AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Librat me te ndaluar ne histori.

Shko poshtë

10 Librat me te ndaluar ne histori. Empty 10 Librat me te ndaluar ne histori.

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 10:07 pm



Një sërë autorësh dhe intelektualësh, veprat e të cilëve lexohen në masë në ditët e sotme dhe konsiderohen si themelet ë shkencës e letërsisë, nuk kanë qenë gjithnjë aq të mirëpritur. Ato kanë qenë të ndaluar "Index Librorum Prohibitorum", një listë librash të ndaluar nga Kisha Romake Katolike. Sartri, Volteri, Zhan Zhak Ruso, Xhon Milton etj, kanë qenë krijues "të mallkuar" veprat, e të cilëve shpeshherë nuk e kanë pasur të lehtë të takohen me publikun.Librat e ndaluarNë listën e mëposhtme janë vetëm një pjesë librash të ndaluar në kohë e vende të ndryshme, por më së fundmi të gjithë ato kanë arritur ta shohin dritën e botimit. E kanë rezultuar kryevepra, bastione idesh që sot e kësaj ditë shërbejnë si pika referimi. Bën përjashtim në këtë listë libri i shkruar nga Hitleri "Beteja ime". Ai nuk lejohet më në qarkullim në Gjermani e Austri për shkak të ligjeve anti-naziste në fuqi. Kjo listë synon të sjellë librat e ndaluar që mbartin vlera të vërteta e pikërisht për këtë arsye ka ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar për arsye të përmbajtjes që mund të thyejë rregullat e botimit apo të ketë përmbajtje të dëmshme e jo dobishme për shoqërinë.Index Librorum ProhibitorumNë Evropën mesjetare, Kisha Romake Katolike krijoi një program që quhej "Index Librorum Prohibitorum". "Indeksi i librave të ndaluar" zgjati deri në vitin 1966 dhe kishte për detyrë të trajtonte botimet disidente. Ndër vite të tëra shumë libra janë djegur ose janë ndaluar siç ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi që bazohej në shkrimet e shenjta, "Mbretëria e zotit është në ty".Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit(Im Westen nichts Neues)Autori: Erich Maria RemarkU botua në janar, 1929U ndalua fillimisht të botohej gjatë sundimit të nazistëve në Gjermani për arsye se demoralizonte dhe fyente ushtrinë. Në vitin 1938 Remarkut iu hoq nënshtetësia gjermane.Ferma e kafshëve(Animal Farm)Autori: Xhorxh OruellU botua në gusht, 1945Botimi i këtij libri në Britaninë e madhe u shty për shkak të temës anti-staliniste. Në Gjermani u konfiskua nga trupat aleate ndërsa në Malajzi nuk u lejua për arsye fetare.Doktor ZhivagoAutori: Boris PasternakU botua në vitin 1957"Doktor Zhivago" u botua në Itali, pasi në Bashkimin Sovjetik ka qenë i ndaluar deri në vitin 1988 për shkak të kritikës që ai përmbante ndaj partisë Bolshevike.Për kë bien kambanat(For whom the bell tolls)Autori: Ernest HemingueiU botua në vitin 1940Ky roman u ndalua në Spanjë gjatë regjimit të Frankos për pikëpamjet pro-republikane.Një mijë e një netPërmbledhjeËshtë ndaluar më parë në shumë vende myslimaneMbretëria e zotit është tek ti"The kingdom of god is within you"Autori: Leon TolstoiBotuar në vitin 1984Ky libër i Tolstoi është ndaluar në Rusinë cariste për shkak të përmbajtjes anarkiste. Për këtë arsye ai është botuar për herë të parë në Gjermani në vitin 1984.Beteja ime(Mein Kampf)Autori: HitleriVolumi i parë u botua në vitin 1925, ndërsa volumi i dytë në vitin 1926Mbajtja dhe shitja e këtij libri është ilegale në Gjermani dhe Austri për shkak të ligjeve anti-naziste.Të drejtat e njeriut(Rights of man)Autori: Thomas PaineU botua në vitin 1791Ky traktat i të drejtave të njeriut u ndalua në Britaninë e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin francez. Është ndaluar gjithashtu edhe në Rusi.Vargjet satanike(The Satanic verses)Autori: Salman RushdieU botua fillimisht në Angli në vitin 1988Libri është ndaluar në Indi dhe në vendet myslimane pasi u konsiderua blasfemik. Libraritë nuk pranonin ta shisnin atë nga frika.Uliksi(Ulysses)Autori: Xheims XhoisU botua i plotë në vitin 1922Libri u ndalua deri në vitin 1930 në Britaninë e Madhe dhe në SHBA për shkak të përmbajtjes së "turpshme./Kuriozite Dhe Enigma
♛Melody♛
♛Melody♛

10 Librat me te ndaluar ne histori. Coolte21

Shteti Shteti : 10 Librat me te ndaluar ne histori. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi