AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë!

Shko poshtë

Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë! Empty Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë!

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 5:52 am

Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë! Shqiptare-gjate-Luftes-se-Pare-Ballkanike-300x200

Po shfletoja këto ditë me shumë ëndja disa revista e shkrime elektronike që hedhin dritë për periudhën e Luftës Ballkanike e deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ekzistenca e popujve ekstremistë të urryeshëm në mes tyre në Ballkan e ka bërë të vështirë shpërfaqjen e elementit të vetëvendosjes së popullit shqiptar, kryesisht nën tutelën e dy rrymave, që shpesh janë bërë edhe një, sllavizmi nga njëra anë dhe helenizmi nga ana tjetër.
Fillimisht, po tregojmë me ngdalë rrjedhën e historisë së Luftës së Dytë Ballkanike, përgjatë vitit 1912-të.
Në këtë vit pati një pakënaqësi të tepruar të popujve ballkanikë kundrejt Perandorisë Osmane dhe këta të fundit kërkonin modoemos vetëvendosje kombesh në territoret e tyre.
Pas marrjes së notës austro-ruse, për ruajtjen e një status-quoje, më 8 tetor 1912 shteti më i dobët sllav i Ballkanit, Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane.
Fill pas kësaj note malazeze, iniciativës për çlirim i bashkohen edhe Greqia, Bullgaria dhe Serbia, duke formuar kështu Aleancën Ballkanike.
Pas shumë përpjekjesh dhe fushatash ushtarake të ndërmarra nga ana e Aleancës Ballkanike, Fuqitë e Mëdha do të shtronin çështjen e ndarjes së territoreve në mes popujve ballkanas.
Serbia përballë Fuqive të Mëdha mban qëndrimin e kundërshtisë së formimit të një shteti autonom shqiptar, dalje në Adriatik përmes portit të Durrësit, si dhe kërkimin e territoreve që ajo i ashtëquante “Serbi e Vjetër”.
Për ta bërë planin e saj edhe më të prekshëm dhe sa më tepër të prekshëm, Serbia dhe Bullgaria nënshkruajnë një traktat të fshehtë për copëtimin e Shqipërisë nga shtetet aleate në luftën kundër Perandorisë Osmane, në mes Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë vetë dhe kjo u bë për të eleminuar fuqinë e kohës, Austro-Hungari, e cila donte një Shqipëri sa më të madhe.
Synimet helene nga ana tjetër ishin viset jugore shqiptare, por Greqia në vetvete për hir të përfitimit të këtyre tokave nuk ishte kundër ndërtimit të një shteti autonom shqiptar, por të kufizuar vetëm në saxhakët e Beratit dhe të Elbasanit.
Pretendimet greke përfshinin territore shqiptare si Vlora, Manastiri, , deri në zonën liqenore Ohër – Prespë. Një pozicionim i tillë lidhej ngushtësisht edhe me frikën ndaj Austro-Hunagarisë.
Superfuqia e kohës evropiane, Austro-Hunharia në programin politik të saj, ndër të tjera kishte edhe Memorandumin e vitit 1907-të dhe që në thelb ishte politika strategjike “Shqipëria për shqiptarët!”.
Mbretëria e Dyfishtë kërkonte një dobësim të pansllavizmit në arenën ballkanike dhe po përpiqej me vegla diplomatikë të krijojë një Alenacë në mes Shqipërisë, Rumanisë dhe Greqisë, për të patur edhe një supermaci në Detin Adriatik.
Mirëpo, nga këta shtete, Greqia ishte e vetmja që nuk mund të tërhiqej drejt vetes, për shkak se ajo ishte pjesë e Aleancës Ballkanike dhe ishte e vështirë shkëputja nga ajo aleancë.
Pikësynimi grek ishte dhe mbetej jugu i Shqipërisë dhe llogaritë e shtetit helen bëheshin vetëm për aneksimin e kësaj pjese të trojeve shqiptare.
Për ta bërë realitet këtë synim të kahershëm, më 20 tetor 1912 nis bashkëpunimi sllavo-helen për të copëtuar Shqipërinë, ku serbët kërkonin aneksimin e Veriut, ndërsa grekët kërkonin të aneksonin jugun.
Kryeministri i kohës grek, Koromilas do të guxonte në Athinë ti thoshte ministrit të Austro-Hungarisë se copëtimi i Shqipërisë është zgjidhja ideale.
 
Në këtë situatë, ministri i Jashtëm fuqiplotë i A-Hunagrisë, Berchtold më 17 nëntor 1912 kërkoi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke i bërë thirrje edhe Italisë për këtë gjë.
Përgjigja fillestare e homologut italian, San Guiliano e cilësoi Shqipërinë si “vend primitiv, që e meriton të copëtohet në katër anët”.
Por, Roma dhe Vjena ishin në një “luftë” për të predominuar Ballkanin në sferën diplomatike mbi Detin Adriatik dhe në këtë rast, Roma zyrtare në mes luftës dhe paqes me A-Hunagrinë zgjodhi paqen.
Më datë 26 nëntor të vitit 1912-të San Giuliano mbështet përkrahjen austriako-hungareze për çështjen shqiptare.
Një aleancë e superfuqive të Mesdheut, bëri që Greqia dhe Serbia të rrisin bashkëpunimin në mënyrë të beftë, duke ndërmarrë veprime luftarake përpara se të arrihej armëpushimi nga ana e Fuqive të Mëdha dhe përpara se të mblidhej Konferenca e Londrës.
Ofensiva e parë nisi nga ana e Greqisë. Ajo i konsideroi tokat shqiptare si treva osmane, përderisa shqiptarët nuk ishin bërë pjesë e Aleancës Ballkanike. Greqia bën bllokadë në det në portet më të rëndësihme të Mesdheut , nga Gjiri i Artës në Igumenicë dhe fillon operacionet ushtarake me flotë detare.
Aleanca greko-serbe synonte që Greqia të arrinte të merrte qytetin bregdetar të Vlorës, gjë që nuk u lejua nga Roma dhe Vjena, pas një takimi diplomatik në mes tyre dhe Athinës zyrtare.
Si rrjedhojë, qeveria greke hoqi dorë nga Vlora dhe “i vuri syrin” Himarës për ta pushtuar, ose thënë sipas palës helene, “për ta çliruar”.
Për ta marrë në një mënyrë “më të drejtë” Himarën, Athina po përpiqej të krijonte përshtypjen se vendasit hiamariotë kishin një revoltë të brendshme.
 
Për një strategji të tillë, Athina zyrtare i la detyrën e “çlirimit të Himarës”, nacionalistit grek, Spiros Spiromilos të çlironte Himarë Qendrën, Kudhën, Pilurin, Qeparonë, Palasën, Vunonë dhe Dhërmiun.
Pas këtij “çlirimi”, në Himarë ngrihet një flamur me ngjyrat e flamurit kombëtar grek brendashkruar me 7 flamuj, të cilët simbolizojnë 7 fshatrat e krahinës së Himarës.
Spiromollos nuk po ia dilte mbanë me ushtrinë që posedonte ndaj ofensivave ushtarake shqiptare të herëpashershme dhe për këtë arsye kërkon nga Athina të sulmojë Vlorën për të ndalur veprimet ushtarake të shqiptarëve.
Megjithatë, zëri i majorit të Vlorës u ndje shumë pak në kryeqytetin grek, Athinë, kjo për shkak se kryeministri grek i kohës, Venizellos pavarësisht se e lakmonte së tepërmi Vlorën, nuk agresoi drejt saj dhe shkaku ishte frika nga Italia përtej Adriatikut, e cila kishte synimet e veta në bregdetin jonian.
Perandoria Osmane tashmë kishte marrë fund dhe thyerja përfundimtare e saj u bë më Burgas, shumë pranë Stambollit, ku forcat Aleate Ballkanike, Greqi, Serbi, Mal i Zi arritën të fitojnë përballë Perandorisë deri më atëhershme aq të madhe dhe të plotfuqishme.
Në këtë kohë, Ismail Qemali, një lider politik dhe ish-zyrtar i lartë i Perandorisë Osmane, me një shërbim të jashtëzakoshëm në zona të ndryshme të saj shkon në Rumani për një lidhje tjetër ballkanike në mes shtetesh, ku përpiqet të krijojë një aleancë të re, Shqipëri – Rumani – Greqi, këtë herë në rrafshin diplomatik.
Për çështjen e pavarësisë, plaku i Vlorës bën bashkëbisedime me zyrtarë të lartë përveçse në Bukuresht, edhe në Budapest, Romë, Vjenë e Athinë.
I.Qemali besonte në një aleancë shqiptaro-greke për një Shqipëri të pavarur, madje përmes saj dëshironte të përmbushte një politikë kundër sllavëve.
Duke u nisur nga kjo ide, Qemal Bej Vlora vendosi raporte me Athinën zyrtare dhe me të ra dakord për një Shqipëri të pavarur, e ndërsa për çështjen e kufijve u la të flitet pas luftës.
Një rrymë pro-shqiptare në një farë mënyre ishte ajo e Andreas Santuris, një zyrtar i lartë grek me origjinë arvanitase dhe në rolin e drejtorit të Çështjeve Politike pranë ministrisë së Jashtme greke.
Santuris ishte për qëllime helene në territoret jugore të Shqipërisë, por për një mëvetësi të shtetit të pavarur shqiptar.
Një qëndrim i tillë mbahej pak a shumë edhe nga ana e qeverisë greke dhe më në fund ajo dha dakordësinë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Edhe pse në Durrës zbarkonin forcat ushtarake serbe, në Vlorë arritën delegacione nga të gjitha trevat shqipfolëse për të ngritur më datë 28 nëntor 1912 flamurin kombëtar shqiptar me dy krerë në Vlorën e Pavarësisë!

- See more at: http://medialajm.al/2013/06/sllavizem-helenizmi-perballe-shqiptarizmit-ne-shpalljen-e-pavaresise/#sthash.DP4mTNlF.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë! Coolte21

Shteti Shteti : Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi