AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare!

Shko poshtë

  Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare! Empty Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare!

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 29, 2013 4:28 am



Keto ishin kafkat e koleksionit të Joky-t. Këto përveç njërës, kafkës së kristaltë ilire, e cila ka një legjendë më të çuditshme se të tjerat. 

Kjo është, në mos e fundit e koleksionit nga më të fundit që ajo ka shtuar. Joky tregohet e gatshme të tregojë historinë e kësaj kafke, por edhe ajo vetë nuk di shumë në lidhje me të. Emri i personit që e kishte nën ruajtje në fillim fare këtë kafkë të kristaltë, nuk dihet me saktësi, por ajo bën pjesë në kategorinë ku hyjnë kafkat më të vjetra ose kafkat e lashta, vjetërsia e të cilave fillon nga 1000-1500 vjet të vjetra e më tutje. Edhe pse zotëruesit fillestarë të këtij artefakti ilir nuk dihen me saktësi apo më saktë janë të mbuluar nga mjegulla e mistershme që ende mbulon, universin ilir, nga kjo mjegull del si reflektim legjenda që shoqëron këtë kafkë. Historia e saj bëhet akoma më e mistershme nëse mendon se breza të tërë e kanë pasur nën ruajtje, në zotërim dhe e kalonin si trashëgimi dorë pas dore. Nga familja që e kishte së fundmi në zotërim, nuk ka ngelur më njeri. Personi i fundit ishte një grua e moshuar shqiptare 86-vjeçare, e cila kishte shkuar nga Mali i Zi në SHBA e duke mos pasur më trashëgimtarë, u bë edhe personi i fundit me origjinë shqiptare që e ruajti kafkën. Fisi i saj e kishte këtë kafkë nën ruajtje për shekuj të tërë. Ashtu si kafkat e tjera të koleksionit të Joky-t, të cilat mbanë emra të lidhur me historinë e tyre, edhe kjo kafkë ka emrin e saj. Kafka quhet Janus. Por se përse ajo quhet në këtë mënyrë këtë nuk e dimë.
“Nuk kam shumë informacion në lidhje me Janusin. Kam marrë informacion në lidhje me këtë kafkë nga një tregtar kristalesh në SHBA. Atij iu ofrua fillimisht kjo kafkë e kristaltë. Personi në fjalë quhet Eric Vintzi dhe atij i ishte drejtuar një grua e moshuar me origjinë shqiptare, e cila kishte emigruar para shumë vitesh bashkë me familjen e saj në SHBA. Duke qenë se e moshuara nuk kishte më persona të familjes gjallë, kishte vendosur ta shiste kafkën e kristaltë, të cilën familja e saj e kishte mbajtur në zotërim për 400 vjet. Kështu, në këtë mënyrë erdhi Janus tek unë. Do të doja të kisha një informacion më të zgjeruar për Janusin, por fatkeqësisht për Shqipërinë ka pak informacion”, – thotë Joky, pas një kontakti në të cilin i kam kërkuar disa të dhëna me tepër për këtë kafkë kristali ilire.
E si të gjitha kafkat që ajo ka në zotërim, të cilat kanë lidhje me kostelacione yjore, fise që flasin gjuhë të çuditshme, indigjenë të Amazonës etj., edhe kjo kafkë ka historinë e saj që ka lidhje me mrekullinë. Kafka e kristaltë ilire, Janus, sipas legjendës që i është thënë edhe Joky-t, është kafka e mbretit të parë të ilirëve. Kjo është kafka e mbretit Hyll. Ilirët, pas vdekjes së mbretit të tyre, e morën kafkën e tij dhe e futën në një enë mbajtëse, e cila ishte e mbushur me ujë të magnetizuar (ujë që ka ngarkesë pozitive apo negative të ndryshme nga ai normali në varësi të raportit oksigjen/hidrogjen). Në këtë mënyrë ilirët e merrnin me vete në çdo betejë enën që mbante kafkën e mbretit të tyre Hyll. Ata fituan çdo betejë. Por kjo enë mbajtëse e kafkës së Hyllit, në ato kohë do të goditej nga një vetëtimë, e cila pasi e thyen enën, e kthen ujin, kafkën madje dhe bimët e sipërfaqen e tokës ku ra ena, në kristal. Në këtë mënyrë kafka e mbretit Hyll u përjetësua. Ajo u bë e kristaltë dhe erdhi shekull pas shekulli deri në ditët tona.
Kjo është legjenda që shoqëron këtë kafkë ilire, e cila mban emrin e një perëndie etruske, Janus. Natyrisht që çdo legjendë apo mit e ka një të vërtetë në brendësi. Mund të hedhim hipotezën se kafka e mbretit Hyll ruhej vërtet në një enë të tillë, e cila falë ngarkesës së ujit apo metalit që mund të ketë pasur, të ketë tërhequr ndonjë rrufe. E duke qenë se rrufetë janë parë si “armë” e Zotit apo zotave, natyrisht që kjo mund të jetë marrë si shenjë e hyjnive. Megjithatë, kjo është thjesht një hipotezë, e bazuar në historinë që shoqëron këtë kafkë misterioze. Kjo kafkë kristali ka lidhje mitike me ilirët dhe është ruajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë. Emri Hyll, Yll, Ill (në variante dialektike të ndryshme), është një emër akoma shumë i përdorur nga ne shqiptarët. Po ashtu, është fakt se ky emër shoqërohet ngushtë më një prej emrave më të njohur të antikitetit, me emrin e pellazgut Herkul dhe me vizitën e tij në Epidamn apo Durrësin e sotëm. 

  Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare! Kafka_450x452
♛Melody♛
♛Melody♛

  Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare! Coolte21

Shteti Shteti :   Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi