AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit

Shko poshtë

Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit  Empty Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 02, 2013 4:05 am

Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit  Nxehtesia-shkaterron-trurin
Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit
Infeksionet jane kryesisht te lidhura me popullimin, nderkohe qe ka hipoteza te frikshme te shperhapjes se nje infeksioni te ri, shkaktari i se ciles dyshohet te jete ngrohja globale.
‘Naegleria fowleri’ eshte nje mikroorganizem teper shkaterrues. Ai eshte pjesetar i familjes se amebave, rritet ne mjedise ujore dhe sulmon njerezit, vecanerisht te rinjte. Nje reportazh alarmues i tille, vjen nga Shtetet e Bashkuara, aty ku i nxehti i ketij viti ka pllakosur te gjithe vendin. Ka disa hipoteza, sesi ngrohja globale mund te shkaktoje infeksione te renda.
Te dhenat ekzistuese
Ameba hyn ne organizmin njerezor nepermjet hundes dhe gjen terrenin e shumimit ne tru, duke e vrare viktimen e vet me ngadale. Koha midis marrjes se infeksionit dhe shfaqjes se simptomave zgjat perreth nje jave. Nder format e simptomave te para jane: dhimbjet e shpeshta te kokes, te vjella dhe hutim. Sapo infektohet, teorikisht, truri fillon te hahet i gjalle nga keto mikroorganizma. Kesaj semundjeje i referohemi ndryshe si PAM (primary amebic meningoencephalitis)
Qe nga viti 1962 ne Shtetet e Bashkuara, vetem nje pacient nga 128 raste te konfirmuara me kete semundje, ka arritur te mbijetoje nga paraziti vdekjeprures. Ne te shumtat e rasteve, infeksioni as nuk eshte arritur te dallohej ne paciente te ndryshem.

Profesori William Schaffner i Universitetit mjekesor te Vanderbilt-it shprehet: “ Nuk eshte rast qe eshte prekur domosdoshemerisht nga universitetet e mjekesise. Duhet te shqyrtohet me kujdes pacienti, dhe te pyetet vecanerisht nese ka qene diku per te notuar. Sinqerisht, nje diagnoze e sakte do te ishte luks per ne ne keto caste.”
Duke marre parasysh se deri me tani, keto lloj infeksionesh kane qene ne ritme te ulta, trajtimet kane bere me shume pune se shkenca. Pacienteve iu keshillohet te ushqehen sa me shume me perzierje ushqimesh antibakteriale dhe kunder infeksioneve. Veshtiresia e ketij lloj infeksioni gjendet e faktin se eshte e veshtire te kurohet, edhe pasi eshte diagnostifikuar.
Lajmi i keq eshte se infeksione te tilla, te pakten te diagnostikuara, jane ne rritje e siper. Le te konsiderojme disa faktore qe konfirmojne keto infeksione.
Faktoret:
1. Ngrohja (shumica e N. fowleri qendrojne ne ujera nga 86 grade celcius e siper)
2. Popullata urbane (perdor vecanerisht burime ujore me te populluara)
3. Statistikat (sa me shume interes mbi kete situate, aq me shume te dhena dhe konfirmime, aq me shume parandalime)
4. Mutacione (ne habitate te reja, pershtatja mund t;i beje edhe me te rrezikshem)
Megjithese eshte nje infeksion ende i parehabilituar dhe nuk ka shume informacion per diagnostifikimin e tij, ai ka perhapur mjaft panik persa i perket fenomenve si ngrohja globale.
♛Melody♛
♛Melody♛

Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit  Coolte21

Shteti Shteti : Ngrohja globale zhvillon mikroorganizma qe ushqehen me qelizat e trurit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi