AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft ndërton telefona që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale

Shko poshtë

Microsoft ndërton telefona që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale Empty Microsoft ndërton telefona që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 04, 2013 6:02 am

Microsoft ndërton telefona që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale Largea_microsoft-tel1372843035-300x168Një tjetër risi teknologjike po sillet nga kompania Microsoft, e cila po punon me zhvillimin e një teknologjie smartfonësh, të cilët do të arrijnë të kuptojnë gjendjen tuaj të humorit dhe më pas do e shpërndajnë tek miqtë tuaj në rrjetet sociale.
Kompania po eksperimenton me “sensorët e gjendjes emocionale” të cilët mund të kuptojnë sesi ndiheni, këtë informacion e bën me dije një artikull kërkimor Microsoft Research në Azi. Kjo teknologji, e quajtur MoodScope – do t’i mundësonte përdoruesve të shpërndajnë gjendjen e tyre emocionale me miqtë në kohë reale në rrjete sociale si Facebook-u, etj.
Këta sensorë do të masin gjendjen mendore të përdoruesve duke i klasifikuar ata në gjendjen e tensionuar, të lumtur, të mërzitur, të acaruar, të qetë, të stresuar apo të ekzaltuar. Sipas Microsoft-it, kjo teknologji do t’i ndihmonte njerëzit që ndodhen rreth jush të dinë gjendjen tuaj emocionale para se të flisni me ta, njësoj si të pasurit e avantazheve kur dini se shefi juaj është i nevrikosur.
Sipas raportit, Microsoft-i ka ndërtuar tashmë një prototip i cili tregon me rreth 66% saktësi gjendjen emocionale. Në një studim me 32 pjesëmarrës, niveli i saktësisë arriti në 95% pas dy muajve trajnimesh.
Sipas kompanisë, edhe shërbimet e tjera mund të përfitojnë nga kjo teknologji. Për shembull, ofruesit e muzikës si Netflix ose Spotify mund t’u sugjerojnë përdoruesve këngë më të përshtatshme bazuar në gjendjen e tyre emocionale.

- See more at: http://medialajm.al/2013/07/microsoft-nderton-telefona-qe-kuptojne-gjendjen-tuaj-emocionale/#sthash.JS4vrQqO.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Microsoft ndërton telefona që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale Coolte21

Shteti Shteti : Microsoft ndërton telefona që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi