AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hipokrizia e Familjes me “divorcin”

Shko poshtë

Hipokrizia e Familjes me “divorcin” Empty Hipokrizia e Familjes me “divorcin”

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 7:56 pm


Nga Mero Baze



Disa gazeta ditore sot kanë publikuar lajmin se Shkëlzen Berisha bashkëjeton me një të fejuar të re, dhe se divorci i tij me ish- gruan, është realitet. Ky nuk është ndonjë lajm që do t’ia vlente të botohej, pasi jeta private e Shkëlzenit është pronë e tij. Edhe pse babai i tij nuk ka lënë grua dhe burrë në këtë vend, që i ka pasur kundërshtarë, që nuk u ka bërë radiografinë deri poshtë çarçafëve, shoqëria shqiptare është përtej mentalitetit të Berishës dhe është neutrale ndaj jetës së djalit të tij. Ka qenë neutrale dhe për martesën e parë të tij, e cila nëse do t’i shikojmë gjërat me syrin e Sali Berishës, ka pasur probleme paragjykimesh që nisin nga martesa brenda fisit deri tek diferenca në moshë. Askush nuk ia ka përmendur dhe ka bërë shumë mirë, pasi ajo ka qenë një martesë e lumtur, që e kanë shijuar të dy njësoj.

As lidhja e re e Shkëlzenit nuk ka pse përflitet. Ai, siç e dimë dhe e shohim të gjithë përditë, është i lidhur me një vajzë të bukur, e njohur në rrethet e medies dhe e familjarizuar me këtë lidhje, së paku publikisht, prej një viti.

E vetmja gjë që bën përshtypje në këtë histori dhe ngjall një lloj vëmendje të pazakontë, është fakti se përse i biri i kryeministrit kërkon ta fshehë me çdo kusht lidhjen deri më 23 qershor dhe pse mendon se kjo mund t’i prishë punë në zgjedhje babait të vet?

Pikë së pari mendoj se shoqëria shqiptare është më e zhvilluar se frika dhe komplekset e Familjes Berisha. Kjo është një shoqëri që ia ka pranuar divorcin dhe martesën e re një kryeministri në moshën 50 vjeçare dhe jo më djalit 30 e ca vjeçar të një kryeministri në detyrë. Fatos Nano bile e ka përdorur për një ringjallje të re politike martesën e tij të re dhe askush në Shqipëri, as veteranët fanatikë dhe as konservatorët, nuk kanë hezituar ta mbështesin për këtë gjë. Shija e keqe që lë në këtë rast Familja është pikërisht diferenca që krijon mes trumbetimit të liberalizmit dhe fshehjes së një akti normal në jetën e tyre private.

Diferenca mes mënyrës se si është sjellë Fatos Nano me historinë e tij dhe mënyra se sillet Sali Berisha duke i imponuar të birit të tij gjithë këtë sjellje hipokrite, është diferenca reale dhe regresi real që na qeveris edhe në raportin mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos dhe jo më me pasardhësit e rinj socialistë. Fatos Nano e përdori martesën e re si një revansh në politikë, kurse Berisha po përdor fshehjen një lidhje të re normale të djalit të tij si shpresë për të qëndruar në pushtet.

Së dyti, mendoj se ngjarja, e cila nuk duhet të përzihej me politikën, po merr peshë politike pikërisht se Familja po paraqitet si hipokrite ndaj shoqërisë. Ata as nuk e përgënjeshtrojnë dhe as e pranojnë një zhvillim që opinioni publik e njeh. Fakti që këtë gjë e bëjnë për arsye politike, është një minus i madh për ta dhe tregon profilin e tyre mashtrues para shoqërisë shqiptare. Shkëlzeni as po lidhet me ndonjë vajzë për të cilën mund të ndjehet keq dhe as po ndahet nga një grua që mund të ndihej keq. Ai është duke jetuar jetën e tij, ndoshta të vetmen pjesë të jetës ku nuk na vjedh ndonjë lek dhe nuk na rrezikon ndonjë jetë njeriu si në Gërdec, dhe nuk ka pse i fsheh këto gjëra sikur po bën ndonjë krim. Pikërisht kjo përpjekje i jep peshë politike kësaj ngjarjeje dhe tregon anën e errët të një Familjeje që bën hipokriten dhe me jetën private.

Së fundmi është e paprecedent që një politikan si Sali Berisha, i cili është i detyruar të mbajë dy “nuse” djali në Tiranë, njërën në Linzë e tjetrën në Farkë, secilën në vila luksoze, të vazhdojë të marrë nëpër gojë jetën e kundërshtarit, “burrërinë” apo “rininë” e tij. Kjo e bën dhe më të vëmendshme shoqërinë ndaj këtij zhvillimi në jetën private të djalit të tij, i cili në çdo rrethanë tjetër nuk do përbënte as lajm për gazetën “Paloma”. Ajo që po e bën lajm këtë histori, është hipokrizia e Familjes ndaj shoqërisë, përpjekja e tyre për t’i mbajtur fshehur shoqërisë një zhvillim të natyrshëm brenda Familjes dhe për t’i lënë kohë Berishës të përbaltë të tjerët për jetën private deri më 23 qershor, duke bërë sikur nuk di çfarë ndodh në familjen e tij. E vetmja vlerë që ka mbajtja fshehur e këtij zhvillimi deri pas 23 qershorit, është se atëherë nuk do t’i hyjë në punë askujt se ç’po bën i biri i Sali Berishës. Për këtë ia vlente të prisnin. Por ja kaq shëmtuar, jo kaq të detyruar, dhe mbi të gjitha jo kaq hipokritë dhe me jetën e tyre.

/tema
♛Melody♛
♛Melody♛

Hipokrizia e Familjes me “divorcin” Coolte21

Shteti Shteti : Hipokrizia e Familjes me “divorcin” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi