Kompania ajrore punëson vetëm femra për të kursyer karburantin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Kompania ajrore punëson vetëm femra për të kursyer karburantin
Kompania ajrore “Go Air” nga India ka vendosur të punësojë vetëm personel femëror, në mënyrë që të zvogëlojë shpenzimin e karburantit.
Drejtuesit e kompanisë këtë vendim e arsyetojnë me faktin se meshkujt janë shumë më të rëndë se femrat që nënkupton se shkaktojnë edhe shpenzim më të madh të lëndës djegëse.
Pas një hulumtimi të bërë nga kjo kompani private me buxhet të vogël, kanë ardhur në përfundim se meshkujt peshojnë mesatarisht 14-15 kilogramë më shumë se femrat.
Ndërsa me veprimin e tyre besojnë se do të kursejnë rreth gjysmë milionë dollarë në vit nga karburanti.
“Po kërkojmë të gjitha opsionet e mundshme që të dalim përfitues. Rënia e rupit indian për 27 për qind në raport me dollarin amerikan, ka shkaktuar deficit prej pesë milionë dollarësh te kjo kompani”, ka treguar drejtori ekzekutiv i kompanisë, Giorgio De Roni.
“Go Air” ka 15 aeroplanë dhe 330 të punësuar, nga të cilët 132 janë meshkuj. Deri në vitin 2020 në këtë kompani planifikohet të punësohet edhe 80 stjuardesa.
Similar topics
» Tmerr! Mbeti 13 herë shtatzënë, vetëm e vetëm që të mos e…!!!
» Vija më e shkurtë ajrore në botë, 2 minuta
» Mërgimtari që po Investon, Punëson dhe Ndihmon Fëmijët e Kosovës
» Kompania kanadeze “Arian” merr licensë të kërkojë ar
» Pse meshkujt nuk munden pa femra?
» Vija më e shkurtë ajrore në botë, 2 minuta
» Mërgimtari që po Investon, Punëson dhe Ndihmon Fëmijët e Kosovës
» Kompania kanadeze “Arian” merr licensë të kërkojë ar
» Pse meshkujt nuk munden pa femra?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi