenezë, ku u dhanë edhe certifikatat për pjesëmarrje.

Metila Dervishi

/gazetashqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Jetë të fshehura Coolte21

Shteti Shteti : Jetë të fshehura Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi