AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullat e ndarjes së civilizuar

Shko poshtë

Rregullat e ndarjes së civilizuar Empty Rregullat e ndarjes së civilizuar

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 19, 2013 6:05 am

Rregullat e ndarjes së civilizuar Images4
Nëse lajmin për ndarje ia bëni partnerit me dije, duke ndryshuar statusin në “Facebook”, atëherë kjo flet shumë për papjekurinë tuaj, përpos nëse keni 12 vjet. Në këtë rast, një sjellje e tillë do të mund të të falej. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndarjet me SMS, apo e-mail. Ndarjet nuk janë të këndshme, por me rëndësi është që ta ruani dinjitetin, pa marrë parasysh a jeni ju ai që e lë partnerin, apo anasjelltas.
Rregulli i parë i ndarjes së civilizuar është që ajo të bëhet në katër sy. Këtë e meriton çdo qenie njerëzore.
Para se të ndaheni, gjejeni një banesë tjetër!
Nëse jetoni në një banesë të përbashkët, atëherë para se të ndaheni, duhet të mendoni rreth disa gjërave. Gjejeni ndonjë banesë tjetër, apo merruni vesh me ndonjë të afërm, shok (shoqe) që të rrini tek ai/ajo për një kohë të caktuar.
Ndani shpenzimet e qirasë dhe të shërbimeve të tjera!
Nëse keni jetuar bashkë, atëherë do të ishte në rregull që t’i ndani shpenzimet e fundit, ashtu si i keni ndarë edhe derisa ishit bashkë. Kështu, asnjëri nga ju nuk do të ndihet i mashtruar.
Seksi lamtumirës nuk është ide e mirë
Seksi për herë të fundit pa dyshim se nuk është aspak ide e mirë. Përshëndetuni me një përqafim, apo puthje në faqe. Po ashtu është gabim ta mbani kontaktin seksual, derisa jenë në kërkim të lidhjes së re. Kur gjërat marrin fund, ato duhet me të vërtetë të përfundojnë.
Hakmarrja është e ëmbël, por mendoni dy herë para se ta bëni
Nëse personi i dashur ju ka lënë, atëherë mos u hakmerrni, pa marrë parasysh sa joshëse ju duket një ide e tillë. Ju vazhdojeni jetën tuaj, e atë lëreni që ta vazhdojë jetën e vet.
Pa deklarata të dykuptimta
Mos u ndani duke bërë deklarata me dy kuptime, të llojit: “Në këtë fazë të jetës nuk më konvenon që të jem në lidhje”, apo “Për momentin nuk mund të krijojë lidhje”, meqë deklaratat e tilla, te pala tjetër, ofrojnë shpresë të rreme.
♛Melody♛
♛Melody♛

Rregullat e ndarjes së civilizuar Coolte21

Shteti Shteti : Rregullat e ndarjes së civilizuar Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi