AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet

Shko poshtë

Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet Empty Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 06, 2013 6:28 am

Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet Moon_alone-300x200Nderkohe qe shume gjera te lidhura me Henen mbeten ende thjesht mite, disa sjellje te cuditshme te kafsheve ne fakt jane vertetuar te kene lidhje me ciklin Henor.
Eshte bere nje permbledhje e pese menyrave me te cuditshme se si Hena ndikon ne sjelljet e kafsheve:
Vjedullat Europiane kane tendencen qe te ngrejne nje kembe me shume kur ato jane duke urinuar gjate periudhes se Henes se re (kur Hena eshte ndermjet Tokes dhe Diellit keshtu qe faqja qe na eshte drejtuar ne nuk merr drite direkte nga dielli) se sa ne Hene te plote. Ata e perdorin kete pevizje per te markuar territorin, e sidomos kur jane gati te ciftezohen. Dhe Hena e re duket se eshte edhe koha me e mire per tu ciftuar, duke qene se erresira e shtuar u jep atyre me shume mundesi per tu fshehur nga grabitqaret.

Ne nje nate te vecante Dhjetori nen driten e Henes, koralet ne brigjet e Australise sinkronizojne leshimin me te madh te vezeve dhe spermes ne te gjithe Token. Nderkohe qe ka edhe faktore te tjere qe kontribuojne ne kete, kerkuesit kane zbuluar qe kjo ngjarje ndodh gjithmone gjate Henes se plote apo prane saj.
Macet dhe qente duket se kane me pak fat dhe demtohen me shume gjate kohes se Henes se plote. Nje studim qe hetonte kete lidhje, qe eshte vene re shpesh nga veterineret dhe te tjere qe punojne duke u kujdesur per kafshet, vune re nje rritje me 23% ne vizitat e maceve dhe 28% ne vizitat e qenve ne dhomat e emergjences ne netet kur Hena ishte me e plote. Kerkuesit nuk ishin te afte qe te percaktonin me saktesi pse.
Luanet gjuajne me mire naten por ndonjehere ato vrasin edhe gjate dites, vecanersiht pas nje Hene te plote. Kerkuesit kane treguar qe luanet konsumojne me pak gjate neteve me shume drite Hene, pasi prete jane me pak aktive gjate ketyre neteve. Per te kompensuar nje nate te tille me mungese gjuetie te mire, luanet duhet te gjejne me shume ushqim gjate dites qe ndjek nje nate shume te ndricuar. Nje studim tjeter i publikuar ne 2011, zbuloi qe luanet Afrikane jane me te prirur qe te sulmojne dhe te vrasin njerezit ne ditet qe pasojne menjehere Henen e plote.
Rrezet UV te Henes nderveprojne me nje proteine qe gjendet tek akrepet dhe qe i ben ato te ndricojne ne erresire.Keto araknide kane tendencen te jene me aktive gjate Henes se re, dhe me pas, gjate pjeses tjeter te ciklit Henor duket se kerkojne te fshihen. Kerkuesit nuk jane ende te sigurt per arsyen pse ndodh kjo gje, por disa sugjerojne qe prete mund te jene me te thjeshta per tu kapur gjate neteve me te erreta. Dhe me me pak pre qe vertiten gjate periudhes se Henes se plote dhe neteve me drite, akrepat preferojne te rrine ne hije.
♛Melody♛
♛Melody♛

Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet Coolte21

Shteti Shteti : Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi