AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri

Shko poshtë

Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri Empty Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 07, 2013 8:08 am

Rrugëtimi me pengesa nga regjenca te republika presidenciale, monarkia, monarkia me emrin e republikës e deri në ditët tona, historia e një kombi në formim e sipër

Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri Untitled-1-320x213Republika shqiptare mundi të ishte më së shumti parlamentare në periudhën 1920-1924. Zogu vërtet e shpalli Shqipërinë republikë, por kjo ishte më së shumti një republikë presidenciale. Vetë Zogu u shpall president, duke shpërndarë Këshillin e Lartë, që kujtojmë se mishëronte autoritetin sovran të princit, në mungesë të këtij të fundit. Por, ndërsa në vitet 1920-1924, Këshilli i Lartë ishte reduktuar në një institucion-fosil e vetëm përfaqësues, institucioni i presidentit që e zëvendësoi atë, u pajis me pushtete të fuqishme: Zogu ishte njëherësh kreu i shtetit e kreu i ekzekutivit. Hija (autoriteti) i tij shtrihej edhe në senatin e në parlamentin kombëtar, të cilët ai mund t’i mblidhte e t’i shpërndante si të donte. Në këtë kuptim, kalimi nga republika presidenciale në monarkinë e vitit 1928, nuk përbënte në thelb një zhvillim traumatik. Në fund të fundit, në një formë a në tjetrën, monarkia kishte paraekzistuar në të gjitha fazat qeverisëse që paraprinë shpalljen formale të saj më 1928-n.
Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri KONF-LONDER-320x199
Fuqitë europiane nuk kishin ndonjë arsye për t’u prekur nga hapi i Ahmet Zogut. Në fund të fundit kishin qenë ato që ia kishin paracaktuar Shqipërisë formën monarkike të qeverisjes, qysh kur njohën pavarësinë e saj, më 1913-n. Nga ana tjetër, shpallja e Shqipërisë mbretëri do të thoshte thjesht një mbretëri më shumë në një kontekst rajonal shtetesh me regjim monarkik (Serbia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Italia). Sa për kundërshtimin e Ataturkut, veç fanatizmit republikan të tij, luajti rol edhe parashikimi se një mbretëri shqiptare do të kthehej, shpejt a vonë, në një hallkë të zinxhirit të mbretërive ballkanike, të lidhura politikisht e gjenetikisht me njëra-tjetrën e, akoma më tej, me monarkitë europiane. Pra, duke u bërë mbretëri, Shqipëria prirej të integrohej në sistemin e aleancave rajonale e europiane, që historikisht kishin qenë kundërshtare të Turqisë dhe që mund të bëheshin të tilla edhe në të ardhmen.
Italia, qysh me shpërthimin e Luftës I Botërore, luftoi për ta përkthyer vendimin e Fuqive më 1913-n mbi vendosjen e një kontrolli ndërkombëtar mbi qeverisjen e Shqipërisë, me vendosjen e një kontrolli thjesht italian. Në vitin 1917, gjenerali Ferrero shpalli në Gjirokastër pavarësinë e Shqipërisë “nën mbrojtjen e Italisë”. Edhe pas përfundimit të luftës, nën presionin italian, por edhe me pëlqimin e disa qarqeve politike shqiptare, Italisë iu njoh e drejta fuqisë garante të pavarësisë dhe të kufijve të shtetit shqiptar (Konferenca e Londrës, 9 shtator 1921). Vetë pushtimi italian i Shqipërisë u parapri nga një tentativë e ethshme e Musolinit për t’i imponuar Zogut një “pakt për protektoratin italian” në Shqipëri. Regjimi që Italia fashiste i dha Shqipërisë së pushtuar, tregon qartë që pikërisht Italia kishte qenë përpunuesja kryesore e projekteve ndërkombëtare për statusin e ndërvarur të Shqipërisë, nga Konferenca e Ambasadorëve e më tej. Në fakt, statuti themeltar i qershorit 1939 sanksionon zhbërjen e mbretërisë së Zogut, pak a shumë të pavarur e sovrane, dhe kthimin e Shqipërisë në pjesë apo zgjatim i një mbretërie tjetër, i asaj italiane. Autoriteti epror nuk do të ishte më një monark vendas, por një “mëkëmbës” i huaj i Viktor Emanuelit III, që përcillte në Shqipëri pushtetin sovran të tij. Në këtë mënyrë, më duket se në vitin 1939 kemi një rikthim në skemën e vitit 1913, pas pauzës zogolliane. Sigurisht, pushtimi fashist realizoi në formën më ekstreme regjimin që vetë Fuqitë i kishin paracaktuar Shqipërisë që në 1913, dhe që karakterizohej nga “sovraniteti i kufizuar”, pra, nga varësia dhe kontrolli i huaj, dhe nga predominimi i parimit ndërkombëtar mbi atë kombëtar në organizimin e shtetit shqiptar. Sigurisht, duhen llogaritur diferencat thelbësore që rrjedhin nga fakti se “kontrolli” apo “protektorati” ndërkombëtar në vitin 1913 ushtrohej nga një koncert shtetesh pak a shumë demokratike, kurse tani, në 1939, ai ushtrohej nga një shtet i vetëm e nën regjimin fashist të Italisë. Por, si në 1913 ashtu edhe në 1939, autoriteti vendës, pra, qeveria shqiptare, ishte krejt i pafuqishëm dhe i varur nga autoriteti i huaj.
Gjermanët, ndryshe nga italianët, preferuan t’i referoheshin një forme qeverisëse “më kombëtare”, pra, më ndjellëse për shqiptarët. Jo më kot iu rikthyen për këtë sistemit politik të krijuar në Kongresin e Lushnjës, më 1920, duke krijuar si organ epror Këshillin e Regjencës me 4 përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare: Fuat bej Dibra, Lef Nosi, Mehdi Frashëri e Patër Anton Harapi. Sigurisht, gjermanët nuk mund të rikthenin mbretërinë e mbretit Zog, për sa kohë kjo ishte e papajtueshme me statusin e Shqipërisë si një territor i pushtuar dhe për sa kohë që shumica dërrmuese e bashkëpunëtorëve me gjermanët ishin antizogistë të thekur. Megjithatë, nën ndikimin e Mehdi Frashërit, ata pranuan t’i njohin Shqipërisë një “sovranitet e neutralitet relativ”, që u shpreh edhe në krijimin e një ministrie të jashtme, që s’ekzistonte nën pushtimin italian. Por një “lëshim” i tillë, më shumë se përmbajtje reale, pati vlerë vetëm për të lehtësuar disi ndërgjegjen e rënduar prej bashkëpunëtori të personaliteteve të tilla të shquara, si Mehdi Frashëri, Lef Nosi apo Patër Anton Harapi.
Më 1944, qeveria e E. Hoxhës shpalli ndalimin e kthimit të ish-mbretit Zog në Shqipëri. Më 1946 vendi u shpall Republikë Popullore. Gjatë 50 vjetëve është njollosur pa mëshirë periudha 10-vjeçare e mbretërimit të Zogut. Por kurrë nuk është folur për format e tërthorta të sistemit politik mbretëror.
Shqipëria me princ, me kryesi polikratike, me republikë, me mbret, me regjent, me regjencë, me presidium (kryesi kolektive shteti), me president (me kompetenca mbretërore, 1994). Pse gjithë kjo luhatje në sistemin politik brenda 100 vjetëve?
Sepse shteti shqiptar lindi vonë dhe në kohëra të këqija. Pra, lindi me “mëkatin fillestar” të të qenët një shtet i dobët. Për rrjedhojë, fatet e tij u varën shumë nga humoret e vendimet e fuqive të huaja, që vunë dorë në përcaktimin e sistemit. Nga ana tjetër, në rrugëtimin e tij, shteti shqiptar u shoqërua nga obsesioni i unifikimit kombëtar, qoftë në kuptimin e aneksimit të territoreve shqiptare të lëna jashtë kufijve shtetërorë, qoftë edhe në kuptimin e unifikimit të brendshëm, nëpërmjet kapërcimit të ndarjeve krahinore e fetare. Kjo ka favorizuar ngritjen e pushteteve autoritare, që u shprehën në formën e principatës, mbretërisë apo diktaturës. Në momentet e dobësisë më të madhe, kjo detyrë kombëtare iu besua aleatëve të rastit, duke hequr dorë tërësisht apo pjesërisht nga atributi kryesor i një shteti, nga sovraniteti, e duke u kënaqur me një rol subaltern (të nënshtruar).
Përfundimi:
Në fakt, njohja e kushtëzuar e pavarësisë së Shqipërisë, si shtet monarkik i trashëgueshëm, që i përgjigjej edhe kontekstit ballkanas, ku sundonin mbretëritë (Greqi, Rumani, Bullgari, Jugosllavi – 1918), paracaktoi në formën e një projekti, luhatjet që u shtrinë gjatë njëqind vjetëve në formën e sistemit politik të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës, duke caktuar një kryesi shteti, indirekt njohu vendimin e Konferencës së Londrës për formën monarkike të qeverisjes. Shpallja e Shqipërisë mbretëri në vitin 1928 u prit pa kundërshtime nga fuqitë politike të Europës dhe të Ballkanit. Turqia kemaliste kundërshtoi. Kalimi i kurorës mbretërore Viktor Emanuelit III ishte një rikthim në shtetin-principatë. Regjenca e periudhës naziste edhe formalisht i përgjigjej konceptit të mbretërisë polikratike që kishte njohur Kongresi i Lushnjës (1920). Problemi i papërcaktueshmërisë së formës së qeverisjes ridoli edhe në dy dekadat e fundme, si me krijimin e partive monarkiste, ashtu dhe me referendumin për mbretërinë (1997). Rruga historike që ka përshkruar shteti shqiptar që prej themelimit e deri më sot, sikurse u vërejt është inkoherente, e paqëndrueshme me shumë paqartësi e mbushur me ekuivokë dhe të fshehta. Në gjysmën e shekullit të 20, me pak përjashtime ka sunduar forma mbretërore e sundimit. Kjo formë është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (1925- 1939); në mënyrë të tërthortë (1912–1914, 1914–1915); ose në mënyrë të pashpallur (1925–1928). Sikurse u konstatua gjatë parashtrimit të kësaj trajtese, përveç një vullneti ndërkombëtar, të deklaruar a të padeklaruar, paqëndrueshmëria e sistemit politik në Shqipëri është kushtëzuar dhe nga cilësi komplekse etnotipike shqiptare, si protagonizmi, autoritarizmi, autokracia, mosmarrëveshja. Paqëndrueshmëria në lidhje me sistemin politik në Shqipëri është dhe shprehje e një vetëdijeje shtetërore të paformuar, të pangulitur po aq sa edhe shprehje e traditës së kufizuar të vetëqeverisjes.
♛Melody♛
♛Melody♛

Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri Coolte21

Shteti Shteti : Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi