“Dashuri në kohën e kolerës", e refuzuar nga fëmijët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
“Dashuri në kohën e kolerës", e refuzuar nga fëmijët
- Në pallatin ku prej katër muajsh banonin Ali Veterniku dhe Mimoza Nikolli, të ndarë nga fëmijët. Rrëfimi i fqinjës: Mimoza e dinte se ai do ta vriste, se kështu i ishte shprehur burri
Nikoleta Kovaçi
-Në katin e tetë të këtij pallati që shikoni në foto, dy netë më parë, një burrë vendosi t`i japë fund jetës bashkë me gruan që kishte zgjedhur të jetonte. Efektivi i Burgjeve, që ishte i pajisur me pistoletën e shërbimit, ishte vendosur mes dy zgjedhjesh: ose familjen e tij, që përbëhej nga tre fëmijët, të cilët nuk ia pranonin në shtëpi bashkëjetuesen, ose të jetonte me gruan, i shkëputur prej tyre. Ali Verteniku dhe Mimoza Nikolli (Mrika Prendi) ishin vendosur në këtë pallat rreth 5 muaj më parë, ndërsa ishin krejtësisht të panjohur për banorët e lagjes. Pak kush kishte shfaqur interes të komunikonte me çiftin e të moshuarve që kishin vendosur të jetonin në atë zonë të “Misto Mames” . “Atë burrin rrallë e shihnim, por gjithë kohës dukej i tensionuar dhe askush nuk fliste me të, ndërsa Moza dukej e qetë dhe nganjëherë shkëmbeheshim shkallëve të pallatit”, tregon fqinja e disa kateve më poshtë. Në derën e apartamentit në të cilën kishte jetuar çifti i tragjedisë së të mërkurës mbrëma, policia kishte lënë shiritin; skenë krimi…
Në katin e fundit
Pallati, që nga jashtë i shndriste suvaja, për tu ngjitur në katin e fundit të tij, s`kishte ashensor. Përgjatë të nëntë kateve, pritësit dhe përcjellësit e vetëm ishin minjtë. Në çdo kat sheshpushimet dukej sikur ishin pronë e tyre. Sa më lart që ngjiteshe për në destinacion, me qëllimin për të takuar dikë që ka njohur çiftin, shpresoje vetëm të lësh pas të zotët e vërtetë të pallatit, minjtë. Por, ata ishin edhe në katin më të fundit. Në të gjithë katin, vetëm një derë u hap. Fqinja, një grua e moshuar, e hap derën. Shikon nga shiriti i verdhë i mbetur aty dhe nis e rrëfen; “Askush s`di në të vërtet se çfarë ka ndodhur. E dinë vetëm ata të dy. E kanë marrë me vete gjithçka. Unë atë gruan e kam ftuar dy-tre herë për kafe në shtëpi, pasi më dhimbsej. Dukej shumë e trembur nga ai, por asnjëherë nuk munda ta kuptoj se si në një moshë të tillë mund të qëndronte në atë lloj tensioni. Më ka thënë që është nga Kukësi, ose nuk e di saktë, por më ka thënë nga Veriu. Kam biseduar me të për këtë lidhje vetëm dy herë, njëherë që u gjendëm rastësisht në sheshpushimin e katit dhe njëherë tjetër që iu mbyll dera, se këto janë dyer që mbyllen nga brenda vetë, dhe nuk kishte çelës me vete, derisa erdhi polici. (Aty, Aliun, të gjithë e thërrisnin polic). Atë ditë e kam thirrur për kafe. Ishte shumë e shqetësuar, pasi më tha se ai i kishte lënë një letër, në të cilën i kishte shkruar: nuk kthehem më. Më kishte thënë se ishte shumë xheloz dhe se herë pas here e kërcënonte dhe atë ditë i thashë: po shyqyr, kthehu te fëmijët e tu!”. Fqinja e katit mbase është personi i vetëm që ka mundur të bisedojë me gruan, që ajo e njihte me emrin Mira, ndërsa në bisedat e pakta mes tyre, i kishte treguar se djemtë e burrit me të cilin bashkëjetonte nuk e lejonin që Aliu ta merrte në shtëpinë e tij. “Mira punonte në një lokal. Më patën thënë diku nga Kombinati, po unë se di se ku, ndërsa shpesh këtu i vinin dhe fëmijët. Ka katër fëmijë këtu, të cilët banojnë pak më tutje. Ato ishin edhe mbrëmë para se të vinte polici në shtëpi. Madje, kur dëgjuam krismat, që dolëm për të parë se çfarë kishte ndodhur, erdhi e bija. Besoj duhet të jetë rreth 18 vjeçe. Shikoi brenda nga syri magjik dhe na tha; shoh mamin të shtrirë në korridor, duket e mbuluar me gjak. Ne nuk e shikonim dot dhe derën nuk mundëm ta hapnim. Në të vërtet, më kishte thënë se aq xheloz ishte për të sa e kishte kërcënuar disa herë se do ta vriste, por kur më tha, nuk mu besua. Dija që Mira kishte 8 fëmijë; besoj se më ka thënë katër të martuar që jetojnë jashtë vendi dhe katër të tjerë që rrinin këtu. Ndërsa për policin më kishte thënë se kishte vetëm tre fëmijë. Ne nuk i njihnim dhe nuk i njohëm dot, por ishte një ngjarje e rëndë dhe akoma e më e rëndë bëhet kur mendon fëmijët e saj që nuk mund ta shohin më nënën e tyre”. Gruaja nuk e di se ku do të bëhen ceremonitë e varrimit të fqinjëve të saj që s`janë më, por shpreson: “Uroj që atë grua të kenë ardhur dhe ta kenë marrë të vetët”!
Hetimi
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ende nuk ka një motiv të qartë, pasi asnjë prej personave që kanë dijeni mbi njohjen e viktimave nuk kanë dhënë ndonjë version që mund të konsiderohet si shkak i një akti të tillë. Në apartamentin ku banonte çifti mësohet se janë gjetur 5 gëzhoja arme, pistoletë me leje e autorit, ndërsa nga dëshmitë, policia ka fiksuar faktin se ditën e vrasjes nuk është dëgjuar asnjë lloj zhurme. Mirëpo, referuar të dhënave që policia ka grumbulluar natën e vrasjes nga miq të policit është mësuar se në të vërtet, Aliu kishte shfaqur shenja të forta depresioni kohëve të fundit. Gjithçka që lidhej me shkaqet e këtij depresioni kishte të bënte me refuzimin që fëmijët i kishin bërë bashkëjetesës me Mimozën . Ditën e djeshme, në orën 17.00 familjarët e Aliut, 64 vjeçarit, që vetëm pak muaj e ndanin nga dalja në pension kanë kryer ceremoninë mortore në Tiranë. Ndërkohë mësohet se trupi i 52 vjeçares Mrika (Mimoza) Prendit është tërhequr nga familjarët e saj dhe ceremonia mortore e saj është kryer në vendlindjen e saj, Shënkoll të Lezhës. Ekspertët e Krimeve të Rënda kanë nisur punën për të mësuar shkaqet që kanë çuar efektivin e burgjeve për të kryer vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetonte dhe më pas veten, por mësohet se familjarët e të dy palëve, kryesisht fëmijët do të ndihmojnë zbardhjen e rrethanave në të cilat është kryer krimi. Burimet e policisë tregojnë se gruaja kishte rreth katër vite që ishte divorcuar nga babai i fëmijëve të saj dhe qysh atëherë jetonte në Tiranë. Ajo kishte punuar në disa lokale në zonën e Yzberishtit dhe të Kombinatit, ndërsa që kur ishte njohur me Vertenikun ishte ndarë edhe me fëmijët e saj, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Policia thekson se dyshimet kryesore bien mbi gjendjen e rënduar psikike të efektivit të burgjeve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Similar topics
» Ja cfare te beni ne shtepi ne kohen e lire
» Fëmijët nga rrethet të parët në piano
» Elbasan, fëmijët e komunitetit rom s'figurojnë në gjendjen civile
» Plakja e popullsisë, fëmijët “specie” në zhdukje
» Tre fëmijët e zhdukur të Kurbinit gjenden në Budva të Malit të Zi
» Fëmijët nga rrethet të parët në piano
» Elbasan, fëmijët e komunitetit rom s'figurojnë në gjendjen civile
» Plakja e popullsisë, fëmijët “specie” në zhdukje
» Tre fëmijët e zhdukur të Kurbinit gjenden në Budva të Malit të Zi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi