Romeo e Zhulieta nga Podgorica: Vetëvrasje sepse na ndanë për fenë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1

Mal i Zi- Ky është çifti nga Mali i Zi, historia e dhimbshme e së cilit është bërë hit në internet, pasiu hodhën në lumin Cem të fryrë nga prurjet e mëdha për ta shpëtuar dashurinë e tyre e për t’i shpëtuar gurëve që njerëzit hidhnin ndaj tyre…
Agjencia e lajmeve ‘INA’ shkruan sot se çifti u shpëtua nga policia e Malit të Zi.
Të dashuruarit nga Podgorica të kapur dorë për dore iu dorëzuan lumit. 18-vjeçarja Anela Kolenoviq ka braktisur familjen e saj dhe është shpërngulur në shtëpinë e të dashurit Zekri Kabashit 20 vjeç.
“Pjesëtarët e policisë fillimisht më erdhën mua në ndihmë, por unë u sugjerova që më së pari ta shpëtojnë ate-Zekriun, sepse kishte filluar të mbytej. Na ndihmoi edhe fati. Nëna ime, vëllau dhë një komshi kanë qenë në breg të lumit dhe dhjetë minuta nuk kanë ftuar policinë. E kanë ftuar atëherë kur kanë vlerësuar se unë nuk mundem më të përballoj qëndrimin në ujërat e ftoftë të lumit Cem, ndërsa Zekriu tërë kohën ka luftuar me jetë a vdekje me valët e lumit të fryrë-Cemit”-u ka deklaruar Anela mediave në Mal të Zi.
Pas një lidhje 3-vjeçare familja e vajzës e ka ndaluar të takonte më djalin. Sipas tyre shkak për këtë ndalesë ka qënë përkatësia fetare; Anela është myslimane ndërsa Zekriu është katolik.
Por ‘INA’ raporton se dashuria e këtyre dy të rinjve, Anelës dhe Zekriut ka qenë më e fortë. “Atë ditë, ditën kritike, ne kemi shëtitur buzë lumit Cem, kur na kanë vërejtur nëna ime dhe ai komshiu. Kanë vrapuar pas nesh duke iu bashkangjitur edhe vëllai im. Kanë hedhë me gurë pas nesh, ndërsa ne duke qëndruar skaj lumit, vendosëm që të hidhemi në ujërat e ftohta të Cemit”-ka thënë Anela.
Mediat thonë se nëna e 18-vjeçares ”ka shkuar disa herë para shtëpisë së Zekriut dhe i është kërcënuar të atit, se do tia vrasë të birin”.
”Ndokush duhet të përgjigjet për të gjitha këto sulme” mendon dhe vlerëson i riu i dashuruara Zekri Kabashi, duke shtuar se komshiu i Anelës, që vazhdimisht i ka përcjellë, pas incidentit, pas kërcimit në Cem, ka shkuar edhe në spital ku u është dhënë ndihma e parë dhe ka vazhduar me ofendime ndaj çiftit të dashuruar.

Similar topics
» Belen Rodriguez braktis fenë e saj, për tu martuar me Stefanon
» Kadare: Shqiptarët u konvertuan me dhunë në fenë islame
» Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë
» Skandal edhe me fenë myslimane! Në parkun e shkatërruar jo xhami, por dy kulla dhe një qendër tregtare!
» Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostit.uta
» Kadare: Shqiptarët u konvertuan me dhunë në fenë islame
» Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë
» Skandal edhe me fenë myslimane! Në parkun e shkatërruar jo xhami, por dy kulla dhe një qendër tregtare!
» Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostit.uta
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi