Sllavët dhe Skëndërbeun e kanë bërë të tyrin!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1

Skëndërbeu, figura qendrore e historisë së Shqipërisë dhe një ndër burrat më të guximshëm dhe fisnikë jo vetëm të Shqipërisë, por mbarë Ballkanit, ka qenë dhe është gjithnjë nën shënjestrën e historianëve të vendeve fqinje për ta “grabitur” atë.
Skëndërbeu është ndër figurat e rralla mbi të cilin ngirhet një mit, pasi këta të fundit më së shumti ngrihen mbi ide, ndërsa në rastin e heroit tonë kombëtar ngrihen mbi një person.
Historia e vërtetë e Gjergjit tashmë thuajse është bërë e njohur për mbarë botën e qytetëruar perëndimore dhe mbetet një figurë e bëshme në mesin e figurave të shquara në plan evropian, por jo vetëm.
Perëndimi e zhveshi nga miti dhe e konsideroi atlet të krishtërimit, mbrojtësin e vlerave humane dhe proevropian kundër pushtimit turk.
Madje, përgjatë katër shekujsh, nga shekulli i katërmbëdhjetë deri në të nëntëmbëdhjetin miti dhe figura e Gjergj Kastriotit u varros edhe nga vetë shqiptarët, si rrjedhojë e faktit se mbi Shqipërinë u vendos një diktat islamizues, gjë që ia zbehu vlerat Skëndërbeut.
Mirëpo, pas 5 shekujsh miti u rizgjua nge vetë evropianët dhe në mesin e shqiptarëve, të cilët e ringritën Gjergj Kastriotin në njeriun që hodhi bazat e shtetit të arbërit, shtetit të parë dhe modern të shqiptarëve.
Historianë serbë dhe sidomos ata malezezë përpiqen ta bëjnë të tyrin Skëndërbeun, ku serbët mundohen të na tregojnë se flamuri i arbëve dhe i Serbisë kanë shqiponjën e përbashkët, vëllezërit e Gjergjit kishin emra sllavë dhe se Gjoni, babai i Skëndërbeun ka origjinë serbe, ndërsa malazezët kanë tentuar edhe më tepër ta përvetësojnë si hero të tyrin.
Historianët malazezë janë munduar ta paraqesin Skëndërbeun si një njeri që përpiqej në trevat e Shqipërisë veriore të ndalte hovin e pushtuesit turk dhe e bëri për 25 vite, si një malazez nga nëna që ka luftuar jo vetëm për shqiptarët, por mbi të gjitha për ta dhe kombin malazez, nëse malazezët mund të konsiderohen komb.
Këtë malazezët e lidhin dhe me faktin se Mali i Zi dhe Shqipëria e Veriut kanë një traditë deri diku të njëjtë.
E vërteta është se Skëndërbeu, heroi kombëtar yni ka luftuar për idealet e kombit shqiptar dhe për vënien e bazave të shtetit të parë dhe të pavaurur arbëror ose atij shqiptar dhe ka bërë ç’mos për të.
Po ashtu, e vërtetë është se Skëndërbeu nuk luftoi kurrë për sllavët, madje kur ai ishte pjesë e ushtrisë së Perandorisë Osmane në rolin e sanxhakbeut të Nikopolit e la betëjën në mes dhe e la ushtrinë të humbte vetëm për tu bashkuar me shqiptarët në Nish dhe për tu nisur për në Krujën, qytetin simbol të qendresës shqiptare.
Ndërsa pjesa e shqiponjës në flamurin kombëtar, as shqiptarët nuk e kanë marrë nga serbët dhe as serbët nga shqiptarët, por shqiponja është një simbol i përbashkët bizantin.
Është e vërtetë gjithashtu se Skëndërbeu ka patur lidhje mes serbësh dhe malazezësh në origjinë dhe ka bashkëpunuar kundër zgjedhes turke, në të mirë të përbashkët, por kontributi i tij ka qenë veçse një dhe i pandarë në të mirë të shqiptarëve dhe të krijimit të shtetit modern shqiptar!

- See more at: http://medialajm.al/2013/06/sllavet-dhe-skenderbeun-e-kane-bere-te-tyrin/#sthash.aUW0hBDM.dpuf
Similar topics
» Hoxha i thotë Zanfina Ismajlit: Të kanë bërë magji
» Hap dyert ndërtesa më e madhe në botë! Shikon çfarë kanë bërë kinezët... (foto)
» “Jozefina Topallit i kanë futur brrylin në PD, e kanë lënë fillikat”
» 14 gjerat që s’i duhen bërë kurrë partneres
» 14 Gjerat Që S’i Duhen Bërë Kurrë Partneres
» Hap dyert ndërtesa më e madhe në botë! Shikon çfarë kanë bërë kinezët... (foto)
» “Jozefina Topallit i kanë futur brrylin në PD, e kanë lënë fillikat”
» 14 gjerat që s’i duhen bërë kurrë partneres
» 14 Gjerat Që S’i Duhen Bërë Kurrë Partneres
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi