REVOLUCIONI NË ARSIM: PËR ÇFARË DHE SI?
Faqja 1 e 1
REVOLUCIONI NË ARSIM: PËR ÇFARË DHE SI?
PËLLUMB KARAMETA
Këto ditë, dr. Zamira Çavo shtjelloi në të përditshmen “Shqip” idetë e saj për një revolucion konceptual në arsim. Duke ndarë të njëjtën ide me të, sa i takon nevojës për përmirësimin e thellë të sasisë dhe cilësisë së subjekteve që formohen në sistemin tonë arsimor, në vijim ofrohet një trajtim alternativ i ideve boshtore të autores.
Së pari, në vend të termit “revolucion”, unë po përdor termin “zhvendosje”, duke nënkuptuar me këtë evoluimin drejt një arsimi më cilësor për të gjithë, pavarësisht kushteve dhe rrethanave. Çka buron nga vetë natyra e sistemeve arsimore “që u ngjajnë oqeanikëve të cilët, edhe pse kapiteni e ka rrotulluar timonin, për inerci, e ruajnë për një farë kohe kahun e lëvizjes së mëparshme”. Natyrë, e cila pengoi, të themi, për 31 vjet teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit të futej deri në programet e Shkollës Politeknike në Francë.
Së dyti, mendoj se është me interes të komentojmë shtjellimin që autorja u bën dy kuptimeve, cilësuar prej saj si bazale për sistemin arsimor: edukimit dhe arsimit. Citoj: “Si i tillë arsimi duhet të mbajë parasysh dy parime themelore: Së pari, edukimin, dhe së dyti arsimimin: [...] edukimi si një proces i zhvillimit të personalitetit, dhe arsimimi si një proces i zhvillimit mental të subjektit”.
Mendoj se kjo ndarje dhe përcaktimi i koncepteve kësisoj nuk përkon me realitetin tonë politik – shoqëror dhe tendencat bashkëkohore në arsim. Ata i takojnë asaj kohe kur edukimi, për qëllime unike ideologjike, konsiderohej proces i qëllimshëm me pikësynime të qarta; kur edukimi e përfshinte në vëllimin e tij arsimin. Proces ky që realizohej në institucionet formale dhe jo formale të shoqërisë, për të plotësuar, më së pari, qëllime dhe objektiva të përcaktuara ideologjike. Proces që kishte aktor kryesor mësuesin, të ndihmuar jo pak nga një infrastrukturë propagandistike e larmishme instrumentesh që synonte t’i përgatiste të gjithë “me një kut”. Është kjo arsyeja pse termi “edukim”, në kulturën tonë, nënkupton më shumë ndikimin e dikujt mbi dikë, ndikim që orientohej nga ajo që duhej ngulitur tek i edukuari, pavarësisht nevojave, dispozitave, prirjeve dhe interesave individuale.
Edhe konceptimi i arsimit si procesi i zhvillimit mental të subjektit, tashmë konsiderohet i kapërcyer. Ky konceptim, ndërtuar nga kërkimet brilante të psikologjisë kognitiviste, u konsiderua arritje në dekadat e fundit të shekullit të shkuar. Sepse zhvendosi teorinë psikologjike bihevioriste, bazë e pedagogjisë tradicionale 50-vjeçare. Kjo e fundit, konsideronte themelore përmbajtjet disiplinore për të formuar sjelljet e dëshiruara; mësuesin si autoritetin përcaktues të suksesit të formimit dhe nxënësin si subjekt pasiv që riprodhonte kumtet e mësuesve dhe të teksteve shkollore. Në dallim nga kjo, arsimi, sot, konceptohet si tërësia e proceseve, përmes të cilëve shoqëritë krijojnë me pikësynim kushtet që brezat të ndërtojnë dhe zhvillojnë njohuritë, kuptimet, qëndrimet, vlerat, kompetencat dhe forma të tjera të sjelljes, konsideruar me vlerë për shoqëritë ku jetojnë. Ilustrimi i këtij kuptimi mund të gjendet, p.sh., te botimi “UNESCO: IBE Education Saurus (2007)”. Kuptim ky që shpreh zhvendosjen nga teoria kognitiviste drejt teorive konstruktiviste dhe socio-konstruktiviste që po përdoren si referenca epistemologjike për qasjet e reja pedagogjike. Kuptimi i ri tejkalon në formë e brendi konceptet e konsideruara nga dr. Çavo dhe sjell në fokusin e sistemeve arsimore kuptimin gjithëpërfshirës të “nxënies gjatë gjithë jetës”. Vendin e arsimit si procesi i zhvillimit mental të subjektit e zë nxënia (si proces e produkt) që nis e zhvillohet nga lindja deri në vdekje në rrugë formale, joformale ose informale dhe bazohet në kurrikulat dhe stafet pedagogjike të reformuara thellësisht. Nxënie që bazohet jo më mbi përmbajtjet lëndore që transmetohen nga mësuesit, por mbi situatat formuese që integrojnë, krahas dijeve të kodifikuara në programet dhe tekstet, burime vetjake dhe shoqërore si bazë për trajtimin kompetent nga subjekti të situatave shkollore e jetësore. Nxënie që u mundësojnë subjekteve të ndërtojnë njohuri të reja, qëndrimet dhe kompetencat për të vepruar, si: kompetenca e komunikimit, kompetenca e të menduarit, kompetenca e të mësuarit, kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis, kompetenca personale, kompetenca qytetare etj. [Shihni për ilustrim “Korniza e kurrikulës e arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës”]. Nxënie që konsideron se mendja e njeriut është e pajisur më së miri për të mbledhur informacion për botën duke vepruar në të, më shumë sesa duke lexuar për të, sesa duke dëgjuar leksione për të, ose duke studiuar modele abstrakte të saj. Një nxënie e tillë ka lirinë si parakusht dhe i zgjeron më tej kufijtë e saj.
Së treti, mendoj se është e diskutueshme dhe ideja e dr. Çavos, sipas së cilës “sistemi arsimor ka nevojë për revolucion konceptual. Jetojmë në shekullin e 21, ku fëmijët mësohen me teknologjinë e informacionit (me celularin, kompjuterin e gjithçka tjetër), shumë më shpejt sesa të rriturit”. Zhvendosja konceptuale në arsim nuk ka si shkak të vetëm futjen e teknologjive të reja të komunikimit dhe informimit. Më së pari e mbi të gjitha, janë qasjet e reja për inteligjencën, nxënien dhe kurrikulën, qasjet e reja të organizimit të punës, rritja e ndërvarësive dhe lëvizshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm etj., sfidat e vërteta që do të duhet të përballë sistemi ynë. Nëse duam të përgatitim brezat, që të përshtaten me ndryshimin dhe të punojnë në punë që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë, ne duhet ta rimendojmë arsimin. Ne duhet të përqendrohemi jo mbi dijet e kodifikuara në tekste, por mbi njohuritë, vlerat, qëndrimet dhe kompetencat, në atë që mund të bëjmë me njohuritë tona. Shoqëria jonë po evoluon dhe po përgatitet për të sfiduar devijimet që e pështjelluan jo pak, duke riorganizuar themelet, duke ripërcaktuar perspektivat dhe qëllimet e saj, çka kërkon nga të gjithë, që nga ministri i Arsimit, drejtori i shkollës, mësuesi i klasës e më gjerë të zhvillojnë një vizion imponues për nxënien në shekullin e ri, ta komunikojnë atë me pasion dhe të mundësojnë që ky vizion të konkretizohet në të gjitha nivelet e sistemit. Mjaft prej këtyre ideve, si dhe qasjet që kërkohen për t’i konkretizuar ato, tashmë janë artikuluar. Përpara se të fillojmë t’i zbatojmë praktikisht ide të tilla, ne duhet të ndryshojmë modelet mendore, mbi të cilët mbështeten perceptimet tona për arsimin. Të gjithë, mësuesit, nxënësit, prindërit dhe ata që marrin vendimet e rëndësishme lypset të mendojnë ndryshe, por dhe të kuptojnë pse duhet të mendojnë ndryshe.
Ndërkaq, ju mund të keni ide të tjera. Gjithë sa u tha, konsiderojini përpjekje që të fillojmë të mendojmë rreth llojeve të ndryshimit që kërkohet, nëse duam të përgatitim gjenerata për jetë të suksesshme në shoqërinë demokratike dhe ekonominë e dijes.
Autor Gazeta Shqip te 6 Korrik 2013.

Similar topics
» Arsim Spahiu, Gabimi i Eqrem Çabejit për prejardhjen e gjuhës shqipe
» Ja se çfarë të bën të lumtur...
» Çfare eshte nje femer ?!
» Cfare i ofron Shqiperia BE?
» Çfare ka ndodhur më 13 tetor
» Ja se çfarë të bën të lumtur...
» Çfare eshte nje femer ?!
» Cfare i ofron Shqiperia BE?
» Çfare ka ndodhur më 13 tetor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi