nga ♛Melody♛ Mon Jul 01, 2013 4:24 am
Gjumi është i domosdoshëm, sepse trupi yt çlodhet nga sforcimet e realizuara gjatë gjithë ditës. Po ndonjëherë pushimi mund të bëhet makth i vërtetë për shëndetin tënd.
Shumë pozicione gjatë gjumit mund të shkaktojnë probleme ose të përkeqësojnë bezdisjet ose dhimbjet e pranishme. Ky artikull të propozon një pasqyrë mbi dhimbjet fizike më të zakonshme dhe të këshillon se si të flesh dhe se cilat pozicione duhet të praktikosh për ta shndërruar pushimin tënd në një moment të vërtetë mirëqenieje.
1 – Ke dhimbje shpine?
Pothuajse 26% e popullsisë, veçanërisht gratë, vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Lëvizshmëria e shumtë e trupit sigurisht influencon mbi faktin që ajo paraqet vazhdimisht dhimbje të niveleve të ndryshme, të cilat përkeqësojnë dhimbjen. Kështu që kur fle, për të mos avancuar dhimbjet, mos fli me një anë ose me krahun mbi kokë. Më mirë është të flesh me kurriz duke vendosur një jastëk poshtë shpatullës që të dhemb, në mënyrë që të mbështesësh krahun.
2 – Sindroma e kyçit të dorës
Në shtrat, shumë persona adoptojnë një qëndrim të veçantë: me duart të futura te gjunjët, poshtë kokës ose jastëkut. Të flesh në pozicione të çuditshme, ashtu si të përsëritësh gjithmonë të njëjtat lëvizje gjatë ditës, bënë që sistemi nervor mesatar të qëndrojë i kompresuar. Kjo gjë mund të shkaktojë sindromën e kyçit të dorës ose të përkeqësojë inflamacionin.
3 – Dhimbja e qafës
Të flesh natë për natë me qafën shtrembër, sidomos nëse flini të shtrirë me shpinë, mund të ketë pasoja shumë të këqija. Në rastin e dhimbjes së qafës jastëku i duhur duhet të jetë anatomik. Ai duhet të përshtatet me kokën dhe qafën, të jetë pak i fortë, por as shumë i lartë dhe as shumë i ulët. Qëndrimi më i mirë është ai anësor, sepse nuk përfshin asnjë rrotullim të qafës.
4- Glaukoma
Ky çrregullim i shikimit, në gjendje që mund të çojë në verbëri, ndodh kur presioni i brendshëm i syrit është anomalisht i lartë.
Kohët e fundit, një studim nga Universiteti i Torontos (Kanada) ka konfirmuar se duke fjetur, ky presion rritet dhe problemi përkeqësohet. Studiuesit sigurojnë që shqetësimi është i shmangshëm nëse flihet shtrirë me shpinë ose me pjesën e sipërme të trupit në 30° – 45°. Konkretisht? Fli me dy ose tre jastëkë, ose vendos një libër ose një ndarëse nën këmbët e ballit të krevatit.5-Refluksi gastroezofageal
Kur vuani nga refluksi i ushqimit ose prishja e tij, lëngjet e stomakut dalin nga ai deri në ezofag duke provokuar një numër të madh çrregullimesh akute si urth, kollë të thatë, astmë, probleme në frymëmarrje etj. Në këto raste, mjekët rekomandojnë që të ngrini kokën e krevatit dhe mbi të gjitha të flini nga ana e majtë. Është demonstruar se këto dy zgjidhje janë mjaft të efektshme duke qenë se e parandalojnë të ndodhë shqetësimi në fjalë.
6 – Dhimbja e mesit, nervi shiatik
Pozicioni më i mirë për të fjetur nëse vuani nga ky problem është pozicioni i fetusit, duke mbajtur mes kofshëve tuaja një jastëk.
7 – Artriti i gjunjëve
Edhe për këtë këshillohet që të pozicionoheni mes këmbëve tuaja një jastëk në mënyrë që të shmanget fërkimi. Shumë persona gjejnë zgjidhje duke vënë një jastëk të vogël mes këmbëve.
8 – Variçet dhe qarkullimi i keq i gjakut
Në këtë rast do të ishte mjaft mirë t’i çlodhni këmbët duke i mbajtur lart (rreth 8-10 cm), në mënyrë që të qëndrojnë më lartë sesa koka. Për këtë ju mund të përdorni një jastëk të madh duke e vendosur te këmbët.
9 – Gurët në veshka
Fjetja në të njëjtin pozicion, duke mos e ndryshuar asnjëherë atë gjatë natës favorizon gurët në veshka. Për të evituar këtë problem do t’ju leverdiste të pinit ndonjë gotë ujë përpara se të shkonit në shtrat dhe të shkoni në banjë përpara se t’ju zërë gjumi për të “larë” gurët. Gjatë natës, kujtohuni të ndryshoni pozicion sa më shumë të mundni.
10 – Të flini gjatë shtatzënisë
Mbi të gjitha nëse jeni afër datës së shumëpritur, të leverdis të flesh në krahun e majtë. Në këtë mënyrë, nuk ndërpritet rrjedhja e gjakut që shkon te fëmija.
♛Melody♛
- Shteti :
Gjinia :
Numri i postimeve : 4419
Faleminderit : 70
Antaresimi : 22/04/2013
-
Similar topics Similar topics
Drejtat e ktij Forumit:
Ju
nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi