AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtesa katesh e papafingosh, bashkia mbyll njërin sy

Shko poshtë

Shtesa katesh e papafingosh, bashkia mbyll njërin sy Empty Shtesa katesh e papafingosh, bashkia mbyll njërin sy

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 9:31 pm





Ndërtimet pa leje
Banorët: S’na pyeti njeri për shtesën. Na kanë dëmtuar depozitat dhe antenat e televizorit
Shtesa katesh e papafingosh, bashkia mbyll njërin sy Ndertimet-320x241Ndërtimet pa leje në kryeqytet kanë mbirë kudo si kërpudhat pas shiut. Në kulmin e fushatës zgjedhore, vetëm 11 ditë larg 23 qershorit, datës kur shqiptarët do të vendosin për fatin e vendit për 4 vitet e ardhshme, kanë nisur vrullshëm ndërtimet që bien në kundërshtim me ligjin. Mesa duket qytetarët kanë gjetur momentin e duhur për të përfituar, duke qenë në një periudhë kur vëmendja është e fokusuar plotësisht te ngjarjet e fundit politike dhe zgjedhjet elektorale të 23 qershorit.
Në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrave të bashkisë, ka nisur një ndërtim në katin e fundit të një pallati ekzistues, ku punëtorët punojnë në mes të ditës pa u penguar nga askush.
Të tjera ndërtime po kryhen në pallatet pranë lulishtes “1 Maji”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria sot”, ku disa ndërtime, falë lehtësive që të ofron teknologjia, kanë përfunduar, ndërkohë që të tjera vijojnë punën me ritme të shpejta për të mbyllur gjithçka para ditës së zgjedhjeve.
Banorët e pallatit janë të trembur dhe nuk pranojnë të prononcohen për ndërtimet që ata vetë e dinë fare mirë që janë të paligjshme. Pjesa më e madhe e tyre kanë frikë të shprehen, sepse e dinë fare mirë që pas atij që po ndërton fshihen para apo ndonjë person i rëndësishëm që ka lidhje me politikën, kështu që preferojnë të mos përzihen, sepse gjykojnë që mund të bëhen pjesë e problemeve. I vetmi që guxon të thotë diçka është një prej banorëve të pallatit. Ai tregon se për shkak të ndërtimeve që po kryhen aktualisht, u janë dëmtuar depozitat e ujit, antenat e televizorit, madje nuk ngurron të pranojë se nuk i ka marrë leje askush. Zotëria sqaron se është ankuar edhe pranë policisë bashkiake apo Inspektoratit të Ndërtimit në bashki, por sipas tij, punonjësit e kësaj të fundit janë shndërruar në sekserë që gjurmojnë verbërisht paratë, pa dashur të dinë se po shkelin ligjin apo se po dëmtojnë banorët. Ai thotë se sidomos në këtë periudhë zgjedhjesh ata që kanë para, si banorë të interesuar, ashtu edhe përfaqësues të institucioneve që kanë në dorë lejet e ndërtimit, janë sulur të fitojnë sa më shumë para, pa përjashtuar edhe pjesën e banorëve që e këmbejnë atë me votë.
Një prej banorëve, i prekur drejtpërdrejt nga një shtesë që po bëhet në pallatin ku jeton prej vitesh, shpjegon se policët bashkiakë apo të ndërtimores paraqiten në vendngjarje vetëm në rast se ndonjë nga pronarët është vonuar për shlyerjen e “gjobës”, përndryshe punimet vijojnë krejt normalisht si në mes të ditës ashtu edhe në mes të natës.
E në fakt askush nuk do të guxonte të kryente punime në një mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe “kafshërore” siç e cilësojnë banorët, që për shkak të disa të tjerëve që kanë disa para më shumë vuajnë mungesën e ujit, por edhe kënaqësinë e të parit televizor, si pasojë e antenave që kanë rënë “pre” e shtesave mbi tarraca, nëse pas kësaj nuk fshihen shuma të mëdha parash.
Vetë banorët, ata më të guximshmit, ndonëse nuk identifikohen me emër, thonë se me këto pazare të fëlliqura është përlyer policia bashkiake, por edhe Inspektorati i Ndërtimit në këtë institucion. Drejtues të njësive vendore, të cilët kanë në administrim territoret ku kanë nisur ndërtimet pa leje, thonë se i kanë denoncuar disa herë me radhë rastet pranë bashkisë, policisë bashkiake dhe asaj të ndërtimit, por ata nuk u përgjigjen kërkesave të tyre.
 
Denoncimi
Banorët e disa lagjeve në TIranë thonë se kanë bërë denoncime pranë Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Ndërtimit por ankesa e tyre nuk është marrë parasysh
 
Telefoni
Dy vjet më parë Bashkia e Tiranës vendosi në dispozicion të banorëve te kryeqytetit një numër telefoni ku mund të bëheshin denoncime për të gjitha banesat informale apo shtesat e ngritura
 
Abuzimi
Për shkak të shtesave, papafingove mbi katet e fundit, banorëve u janë prishur depozitat e ujit apo antenat e televizorëve. Por kontrollet dhe shembjet janë minimizuar që nga nisja e vitit elektoral
 





Autor Gazeta Shqip te 12 Qershor 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Shtesa katesh e papafingosh, bashkia mbyll njërin sy Coolte21

Shteti Shteti : Shtesa katesh e papafingosh, bashkia mbyll njërin sy Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi