AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

200 vjetori i gjeniut të muzikës

Shko poshtë

200 vjetori i gjeniut të muzikës Empty 200 vjetori i gjeniut të muzikës

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Oct 12, 2013 6:29 am

 


[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/V erdi.jpg]200 vjetori i gjeniut të muzikës V%20erdi[/url]
"La donna e mobile", kushdo e ka të ngulitur në vesh arien e mrekullueshme nga opera "Rigoletto" e Guiseppe Verdit që është kënduar pothuajse në çdo skenë të botës e padyshim nga tenorë të mëdhenj, ndër ta edhe prej të famshmit Luciano Pavarotti.
Guiseppe Verdi u lind pikërisht më 10 tetor 1813 në një fshat të vogël në veri të Italisë, në Le Roncole. Fakti që prindërit e tij ishin fermerë të thjeshtë dhe nuk interesoheshin për muzikën nuk e pengoi aspak të riun Verdi që t'i përkushtohej plot pasion dashurisë së tij për muzikën. Ai kalonte orë të tëra në çembalon e tij ose ushtrohej në organon e kishës San Michele të fshatit nën drejtimin e mësuesit të fshatit.
Verdi - Goditjet e rënda të fatit dhe triumfi me pasionin për muzikën
Provimi i pranimit për në konservatorin e Milanos në vitin 1832 ishte për Verdin një zhgënjim i madh, që ai nuk arriti ta kapërcejë gjatë gjithë jetës. Ai nuk e mori provimin, sepse interpretimi i tij në piano linte për të dëshiruar.
Vite më vonë fati e godet atë sërish mjaft rëndë. Jo vetëm që i vdiqën të dy fëmijët, që kishte me bashkëshorten Margherita Barezzi, por iu desh të përballojë edhe vdekjen e së shoqes në vitin 1840. Goditja tjetër e fortë zhgënjyese për të ishte pritja me fishkëllima e premierës së operës së tij në Skala të Milanos.
Megjithatë Verdi e mblodhi veten dhe gjeti shpejt forca, ra sërish në dashuri dhe me operën "Nabucco" në vitin 1842 arriti suksesin e shumëpritur që e inkurajoi për më tej. Subjekti i operës, veçanërisht akti i tretë me korin e të burgosurve, nuk është aspak një gjetje e trilluar, por ka nota të forta politike, thotë biografi i Verdit, Holger Noltze:
"Ky akt është në një kontekst me lëvizjen italine për bashkim. Si gjithmonë Verdi në inskenimin e operave të tij lë të nënkuptohet e tashmja. Në qendër është gjithmonë jeta dhe njerëzit e kohës. Hebrenjtë janë natyrisht hebrenjtë e biblës, por kushdo e dinte, se ata janë italianët nën sundimin austriak."
Në mesin e shekullit të 19-të Verdi arriti kulmin e karrierës së tij. Brenda dy vjetësh ai kompozoi vepra madhështore si "Rigoletto", "Il trovatore" dhe "La Traviata". Nëse i hedh një vështrim operave italiane të shekullit të 19-të, atëherë me plot gojën mund të thuash, se atyre u ka dhënë formë Verdi. Përpjekjet e para për kompozimin e operave zënë fill me "belcanto", arti i të kënduarit bukur.
E megjithatë Verdi e modifikoi këtë stil, shpjegon eksperti Holger Noltze: "Verdi në aspektin muzikor i përforcon të gjitha parametrat drejt intensifikimit të shprehjes, për të mundësuar pasqyrimin në një formë të re të së vërtetës në skenën e operës. Mënyra se si ai e arrin këtë është padyshim një risi dhe mahnitëse." Intensivimi muzikor deri në ekstrem, kjo është mjeshtëria e pakrahasueshme dhe absolute e Guiseppe Verdit. Magjepsja dhe forca e muzikës së Verdit të mbërthen!
Wagner dhe Verdi - dy europianë
Viti i 200 vjetorit të lindjes së dy gjenive të muzikës Wagner dhe Verdi u bë shkas edhe për botimin e një sërë veprash dhe studimesh mbi jetën dhe personalitetin e tyre, por autori Eberhadt Straub i ka kushtuar një libër të dy mjeshtërve, biografinë krahasuese "Wagner dhe Verdi" , dy europianë në shekullin e 19-të".
Ky është një hulumtim i rëndësishëm, ku lexuesi njeh shumë mirë "shpresat dhe lëvizjet e mëdha" të një epoke, në të cilën vepruan dy kompozitorët. Në këtë hulumtim vlen të nënvizohet koncepti "europianë". Që të dy kompozitorët - megjithë disa të përbashkëta në ideologji dhe shije, në fund të fundit janë zhvilluar si dy kompozitorë diametralisht të kundërt.
/Shekulli Online/Deutsche Welle/
♛Melody♛
♛Melody♛

200 vjetori i gjeniut të muzikës Coolte21

Shteti Shteti : 200 vjetori i gjeniut të muzikës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi