AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket

Shko poshtë

Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Empty Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 10:56 pm

Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket
Alaska është fronti botëror i ngrohjes globale, por edhe një vend ku gjenden miliarda fuçi naftë. Por për fiset vendëse Inuit, kjo është edhe një situatë që i kërcënon mbijetesën dhe shtëpitë, shumë fshatra rrezikojnë të zhduken
Stephen Sackur, BBC
Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Alaska-320x165Pothuajse askush në SHBA nuk ka dëgjuar për fshatin Kivalina të Alaskës. Ai gjendet në një rrip të ngushtë rëre në brigjet e detit Bering, shumë tepër i vogël për t’u shfaqur në hartën e Alaskës, jo më ato të Shteteve të Bashkuara.
Kjo është ndoshta arsyeja se pse askush nuk ka dëgjuar për të, edhe për faktin se Kivalina ka shumë gjasa që do të jetë nën ujë brenda një dekade. I ikur, përgjithmonë. Do të kujtohet, në rast se do të kujtohet, si vendbanimi i parë i shkencëtarëve amerikanë të ngrohjes globale.
Katërqind njerëz të fisit vendës Inuit jetojnë aktualisht në Kivalina, duke banuar në kabina njëkatëshe. Jeta e tyre varet nga gjuetia dhe peshkimi.
Deti i ka furnizuar këta banorë me ushqime për gjenerata të panumërta, por përgjatë dy dekadave të fundit, tërheqja dramatike e akullit Arktik i ka lënë ata dëshpërimisht të prekur nga erozioni bregdetar. Akulli i trashë nuk i mbron më brigjet e tyre nga forca shkatërrimtare e stuhive të dimrit. Brezi ranor i Kitalinës është ngushtuar në mënyrë dramatike.
Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë së SHBA-ve ndërtoi një mur mbrojtës përgjatë plazhit, më 20008, por ajo nuk u konceptua kurrë si diçka më e madhe se sa një pengesë e përkohshme.
Një stuhi e ashpër dy vjet më parë i detyroi banorët të ikin në një evakuim emergjence. Tashmë inxhinierët parashikojnë se Kivalina do të bëhet e pabanueshme rreth vitit 2025.
Historia e Kivalinës nuk është unike. Temperaturat rekord tregojnë se rajoni Arktik i Alaskës po ngrohet dy herë më shpejt se sa pjesa tjetër e Shteteve të Bashkuara.
Tërheqja e akullit, rritja e ngadaltë e nivelit të detit dhe rritja e erozionit bregdetar ka lënë tre vendbanime Inuite përballë shkatërrimit, ndërsa së paku tetë të tjera janë shumë të rrezikuara.
Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Kivalin-320x179Problemi shoqërohet me një çmim të lartë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se mund t’i kushtojë deri në 400 milionë dollarë zhvendosja e banorëve të Kivalinës në një vend më të lartë – ndërtimi i rrugëve, shtëpive dhe shkollave nuk është një proces i lirë në vende të tilla të izoluara. Dhe për më tepër, nuk ka ndonjë shenjë që të tregojë se paratë do të vijnë nga fondet publike.
Kryetari i këshillit të Kivalinës, Colleen Swan, thotë se fiset indigjene të Alaskës po paguajnë çmimin për një problem që ata nuk e kanë krijuar.
“Nëse do të jemi këtu pas dhjetë vjetësh, ne ose do të jemi duke pritur që të vdesim nga përmbytja, ose do të kemi ikur në ndonjë vend tjetër”. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka imponuar stilin perëndimor të jetesës mbi ne, na dha barrë dhe tashmë pret që ne të mbledhim plaçkat dhe të lëvizim vetë. Çfarë lloj qeverie bën diçka të tillë?”
Në veri të Kivalinës nuk ka rrugë, gjendet vetëm hapësira e pafundme e tundrës Arktike të Alaskës. Dhe në cepin më verior të territorit të Shteteve të Bashkuara gjendet qyteza e Barrout, e cila është shumë më pranë Polit të Veriut se sa Uashingtonit. Aty gjendet edhe fronti i betejës kundër ngrohjes globale të Shteteve të Bashkuara.
Banorët e Barrout janë në shumicë nga fisi Inupiat – ata gjuajnë balena dhe foka. Por këtë vit gjuetia e tyre ka hasur probleme të shumëfishta.
Akulli i detit filloi të shkrihet dhe të thyhet që në mars. Pastaj ai ngriu sërish, por qe aq i hollë dhe i paqëndrueshëm, sa gjuetarët e balenave dhe të fokave nuk qenë në gjendje të hedhin varkat e tyre në det. Sezoni i tyre i peshkimit u rrënua.
Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Kivalin-1-320x179Për herë të parë, në shumë dekada ata nuk qenë në gjendje të kapin asnjë balenë për Barroun. Një nga kapitenët me më shumë eksperiencë të gjuetisë së balenave në qytezë, Herman Ahsoak, thotë se akulli zakonisht qe tre metra i trashë në dimër, por tani është vetëm pak më shumë se një metër.
“Ne duhet të përshtatemi me atë që po vjen, nëse dëshirojmë të vijojmë të hamë dhe të mbijetojmë me çfarë jep deti, por këtë vit nuk kemi kapur balenë dhe kjo do të thotë se do të përballemi me një dimër të gjatë e të ftohtë,” thotë ai.
Barrou është njohur si “qyteti shkencor” i Arktikut. Gjatë verës ai mirëpret dhjetëra kërkues ndërkombëtarë që po monitorojnë zvogëlimin e akullit të Arktikut dhe – jo më pak e rëndësishme – dobësimin e shtresës së përhershme të ngrirë të tundrës.
Por anekdota mes tyre thotë se që të dyja, akulli dhe sipërfaqja e ngrirë, po pakësohen njësoj si të dhënat e paraqitura në grafik. Unë bashkohem me një grup shkencëtarësh që po marrin kampionë akulli në Barrou.
Ne ecim në akullin mbi det me makina të larta për të gjitha terrenet, por nuk jemi vetëm. “Ju do të shoqëroheni me roje të armatosura kundër arinjve,” më thotë guida ime vendore, Brower Frantz, para se ne të nisemi për udhëtim.
“Akulli është kaq i hollë për arinjtë polarë, sa ata kanë ardhur në breg të detit për të gjuajtur për ushqim. Askush nuk dëshiron që të gjendet i vetëm përballë një ariu të uritur”, shton ai.
Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Kivalin-2Roli i Alaskës në historinë e ngrohjes globale është e dyfishtë, si shkak dhe si pasojë. Ndërsa territori arktik i Amerikës ngrohet, ajo vijon të bëhet një burim gjithnjë e më i rëndësishëm i lëndëve djegëse me bazë fosile, të cilat konsiderohen nga shumica e shkencëtarëve si shkaktarë të ndryshimit të klimës.
Shpati verior i Alaskës është zona naftëmbajtëse më e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe naftësjellësi Trans-Alaskan shikohet si çelësi i rritjes së sigurisë energjetike të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa nxjerrja e naftës dhe e gazit nga burimet ekzistuese po pakësohet, ka një presion të stërmadh për të vënë në shfrytëzim rezervat ende të paprekura të Alaskës.
Shell ka nisur një përpjekje ambicioze për të filluar shpime detare pranë Arktikut, pavarësisht korit të kritikave nga grupet mjedisore. Shqetësimet janë rritur këtë vit, pasi një platformë u përplas me brigjet e Alaskës ende pa nisur punën. Operacionet janë pezulluar aktualisht, por çmimi është tepër i çmuar për t’u injoruar.
Kate Moriarty, drejtoreshë ekzekutive e Federatës së Naftës dhe Gazit të Alaskës beson se Alaska disponon ende mbi 50 miliardë fuçi naftë të pashfrytëzuara.
“Realiteti është se Alaska do të duhet të zhvillohet,” thotë ajo. “Dhe kë dëshironi ju të jetë në krye? Unë them se dëshiroj që të jenë Shtetet e Bashkuara, për shkak se realiteti është se kërkesa botërore për naftë dhe gaz nuk do të pakësohet.”
Kur presidenti Barack Obama premtoi të dyfishojë përpjekjet e tij për të reduktuar emisionet amerikane të karbonit muajin e kaluar, fjalët e tij shkaktuan vetëm një mbledhje supesh në Alaskë.
Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Kivalin-3-320x214Shteti ia dedikon ekzistencën e vet naftës. Të ardhurat nga industria e naftës përbëjnë më shumë se 90 për qind të të gjithë buxhetit të shtetit. Paratë e naftës bëjnë që shteti të mos ketë taksë mbi të ardhurat personale të popullsisë, ndërsa është në gjendje gjithashtu t’i japë një sasi parash çdo vit çdo banori të shtetit.
Dhe kur vjen puna për të balancuar këto dy presione konfliktuale – ndryshimin e shpejtë të klimës nga njëra anë dhe kërkesën për të zgjeruar ekonominë e shtetit të krijuar në tërësi nga industria e energjisë – ka shumë pak dyshim se cila konsiderohet më prioritare.
Zëvendëskomisioneri për Alaskën në Departamentin e Burimeve Natyrore, Ed Fogels, nuk kërkon ndjesë për strategjinë e Alaskës. “Kur çdokush sheh nga Alaska dhe thotë: “Oh, klima po ndryshon, Arktiku po ndryshon, gjërat janë jashtë kontrolli!”, ne i themi ndalo një sekondë. Ne kemi qenë duke zhvilluar burimet tona natyrore për 50 vitet e fundit. Gjërat deri tani kanë ecur shumë mirë, faleminderit.”
Brenda një gjenerate, Oqeani Arktik mund të bëhet i lirë nga akulli gjatë verës. Norma e ngrohjes lart në Veri është e pakrahasueshme me pjesën tjetër të planetit.
Në kuptimin e shfrytëzimit të burimeve, aksesi me anije dhe vendbanimet njerëzore në Alaska ka gjasa të bëhen një propozim tërheqës. Shkencëtarët e quajnë këtë një efekt pozitiv. Por për banorët e Alaskës, në frontin e ndryshimit të klimës – dhe për planetin tonë – kjo mund të mos jetë fare pozitive.
 
Komenti
“Nëse do të jemi këtu pas dhjetë vjetësh, ne ose do të jemi duke pritur që të vdesim nga përmbytja, ose do të kemi ikur në ndonjë vend tjetër”
Colleen Swan, Udhëheqësi i Këshillit të Kivalinës
Më shumë jetë nga Alaska
Bashkësia e vogël e Uellsit banon në një vend të largët, në cepin më perëndimor të Shteteve të Bashkuara në gadishullin Seuard të Alaskës me pamje nga Deti Bering. Fotografi Ed Golg kaloi disa javë duke jetuar me ta dhe duke dokumentuar bashkësinë e vogël Inupiake.
 
Brenda një gjenerate, Oqeani Arktik mund të çlirohet nga akulli gjatë muajve të verës. Norma e ngrohjes në Veriun e largët është shumë më e lartë se sa gjithkund tjetër në planet
“Akulli është kaq i hollë për arinjtë polarë, sa ata kanë ardhur në breg të detit për të gjuajtur për ushqim. Askush nuk dëshiron që të gjendet i vetëm përballë një ariu të uritur,” shton ai
Tërheqja e akullit, rritja e ngadaltë e nivelit të detit dhe rritja e erozionit bregdetar ka lënë tre vendbanime Inuite përballë shkatërrimit, ndërsa së paku tetë të tjera janë shumë të rrezikuara
Problemi shoqërohet me një çmim të lartë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se mund t’i kushtojë deri në 400 milionë dollarë zhvendosja e banorëve të Kivalinës në një vend më të lartë
♛Melody♛
♛Melody♛

Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Coolte21

Shteti Shteti : Ngrohja globale, fshati i Alaskës që është i destinuar të zhduket Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi