Femrat e sotme po e tradhtojnë feminizmin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Femrat e sotme po e tradhtojnë feminizmin
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, u shfaq në paradën e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabeta II, me një pamje të shkëlqyer, e lulëzuar dhe e buzëqeshur.
Ajo është një ikonë perfekte e feminizmit në ditët e sotme, e pasur dhe e matur. Qindra e mijëra femra të tjera do të donin të kishin jetën dhe fatin e saj, sepse ajo është një njeri i veçantë për botën, Britaninë dhe veçanërisht për femrat.
Kate nuk është një femër që të mbush me ndjesi negative rreth asaj që paraqet, ajo nuk e imponon respektin ndaj femrave, por është një njeri i ëmbël, një princeshë që, ndryshe nga Diana, përshtatet më së miri dhe duket se do të jetojë fundin “të lumtur përgjithmonë”.
Histori të tjera janë shfaqur këtë javë rreth femrave që bëjnë operacione plastike dhe rreth bukuroshes Kim Sears, të dashurës së kampionit të tenisit Andry Murray, që pret propozimin prej tij.
Flitet se filmi tjetër i Bridget Jones është rreth grave të pashpresa dhe të varura prej dietës dhe romancës. Po, të gjithë i kemi parë filmat e kësaj aktoreje të famshme dhe kemi qeshur, por përmes tyre vijnë mesazhe që nuk duhen kaluar kaq thjesht.
Gazetarja e njohur e rrëfimeve, Liz Jones, nxori fragmente prej biografisë së saj. Ajo shkruan: “Uroja që dikush të më thoshte se isha normale dhe e pranueshme, në mënyrë që të mos e kaloja të gjithë jetën duke u përpjekur kaq shumë të bëhesha më e mirë nga çfarë isha. Të mos e kaloja jetën duke gënjyer, manipuluar, bërë vrap apo të mbaja dietë.
Turp për ato gra midis të 20-ave dhe të 40-ave, të cilat po shkatërrojnë pa asnjë problem arritjet që feministet paraardhëse i fituan me aq mund”.
Është në modë që adoleshentet e sotme të fajësojnë brezat e mëparshëm të Luftës së Dytë Botërore për disa nga prapambetjet e sotme, por apatia që ky brez po krijon me veprimet e tij e ka dëmtuar shumë më shumë feminizmin.
Në shoqëri, në mjedisin politik dhe ekonomik, ndihet më pak përmbushje, më pak siguri dhe barazi sesa kishte në vitet ‘70-‘80 kur feminizmi radikal shpërtheu.
Çfarë po i ofrojnë femrat e sotme botës dhe çfarë të mirash po rrisin ato për brezat në të ardhmen? Duket se dëshira për romantizëm dhe për të qenë e rëndësishme në sytë e një mashkulli, ka errësuar sytë e femrave kudo në botë, duke i bërë të harrojnë qëllimin e qenies së tyre: respektin ndaj vetes.
Libri bestseller “50 hijet e Greit”, një trilogji që ka si ide mbizotëruese dominimin mashkullor dhe diturinë mbi nënshtrimin e femrës, është pëlqyer prej atyre që duhet t’i ofendonte.
Pornografia ka shpërthyer, duke e ulur edhe më shumë vlerën e femrës si objekt i mendimit e ndjenjës dhe duke e kthyer atë në një objekt seksual të gatshëm për gjithçka.
Feministët e përdorën pornografinë në fillim për të treguar dhe ironizuar luftën e humbur të femrave për respekt dhe barazi. Përhapja kaq e gjerë e pornografisë tregon për humbjen e madhe të femrave dhe për dëmtimin e imazhit për shumë kohë.
Në planetin tonë dhuna në familje është bërë e ashpër dhe e frikshme, femrat nuk po marrin atë që meritojnë. Përse? Sepse ato hoqën dorë nga lufta dhe sepse feminizmi është drejt zhdukjes.
Duket e pabesueshme, por si mund të pretendojnë se po e mbrojnë feminizmin femrat që shkojnë me meshkuj për para, që u servilosen atyre për disa fustane, që mbrojnë familjen pa e ngritur zërin ndaj bashkëshortit që i rreh, që punojnë me paga të ulëta dhe që e kanë mendjen te bukuria e trupit përmes operacioneve plastike dhe që presin t’i propozojë mashkulli i ëndrrave?
E trishtueshme, por e vërtetë, bota po e bën term të së shkuarës feminizmin dhe vetë femrat kanë gisht në këtë “poshtërsi” maskiliste.
Similar topics
» 5 Arsyet E Forta Që I Shtyjnë Femrat Të Tradhtojnë
» Femrat me celulit më inteligjente
» Femrat i josh pasuria (VIDEO)
» Meshkujt që nuk dëshirohen nga femrat
» Ja se çfarë bëjnë femrat dhe meshkujt në...
» Femrat me celulit më inteligjente
» Femrat i josh pasuria (VIDEO)
» Meshkujt që nuk dëshirohen nga femrat
» Ja se çfarë bëjnë femrat dhe meshkujt në...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi