Stefan Miha: Pranvera Hoxha, në vjedhjen e kryqit të florinjtë në Kishën e Labovës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Stefan Miha: Pranvera Hoxha, në vjedhjen e kryqit të florinjtë në Kishën e Labovës
Kisha e Labovës , një monument që daton prej vitit 500 për shekuj me rradhë ruante brenda vetes një thesar. Një kryq, druri i të cilit qe marrë prej kryqit ku vdiq Krishti. Më 1989 ai vidhet dhe prej asaj dite gjurmët e tij zhduken.
“U shpërthye dera e kishës . Ishin dy djem gjysmakë nga Peshkëpia. Ata i përdori Sigurimi i Shtetit si karem dhe hapën fjalët se gjoja kishin vjedhur ata. Ky ishte organizim fiktiv i Sigurimit të Shtetit. Gjoja ata kishin shpërthyer derën anash kishës dhe u hap llafi se kryqi u vodh nga këta gjysmakë. Po kushe beson këtë? Ata i arrestuan dhe i dënuan, nga ana tjetër, në fshat thuhej se “hajdutët” i kishin rrëfyer Sigurimit të Shtetit kryqin e vjedhur, e kishin çuar tek një argjendpunues në Tiranë. Kur argjendpunuesi u kishte thënë se kryqi nuk vlente , ata e kishin hedhur në koshin e plehrave. Ja kështu gjoja e zgjidhen çështjen” tregon Stefan Miha banor i zonës.
Sipas tij kryqi u vodh nga mafia shtetërore.
“Shteti komunist e ka marrë , Nexhmija, Ramizi , e veçanërisht Pranvera Hoxha.”
Ai akuzon këtë të fundit pasi sipas tij, “Ajo ishte shumë e dhënë pas kësaj kishe . Ajo vinte shumë shpesh këtu. Ka ardhur disa herë edhe me Aleksandër Meksin. Ia kishte vënë syrin ajo dhe Guntram Koch, drejtori i Muzeut Bizantistik në Minyh. Pas disa vizitave të kësaj natyre , kryqi u zhduk”, tregon ai për “GSH”në, teksa nënvizon se në demokraci e kanë kërkuarë kryqin, por janë kërcënuar se do t’ju hiqet koka nëse vazhdojnë.
Miha tregon se kryqi ishte rreth 450 gramë , i larë në flori, dhe mban fotografi të tij. Ai thekson se pas humbjes së kryqit as Koch nuk u duk më në fshat./A.XH
Similar topics
» Tiranë, 2 gra muxhahedine zihen për vjedhjen e një celulari
» Elsa Miha: Sekretet E Prokurores 35-Vjeçare Të Dënimeve Të Rënda
» Fotot e rralla të refugjatëve çamë, pse nuk u mirëpritën nga Hoxha
» Skandali, hoxha i Prizrenit: Femrat shqiptare janë k*rva /video/
» Hoxha i Shkodrës i pret fjalën Berishës (VIDEO)
» Elsa Miha: Sekretet E Prokurores 35-Vjeçare Të Dënimeve Të Rënda
» Fotot e rralla të refugjatëve çamë, pse nuk u mirëpritën nga Hoxha
» Skandali, hoxha i Prizrenit: Femrat shqiptare janë k*rva /video/
» Hoxha i Shkodrës i pret fjalën Berishës (VIDEO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi