Shqiptarët dhe Bashkimi Evropian!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Shqiptarët dhe Bashkimi Evropian!
Ne, shqiptarët, evropianët e mbrojtjes së krishtërimit panervopian të Skëndërbeut, mbrojtësit e vlerave më humane njerëzore të botës së qytetëruar me Nënë Terezën, endemi sot në udhëkryqin e një Evrope të Bashkuar aq të dëshiruar.
Sot, konfiguracioni politik i themeluar që në vitin 1950 po ndeshet me krizën më të thellë ekonomike në historinë e saj, e sërish shqiptarët e dëshirojnë Bashkimin Evropian në masën 86.5 përqind ( sondazh 2012).
Dëshira e madhe e shqiptarëve sheh një realitet krejtëisht ndryshe të shkallëzimit për arritjen e këtij qëllimi, teksa Shqipëria ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidant për në BE.
Klasa politike, duke qenë se një hyrje në Bashkimin Evropian dëshirohet kaq shumë nga shqiptarët, e shfrytëzon një gjë të tillë, duke e shpalosur si aspiratën kryesore të partisë në rast të fitimit të zgjedhjeve.
Mirëpo, a është i gatshëm Bashkimi Evropian të pranojë vende të tjera në Union? A është Shqipëria e gatshme të jetë pjesë e BE-së?
Për pyetjen e parë që sapo shtrova besoj se Bashkimi Evropian është ende në kushte të papjekura për të pranuar anëtarë të rinj, kjo për shkak se kriza është mjaft e ndjeshme dhe anëtarësimet e reja do ta shtonin akoma më tepër këtë gjendje të rënduar të Evropës së Bashkuar.
Një ide e tillë qarkullon nga mendimtarët dhe politologët më të mëdhenj të Evropës, të cilët dëshmojnë se në fakt “Evropa”, premtimi i saj tek qytetarët e vendeve joanëtare të Unionit më tepër është një karem për të fituar vota sesa një realitet, pasi pikë së pari një gjë e tillë nuk dëshirohet nga vetë BE-ja.
Nga ana tjetër, Shqipëria është një vend që ka shumë probleme të brendshme më së shumti dhe pikërisht nga këta probleme nuk ka qenë i mundur aspirimi për në hapësirën evropiane.
Shqiptarët kanë një shpirt evropian, të vuajtur nën konfiguracione politike dhe administrative që ata nuk i kanë dashur, por rrjedha e historisë ua solli “në prag” dhe si evropianë të denjë ata e meritojnë hapësirën ku bëjnë pjesë në mënyrë gjeografike dhe shpirtërore!

- See more at: http://medialajm.al/2013/05/shqiptaret-dhe-bashkimi-evropian/#sthash.KeZl5Ygd.dpuf
Similar topics
» Patriotizmi si rrugë drejt Bashkimit Evropian!
» Ne, shqiptarët në Egjipt, nga Fatos Baxhaku
» 10 Shqiptarët më tè famshëm në botë !!
» Ndjenja fetare te shqiptarët
» Ja cilët janë 10 shqiptarët më të pasur
» Ne, shqiptarët në Egjipt, nga Fatos Baxhaku
» 10 Shqiptarët më tè famshëm në botë !!
» Ndjenja fetare te shqiptarët
» Ja cilët janë 10 shqiptarët më të pasur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi