Eneda Tarifa: Dua Qe Aria Të Më Ngjajë Mua, Nuk E Mendoj Dasmën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1

[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]
TIRANE- Summer Pages” sjell sot copë za nga jeta e Eneda Tarifës. Ylli i ekraneve shqiptare rrëfen në një bisedë të gjatë për lexuesit e faqeve të verës, lumturinë që i fal çdo ditë e bija. Sa e ka ndryshuar e vogla dhe lojërat që bën me të. Këshillat e kolegeve dhe dhuratat më speciale. Janë këto vetëm disa nga ndalesat e bëra në këtë udhëtim të gjatë në jetën aktuale të artistes. Sytë i ndriçojnë në çdo përgjigje që i dedikohet vajzës. Ajo tashmë është epiqendra e bisedave të saj. Dëshiron shumë që Aria të trashëgojë talentin e saj në muzikë, edhe sikur të mos e përdorë kurrë, mjaft që ta ketë; siç do nga ana tjetër që të rikthehet sa më shpejt në këtë arenë, me një këngë e videoklip të ri. Këngëtarja plot sharm tregon sakaq për herë të parë emocionet që i fali celebrimi dhe dëshirën për një fëmijë të dytë… Të gjitha këto në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”.
Eneda, prej një muaji e gjysmë je bërë nënë. Cilat janë përjetimet dhe ndjesitë e këtij statusi të ri jetësor?
Nuk di t’i numëroj momentet e bukura në jetën time, por lindja e vajzës ka qenë padiskutim kurora e gjithë këtyre çasteve. Një emocion i paprovuar më parë, sepse nxjerr një jetë nga trupi yt dhe ajo fillon ta shohë botën njëlloj si ti. Dëshira e parë që kisha sapo mora në dorë Arian, ishte t’ia tregoja të gjithë botës gëzimin tim, doja të bërtisja që ta merrnin vesh të gjithë se unë isha bërë me vajzë. Ndaj që në orët e para të Arias në këtë botë, publikova në ‘Instagram’ një foto që na e bëri Erjoni. ‘Instagram’-i më është bërë pjesë e të përditshmes, e kontaktit me njerëzit, me publikun. E nxora dhe nuk e dija që do bëhej aq e famshme, por ishte vërtet një foto e ndjerë, e bukur. Aria erdhi në jetë time në kohën më të mirë, sepse tani ndihem plotësisht e bindur për gjërat që kam bërë dhe po bëj në jetë, qoftë në karrierë, qoftë edhe në jetën time personale. Erdhi e bardhë me shumë flokë dhe me pak të qara. Kjo më bëri të kuptoj që do të ishte një fëmijë i qetë dhe është një fëmijë shumë i paqtë.
Pra nuk është qaramane?
Nuk është qaramane.
Dhe nuk të lë pa gjumë?
Nuk më lë pa gjumë. Fle normalisht dhe më jep mundësinë mua ta organizoj ditën time siç dua.
Si është dita jote tani?
Dita ime është komplet e orientuar drejt Arias, sepse sapo i kalova 40 ditët, por gjithsesi kjo nuk më lë të verbër në drejtime të tjera, sepse avash-avash duhet të filloj të mëkëmbem, të vij në formën time normale, ndonëse nuk kam ndryshuar shumë. Edhe gjatë shtatzënisë kam pasur një peshë normale dhe e di që kur të dua t’i humbas ato pak kile të tepërta, do t’i humbas kollaj, por nuk dua ta bëj tani, sepse Aria ka nevojë të ushqehet mirë.
Dmth. tani nuk po mban një regjim?
Nuk po mbaj një regjim ushqimor, jo. Duhet të ha vitamina, fruta, perime, që vajza të ushqehet mirë. Është e vogël dhe ka nevojë për mua, nuk mund të mendoj për veten time në këtë moment. Besoj që impenjimi im më i madh në këtë drejtim do të jetë përpara “Portokallisë”.
Qëndrojmë tek “Portokallia”…
Përpara se të vijmë me “Portokallinë” e të dielave, do të ndërmarrim një tur veror me të gjithë trupën e aktorëve të “Portokalli”, që do të fillojë në fund të korrikut dhe do të zgjasë deri në mes të gushtit. Do të jetë impenjative për mua në kushtet që jam, por do ia dal. Është viti i dytë që organizohet ky tur, i cili vjen si iniciativë e trupës së aktorëve, e mbështetur fort nga “Top Media”. Kjo gjë bëhet për t’i ardhur më afër publikut, që ata të shohin edhe gjatë verës personazhet e tyre të preferuar në sheshet më të njohura të qyteteve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, në trevat shqipfolëse. Rezultoi shumë i suksesshëm në edicionin e parë dhe ne jemi të bindur që do të ketë të njëjtin impakt edhe këtë vit. Ka bukurinë e vet organizimi në shesh, sepse ka atë ndjenjën bruto të publikut. Ata vijnë, bëjnë foto, të trajtojnë sikur je një diva e skenës dhe vërtet që kanë shumë dashuri për të gjithë ne që i shoqërojmë çdo të dielë në ‘prime time’.
Arian do ta marrësh me vete gjatë turit?
Me siguri që do ta marr me vete, sepse duhet. Do të marr natyrisht edhe dikë që të kujdeset për të në kohën që unë do të jem në skenë.
Babi Erjoni do të jetë me ju?
Po, sigurisht.
Sa i përkushtuar është ai?
Shumë i përkushtuar. Baballarët janë shumë të dhënë pa vajzave, megjithëse muajt e parë janë pak jashtë rritjes së fëmijës, por Erjoni gjen format për të krijuar lidhje me të. E mban, kënaqet, luan.
A do të ketë pushime këtë vit për familjen e re?
Vështirë se mund të bëjmë pushime-pushime, po mendoja që nëse unë filloj edhe turin e “Portokallisë”, nuk do të kem kohë fare. Ndoshta në 15-ditëshin e parë të korrikut do gjej disa ditë që të jem diku këtu afër, sepse nuk mund të shkoj dot larg për shkak të vajzës. Këto janë planet që kemi në kokë, po varet shumë edhe nga Erjoni, sepse ai po punon për studion.
Muzika më duket se ka kaluar në plan të tretë për ty. Të vjen keq për këtë?
Muzika ka kaluar plan i tretë dhe realisht kur e kujtoj bëhem pak keq. Kam shumë mall për të bërë muzikë, kam përshtypjen që do të jetë shumë e shpejtë një këngë, por ende s’kam asgjë gati. Në momentin e parë që do të stabilizohem dhe të kem vënë në vijë sezonin e ri të “Portokalli”, atëherë do ta bëj patjetër një këngë të mirë, me një videoklip, sepse dua të rigjej pak veten.
Do ta vazhdosh aktivitetin muzikor?
Aktiviteti muzikor ndahet në dy pjesë. Aktiviteti muzikor i ‘live’-veve dhe aktiviteti i promovimit të vetes tënde përmes videoklipeve dhe pjesëmarrjeve në festivale. Këtë të parën do ta vazhdoj gjithmonë, është pjesë e imja e përhershme, pavarësisht se sa prodhime videoklipesh apo këngësh kam unë. Ajo është ushqimi i përditshëm, për më tepër që “RockStock” ka ecur shumë mirë dhe u kthye në një referim për jetën e natës në Tiranë, u kthye në një ‘club’ karakteri, në një ‘club’ traditë, punuar me shumë dashuri nga mjeshtrat e muzikës si: Elton Deda, Arian Gjici, Land Fusha e i gjithë grupi që punonte, – sigurisht nën menaxhimin e kujdesshëm të Erjonit, që merrej me të gjitha çështjet e tjera që nuk na përkasin ne artistëve.
Si të duket muzika sot?
Tregu muzikor shqiptar diktohet në përgjithësi nga muzika ballkanase dhe pak më pak nga muzika amerikane. Po flas për tregun dhe kur themi treg, kuptohet muzika komerciale, pavarësisht se në Shqipëri ky term keqkuptohet. Muzika komerciale është muzika që shitet më shumë… Në gjykimin tim, tregu muzikor është pak i çorientuar. Kam kohë që nuk dëgjoj një këngë që të them ‘o Zot çfarë i ka bërë ky ose kjo kësaj kënge’. Në përgjithësi kur dëgjoj një këngë të re them: ‘u kjo qenka si ajo kënga që kam dëgjuar aty ose këtu’, pra gjej ngjashmëri dhe çdo gjë që është e ngjashme me një tjetër, nuk ka më risi dhe të veçantë. Ndoshta unë jam artiste dhe kërkoj shumë nga muzika, sepse dikush tjetër mund të kënaqet. Megjithatë, ne artistët kemi detyrë që ta çojmë më tej, më tutje. Një këngë e fundit që unë e mbaj mend dhe që më ka pëlqyer ka qenë kënga “Suus”, me të cilën Rona Nishliu na përfaqësoi në “EuroVizion”. Është një këngë me bazë muzikore të ndërtuar bukur, me strofën, me refrenin, me të gjithë komponentët për të qenë e veçantë dhe sigurisht këtu ka dorë zëri i mrekullueshëm i Ronës. Për mua një muzikant duhet të mendojë kështu, duhet të shkojë përtej këngëve të bëra vetëm për shitje, ose të paktën t’i bëjë të dyja. Nga ana tjetër, përderisa kjo është kërkesa e njerëzve, s’mund të them që ka muzikë të mirë apo muzikë të keqe, muzika është në shijet e njerëzve dhe të kompozitorëve. Ka kohë që nuk dëgjoj diçka që të më mbetet në mendje. Unë prandaj nuk sjell shumë këngë, sepse kur e bëj diçka, dua që ta bëj saktë, prandaj jam shquar për prodhim të paktë këngësh, por cilësor. Nuk kam bëra gjëra të jashtëzakonshme, por të paktën në periudhën e Erjonit, për një këngë ne rrinim me muaj të tërë, ‘jo ta bëjmë kështu, ta bëjmë ashtu’, prandaj dhe kënga “Ika larg” është krijuar me aq dashuri dhe njerëzit vazhdojnë ta këndojnë dhe pëlqejnë edhe sot, ose edhe këngë të tjera që i kam bërë me shumë dashuri me Erjonin. Shpresoj që të vijë një periudhë e tillë e vrullshme, edhe e veçantë.
Arias i këndon këngë në shtëpi?
Arias i këndoj shumë këngë në shtëpi. Kur nuk di çfarë t’i bëj, i këndoj këngë popullore nga jugu, kur jam në qejf që të këndoj zgjedh këngë nga repertori i huaj, ndonjë nga të preferuarat e mia, kur është duke fjetur i këndoj ndonjë ninullë ose ndonjë këngë fëmijësh. I këndoj shumë dhe ajo çuditërisht qetësohet, ndoshta ngaqë është mësuar me të kënduarin që në bark dhe kam përshtypjen që i është bërë pjesë e jetës. Një ditë kur po e laja bashkë me mamin dhe motrën, i kënduam në tri zëra këngën e biçikletës dhe Benit. Ajo u habit fare. Në këtë moshë fëmijët nuk qeshin, por asaj i dukej buzëqeshja dhe thashë ‘kjo vajzë kupton se nuk ka mundësi’. Unë në fakt nuk i kam qejf prindërit që thonë fëmija im është më i miri, dua që ta heq nga vetja këtë gjë dhe jam munduar që ato ndjesi t’i mbaj për vete.
A dëshiron që Aria të trashëgojë talentin tënd?
Dua shumë, pavarësisht se prindërit artistë nuk duan që fëmijët të ndjekin rrugën e tyre, duke marrë parasysh vështirësitë, unë dëshiroj që të paktën ta ketë atë talent. Edhe sikur të mos e përdorë fare. Do kisha qejf që duke pasur talent, me dy prindër muzikantë, të na kuptonte kur flisnim… Nuk e di jam shumë kurioze të mësoj se di do të jetë ajo kur të rritet, a do ketë vesh muzike apo jo…
A të pëlqen që të bësh parada mode me Arian modele? Ta trajtosh si kukull?
Patjetër, tani është tamam një kukull. Është faza kur i blejmë lulka, fustane, i sjellin dhurata të bukura. Për femrat ka shumë zgjedhje gjithmonë, kështu që jam shumë e kënaqur që më ra një femër në dorë për ta rritur (qesh).
A është në plan një motër ose një vëlla për Arian?
Në planet e mia ka qenë gjithmonë shifra tre për fëmijët, por duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë, kur në Kinë nga numri i shumtë i popullsisë ke të drejtë të bësh vetëm një fëmijë, atëherë edhe unë që të mos e shtoj shumë popullsinë them të bëj dy (qesh). Po për fëmijën e dytë duhet të kalojë një 2-3 vjeçar. Po të shikojmë, sepse shumë nga koleget më thonë bëj një njëherë, rrite dhe pastaj fol për të dytin.
Qëndrojmë tek koleget. A ke marrë këshilla nga ato që janë bërë tashmë nëna. A e kanë ndarë ato me ty këtë eksperiencën?
Është e çuditshme se çfarë forme merrka nëna pas lindjes…
Tani të gjitha bisedat tuaja përqendrohen tek fëmijët?
Është e çuditshme vërtet! Flas me Jonida Maliqin, jam konsultuar edhe gjatë shtatzënisë me të dhe ka qenë vërtet shumë e gatshme për të më këshilluar. Edhe Aurela Gaçe gjithashtu. Këto të “Portokallisë” nuk po i llogaris, sepse kanë qenë një mbështetje shumë e madhe, jo vetëm në ambientet e provave apo të spektaklit, por edhe jashtë duke më pyetur, duke më marrë në telefon, duke më kushtuar kohë për kafe… Më kanë qëndruar shumë afër. Në të tilla raste do jua shpërblej.
Cili ka qenë urimi i bukur dhe dhurata më speciale që ke marrë për Arian?
Urimi përgjithësisht ka një formë standarde, ndaj nuk mund të veçoj, ndërsa dhurata kam marrë shumë. Dhuratën e parë e mora nga Vjollca Hoxha, presidentja e “Top Medias”, e cila më solli në spital një tufë të madhe me lule. Ishte shumë e bukur, për më tepër që unë i dashuroj lulet. Pastaj nga mikesha ime Albana Osmani, nga Salsano… Dhurata më e bukur dhe më speciale ka qenë kur Aria mbushi një muaj, nga miku im Florian Binaj, i cili bashkë me të dashurën e tij Sadina, si piktorë që janë, më sollën një pjatë të pikturuar me karikaturën time dhe Erjonit dhe me Arian që kishte tiparet e veta. E kishte kapur jashtëzakonisht shumë bukur. Ditën që na e solli, kishte marrë me vete edhe pak bojë, me të cilën leu këmbën e Arias dhe ia vuri nga mbrapa pjatës. Pastaj nga Jonida Maliqi më ka ardhur një kostum “Galliano”. Jonida vetëm një gjë të tillë mund të sillte dhe në fakt më duhej diçka e tillë, sepse goca duhet të mësohet me veshje të mira. Unë fillova shumë vonë të merresha me veshjet, madje shpeshherë jam kritikuar, por ngaqë ka qenë gjithmonë dytësore për mua veshja, e para ka qenë thelbi dhe gjëja që bën, e lashë pak pas dore.
Ia keni bërë gati dhomën Arias?
Aria nuk e ka ende dhomën e saj. Kur t’ia bëjmë, do t’ia aredojmë shumë të bukur. Tani ajo ka këndin e saj. Ka një krevat shumë të bukur, një komodinë që është shumëfunksionale, ka lodra të mëdha, tullumbace, arushë. Më shumë në krevatin e saj zënë vend lodrat sesa ajo vetë… I kemi varur në mur edhe certifikatën e bebushit, në të cilën shënohet ora kur lind, data e saktë, shenja e horoskopit… Po mundohem t’i mbaj shënim çdo gjë që Aria e bën për herë të parë. Edhe kërthizën nuk ia kam hedhur.
Kush të ndihmon në rritjen e vajzës?
Vjehrra, sepse e kam më afër fizikisht, edhe mami që vjen thuajse përditë. Ato janë njerëzit më të përfshirë.
Do ta pagëzoni Arian?
Kam përshtypjen që duhet të rritet, të kuptojë se çfarë do, e pastaj të vendosë vetë. Unë nuk kam edukim fetar. Mami është ortodokse, babi është mysliman, por feja nuk trashëgohet, feja është një besim që ti zgjedh ta kesh ose jo. Kështu që unë dua që Aria të kuptojë se ç’është Zoti, ç’është jeta në përgjithësi dhe pastaj të zgjedhë besimin e vet.
Ndërkohë dasmën e keni menduar?
Për momentin jo, megjithëse e kam me qejf. Ne celebrimin në bashki e kemi bërë shumë të bukur, ishte diçka intime që menduam se do ishte thjesht për dokumente, por ndërkohë kur punonjësja e bashkisë filloi të lexonte atë betimin, filluam të emocionoheshim. Formula është kaq e bukur sa nuk mund të rrish ftohtë. Por për mua dhe Erjonin kishte ndodhur në mendje prej vitesh celebrimi, ndaj unë vazhdoj të mendoj që martesa nuk është e domosdoshme për ta mbajtur të gjallë një dashuri.
03.07.2013
Burimi: Balkanweb[/b]

Similar topics
» Eneida Tarifa bëhet nënë, vjen në jetë Aria
» Mendoj se..........??!!
» Jeruzalem, 25 Mijë Persona Për Dasmën E “Nuses Pa Fytyrë”
» Një Paradë Mode Dhe 650 “Të Ftuar” Në Dasmën E Soni Malaj
» Pergatitet per publikim aria e padegjuar ndonjehere e Pavarotti-t
» Mendoj se..........??!!
» Jeruzalem, 25 Mijë Persona Për Dasmën E “Nuses Pa Fytyrë”
» Një Paradë Mode Dhe 650 “Të Ftuar” Në Dasmën E Soni Malaj
» Pergatitet per publikim aria e padegjuar ndonjehere e Pavarotti-t
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi