AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 misteret e pazgjidhura shkencore

Shko poshtë

10 misteret e pazgjidhura shkencore  Empty 10 misteret e pazgjidhura shkencore

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 6:21 am

10 misteret e pazgjidhura shkencore  Misteret-e-parisit-620x459-370x290




10 misteret e pazgjidhura shkencore
“Kush ka lindur e para, veza apo pula?”
Ndër pyetjet e mbetura jashtë klasifikimit janë edhe ato që i kemi dëgjuar të bëhen zakonisht, por që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje (Kush ka lindur e para, veza apo pula?) ose janë dyshime të përditshme banale (A fiket vërtet drita e frigoriferit kur mbyllet dera?). Gjithsesi, pjesa më e madhe e çështjeve, që kanë nxitur më shumë kureshtjen janë ato shkencore. Jo më kot, ¾ e 2 mijë të rriturve britanikë, të cilët kanë marrë pjesë në studim, në lidhje për këtë gjë janë shprehur se i tërheq jashtëzakonisht shkenca, ndërsa një përqindje më e vogël thotë se kanë shumë informacione rreth çështjeve shkencore. “Informimi ynë ndaj shkencës lëviz me një shpejtësi marramendëse dhe të mendosh që kanë kaluar mbi 500 vjet, kur shumica e njerëzve besonte se Toka ishte e sheshtë.

“Top-ten” i mistereve të pazgjidhura shkencore
1 – Jemi të vetmit në univers? – 54%
Sipas shkencëtarëve, universi mund të ketë shumë sisteme planetare, ku mund të zhvillohen forma të ndryshme jete, por ne nuk kemi ende në dispozicion mjetet e duhura teknologjike për të parë miliona vjet dritë larg për t’u lidhur me ta.

2 – A do të gjendet ndonjëherë kura për kancerin?- 46%
Statistikat e mbijetesës së formave të ndryshme të kancerit janë përmirësuar. Këtu kanë ndikuar edhe trajtimet e reja kundër sëmundjes dhe shpresohet që në të ardhmen të gjendet një kurë e saktë, që pacientët të jetojnë më gjatë.

3 – A ekziston Zoti? – 39%
Nuk ka ende ndonjë konfirmim empirik dhe shkencor për ekzistencën e Zotit.

4 – Sa e madhe është hapësira? – 33%
Disa astronomë janë të bindur se nuk ka kufij, të tjerë thonë se nga Big Bengu hapësira është zgjeruar me një diametër rreth 150 miliardë vjet dritë.

5 – Si dhe kur ka nisur jeta në Tokë? – 30%
Ka pasur shumë teori nga bakteret që kanë hyrë në marrëdhënie simbiotike, te rrymat e ndryshme që kanë kaluar përmes kores së tokës.

6 – A është e mundur të udhëtohet në kohë? – 29%
Teorikisht mund të udhëtohet falë vrimave depërtuese, por këto janë të paqëndrueshme dhe për të mbajtur hapur një të tillë do të nevojitej gravitet i madh.

7 – A do ta pushtojmë ndonjëherë hapësirën? – 27%
Ndoshta. Disa theksojnë se duhet të marrim në konsideratë idenë e krijimit të kolonive në një pjesë tjetër të sistemit diellor, në rast se Toka do të bëhej e pabanueshme.

8 – Me çfarë mund të zëvendësohet nafta dhe kur? – 27%
Burimet e energjisë alternative tashmë janë në dispozicion, por duhen mbajtur nën kontroll kostot nëse duhet zëvendësuar nafta. Megjithatë janë bërë përparime në nanoteknologji, ku mund të gjejmë edhe një përgjigje rreth asaj që kërkojmë.

9 – Kur do të përfundojë bota? – 24%
Teoritë thonë se një ditë universi do ta përfundojë ciklin e zgjerimit të tij dhe gjithçka do të jetë në kolaps; temperatura do të arrijë në 0ºC dhe “energjia e zezë” do të mbizotërojë mbi forcën e gravitetit.

10 – Me sa vite jetë mund të zgjatet jeta e njeriut? – 20%
Eksperimentet e kryera te kaviet i kanë bindur shkencëtarët se njeriu mund të jetojë mbi 100 vjet
♛Melody♛
♛Melody♛

10 misteret e pazgjidhura shkencore  Coolte21

Shteti Shteti : 10 misteret e pazgjidhura shkencore  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi