AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rusia i “ka dorëzuar” S300 tek Asad

Shko poshtë

Rusia i “ka dorëzuar” S300 tek Asad Empty Rusia i “ka dorëzuar” S300 tek Asad

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:45 pm

Rusia i “ka dorëzuar” S300 tek Asad Ratetat-ruse-320x180Presidenti sirian deklaron se i disponon raketat moderne antiajrore të dhëna nga Moska

Siria ka marrë sakaq ngarkesën e parë të sistemit mbrojtës ajror S300, një sistem shumë i avancuar dhe i frikshëm i prodhimit rus, deklaroi presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, në një intervistë për televizionin e Hezbollah Al Manar.

Rusia deklaroi se do të dërgonte këto armatime sapo Bashkimi Europian nuk e rinovoi embargon e armëve për Sirinë. Asad i tha gjithashtu televizionit të Hezbollah se vala e luftës po kthehej. Por vërtetësia e lajmit nuk është e konfirmuar.

Më herët, një udhëheqës rebel në terren i bëri thirrje të dëshpëruar botës për ndihmë, duke deklaruar se Hezbollah “po e pushtonte” Sirinë. Gjenerali Selim Idriss tha në një intervistë me BBC se mbi 7 mijë luftëtarë të lëvizjes libaneze Shia po merrnin pjesë në sulmin kundër qytezës Qusair.



Sistemi S-300 është shumë i aftë në luftë kundërajrore dhe në gjendje të shënjestrojë aeroplanë, por edhe raketa balistike. Dorëzimi i raketave të tilla krijon shqetësime të mëtejshme për një luftë të mundshme mes Izraelit dhe Sirisë. Damasku do të mund të rrëzojë me këtë sistem avionët izraelitë në rast se këto të fundit kryejnë sulme.

Disa analistë e kanë cilësuar përdorimin e mundshëm të raketave si një “faktor që ndryshon kushtet e lojës” në konfliktin e Sirisë. Damasku ka kaluar tashmë në ofensivë të plotë kundër rebelëve, të cilët nuk disponojnë armatime të përshtatshme për t’u përballur me të. Ushtria e Sirisë është ndërtuar për një përballje masive me Izraelin dhe disponon mijëra tanke, përballë të cilave, rebelët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë pa pasur pajisjet e nevojshme antitank.

Luftimet e ashpra për qytetin Qusair vijojnë prej dhjetë ditësh. Rebelët dhe organizatat humanitare thonë se kushtet e civilëve dhe të të plagosurve janë të tmerrshme. Mjekët thonë se i ka mbaruar oksigjeni dhe furnizimet e tjera mjekësore. Opozita i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për të ndihmuar 1 mijë njerëz të plagosur që rrezikojnë të vdesin për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor.

Qeveria e Sirisë thotë se një korridor është krijuar për t’i lejuar civilët të largohen dhe luftëtarët që hedhin armët janë gjithashtu të lirë të ikin.



Sistemi rus S-300PMU

Lloji: Sistem tokë ajër, i aftë të godasë aeroplanë, raketa kruiz apo raketa balistike

Cilësi speciale: Qëllon dy raketa njëkohësisht, vertikalisht, duke e bërë atë të saktë

Origjina: S-300 P u krijua në vitet 1960 por versioni aktual i shkëlqyer për eksport S-300OMU-1 dhe 2 u zhvillua vonë në vitet 1990.

Prodhuesi: Almaz-Antey

Kostoja: 900 milionë dollarë për sistem të plotë por nuk është e qartë nëse kjo është çfarë Rusia po i jep Sirisë

Specifikimet: Çdo mjet lëshues mban katër kontejnerë me raketa (dy raketa për objektiv). Një batalion i plotë me gjashtë lëshues ka 24 raketa plus makinat për komandim dhe kontrollim si dhe makinë me radar me rreze të gjatë

Kapaciteti: Raketat 48N6 janë ato standardet e lëshuara nga S-300PUM. Ato kanë rreze nga 5 në 150 kilometra dhe arrijnë një lartësi prej 30 kilometrash

Koha e reagimit: Kërkohen pesë minuta që makinat të ndalen dhe një raketë të lëshohet

Lëvizja Hezbollah

Grup Shia në Liban

Emri do të thotë Partia e Zotit

E krijuar si organizatë në luftë kundër Izraelit që nga vitet 1980

Luftoi Izraelin në një luftë të egër dhe vrastare më 2006

Ka krijuar degë ushtarake dhe politike

Grupi më i fuqishëm i fraksionit pro-sirian të Libisë

Shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni


Autor Gazeta Shqip te 31 Maj 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Rusia i “ka dorëzuar” S300 tek Asad Coolte21

Shteti Shteti : Rusia i “ka dorëzuar” S300 tek Asad Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi