AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjen nje gabim ne facebook, shperblehet me 20 mije dollare

Shko poshtë

Gjen nje gabim ne facebook, shperblehet me 20 mije dollare Empty Gjen nje gabim ne facebook, shperblehet me 20 mije dollare

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 29, 2013 1:04 am

Një hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar ka marrë 20,000 dollarë amerikan për gjetjen e një vrime shumë serioze në Facebook që do të mund t’i mundësonte një sulmuesi që të merrte llogarinë e çdokujt me pak përpjekje.

Arnimi ishte bërë nga Facebook-u rreth një muaj më parë, shkroi Jack Whitten, që është inxhinier i sigurisë së aplikacionit në një postim në blogun e tij. Whitten gjeti që ishte e mundshme që të ndryshohej fjalëkalimi i llogarisë së secilit duke shfrytëzuar një gabim në atë se si Facebook-u iu mundëson përdoruesve që të lidhin telefonat e tyre mobil me llogaritë e tyre me qëllim marrjen e përditësimeve me SMS. Facebook-u dërgon një kod verifikues me SMS kur një përdorues regjistron një telefon.

Por Whitten gjeti që ishte e mundshme të ndryshohej fusha “profile_id” brenda formës së konfirmimit mobil për një përdorues tjetër. Facebook-u pastaj pyet për një fjalëkalim, por jo atë të viktimës së tanishme, shkroi Whitten. Llogaria e viktimës është pastaj e lidhur pa dashje me sulmuesin. Whitten pastaj nisi një ndryshim të fjalëkalimit të llogarisë së viktimës. Kodi nevojitej për të ndryshuar atë fjalëkalim që ishte dërguar në telefonin e Whitten, së bashku me një lidhje për tek faqja e ndryshimit të fjalëkalimit. “Ne e fusim këtë kod në formë, e zgjedhim një fjalëkalim të ri dhe kemi mbaruar. Llogaria është e jona,” tha Whitten. Një vrimë si kjo e gjetur nga Whitten do të çmohej vërtet shumë nga sulmuesit kibernetikë që do të donin të abuzonin llogaritë në Facebook për spam ose për vjedhje të të dhënave personale.

“Shpërblimi i shoqëruar për këtë vrimë ishte 20,000 dollarë, duke demonstruar në mënyrë të qartë rreptësinë e kësaj çështjeje,” shkroi ai. Whitten, që e ka nofkën “fin1te” është njohur për gjetje të gabimeve nga Google, Facebook dhe Etsy.
 
♛Melody♛
♛Melody♛

Gjen nje gabim ne facebook, shperblehet me 20 mije dollare Coolte21

Shteti Shteti : Gjen nje gabim ne facebook, shperblehet me 20 mije dollare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi