AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tentoi kthimin në shtëpi se kishte nënën sëmurë, 1 vit burg shqiptarit

Shko poshtë

Tentoi kthimin në shtëpi se kishte nënën sëmurë, 1 vit burg shqiptarit Empty Tentoi kthimin në shtëpi se kishte nënën sëmurë, 1 vit burg shqiptarit

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 03, 2013 7:48 pm

Tentoi kthimin në shtëpi se kishte nënën sëmurë, 1 vit burg shqiptarit Britani-courtNjë shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Britani, duhet të vuajë 1 vit burg pasi u kap nga policia kufitare në përpjekje për tu kthyer në Shqipëri.

Albi Shabanaj, 24 vjeç, po përpiqej të kthehej në Shqipëri për të vizituar të ëmën, e cila sipas tij ishte mjaft e sëmurë.

Shqiptari u kap nga policia britanike në tunelin hekurudhor që lidh Britaninë me Francën, teksa përpiqej të kthehej në shtëpi.

Shabanaj ishte i pajisur me një pasaportë të falsifikuar me nënshtetësi greke dhe kishte falsifikuar edhe letrat e punës me të cilat kishte kohë që punonte në vende të Bashkimit Evropian përpara se të mbërrinte në Britani.

Gjykata e Canterbury-t nuk u tund nga vendimi, edhe pse Shabani tregoi se ai punonte në Britani aq sa t’i dërgonte familjes së tij në Shqipëri të ardhura për të mbijetuar.

Ai u kap nga policia kufitare më 16 prill të këtij viti dhe gjyqi i tij mbaroi vetëm sot me vendimin formës së prerë, 1 vit burg për shqiptarin. Tashmë Shabanaj i duhet të qëndrojë edhe një vit në Britani për të kryer dënimin.

Prokurori James Bilslsand, i tha trupit gjykues se Shabanaj pretendon se e ëma e tij është mjaft e sëmurë dhe se ai po kthehej në atdhe për ta vizituar.

Sipas Shabanajt, nëna e tij do të kryente një operacion më 17 prill dhe ai duhet të ishte i pranishëm për t’i qëndruar pranë.

Ndërkohë, britanikja “Daily Mail” tentoi që të kontaktonte me Agjencinë e Kufirit në vend, por këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë detaj nëse shqiptari do të lejohet të shkojë në Shqipëri për të vizituar të ëmën apo do të burgoset menjëherë.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

♛Melody♛
♛Melody♛

Tentoi kthimin në shtëpi se kishte nënën sëmurë, 1 vit burg shqiptarit Coolte21

Shteti Shteti : Tentoi kthimin në shtëpi se kishte nënën sëmurë, 1 vit burg shqiptarit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi