AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhis iz dhë mirakëll…

Shko poshtë

Dhis iz dhë mirakëll… Empty Dhis iz dhë mirakëll…

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 5:13 am

Dhis iz dhë mirakëll… Sali-berisha-300x213
Nga Altin Ketro



“For mi, dhis iz ë mirakëll of fridëm!” Me këto fjalë e mbylli fjalimin e tij kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut në vitin 2009, e cila e pranoi Shqipërinë në radhët e saj. Përkarshi tavolinës kish presidentin amerikan Bush, i cili e duartrokiti. Dhe, me kartën e anëtarësimit në NATO, zoti Berisha kishte një arsye të fortë në zgjedhjet e 4 viteve më parë për ta tundur si sukses. Sukses që jo domosdoshmërisht erdhi për meritë të qeverisë, por për arsye të tjera gjeo-politike.

Kish kuptim që qenia në NATO të përdorej atëherë për fushatë? Le të themi, po! Ishte një ëndërr e shqiptarëve qysh kur dolën nga izolimi komunist që edhe ata të ishin pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë.

Por, po shihet që edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri në detyrë, sërish po e përdor NATO-n si argument se përse duhet votuar Partia Demokratike.

Sigurisht, kur je defiçitar në fusha të tjera, do kapesh te argumente që janë përdorur njëherë, për të krijuar idenë se ky anëtarësim ka transformuar jetën e gjithsecilit prej nesh!!!

Por, sot Shqipëria nuk është ajo anëtare e NATO-s për të cilën ne duhet të ndjehemi krenarë. Jemi vend anëtar, por që vet NATO-s na ka hequr të drejtën për t’u njohur me dokumentet sekretë të saj. Kjo, pasi jemi vend i dyshuar për rrjedhje informacioni tek fuqi ushtarake jashtë kësaj aleance. Kemi një ministri të Mbrojtjes që na paraqet si sukses nëpërmjet një reklame televizive, zotërimin e dy helikopterëve dhe tri anijeve. Apo pjesëmarrjen e forcave tona në misione paqeruajtëse, për të cilat ka pasur denoncime publike se janë kërkuar mijëra euro prej ushtarëve për të qenë pjesë e tyre. Por, kjo është ana propagandistike, sepse kjo ministri ka edhe anët e errëta të saj. Ministria e Mbrojtjes është kthyer në një dikaster që ka nxjerrë në treg shitjeje gjithë pasuritë e patundshme të saj, që është përmendur në raportet ndërkombëtare si pjesë e trafikimit të municionit në vende që janë në listën e zezë të OKB-së (tragjedia e Gërdecit ishte pjesë e këtij trafiku), që është marrë me përgjime të eksponentëve të lartë të opozitës dhe trupit diplomatik nga shërbimet inteligjente të ushtrisë. Për të ardhur tek ajo që doli në media ditët e fundit, ku helikopterët e saj përdoren për turizëm personal.

Po, a është vetëm Ministria e Mbrojtjes, pjesë e dështimit të kësaj qeveria? Sigurisht që jo!

Kemi Ministrinë e Arsimit, e cila gjatë këtyre 8 viteve ka bërë vetëm 2 gjëra: ka licencuar në inflacion universitete, një pjesë e të cilave japin kartona pa vlerë, që rinia të ketë se me ç’të merret, të paktën, për 5 vjet, si dhe, të rrisë në arsimin parauniversitar nivelin e analfabetëve funksionalë me ritme të frikshme për të ardhmen e shoqërisë. Nëse ka ministër, i cili mundësisht duhet të jetë jo politik, pra, të mos bëjë pjesë në parti politike dhe as të kandidojë për deputet, padyshim është ai i Arsimit. Fakti që ky ministër që kemi, të qenurit i politizuar e ka shtrirë te çdo drejtor shkolle dhe mban nën presion mësuesit për të nxitur nxënësit që të marrin pjesë në fushatën elektorale, kuptohet që s‘mund të presësh më tepër nivel sesa ajo çfarë ka theksuar vetë raporti i Bankës Botërore.

Kemi ministrinë e Kulturës, e cila për këto 8 vjet do mbahet mend si rrënuesja dhe shkatërruesja e vlerave të kulturës sonë kombëtare. Kjo ministri mbulon edhe sektorin e turizmit, por që ia ka lënë në dorë rastësisë. I vetmi rol i saj është të numërojë në kufi se sa “turistë” hynë e sa dolën. Ministri që punon vetëm për 45- 60 ditë turizëm gjatë verës, pa e çarë kokën se viti ka edhe 10 muaj të tjerë.

Kemi Ministrinë e Bujqësisë, e cila fshatin e ka kthyer si në mesjetë, ku tokat lërohen jo thjesht me pendë qe a gomerë, por me qenie njerëzore.

Kemi Ministrinë e Jashtme, e cila është bërë fole e nepotizmit dhe parazitizmit, që i ka kthyer një sërë ambasadash në seksione partie ku bëhet propagandë antiopozitare te partnerët tanë, apo rekrutohen votues për të ardhur falas me linja ajrore monopol.

Kemi Ministrinë e Punës, e cila e “ul” papunësinë vetëm falë raporteve që nxjerr INSTAT-i në letër, por që fatmirësisht është Banka Qendrore e Shqipërisë që e nxjerr herë pas here zbuluar me shifrat.

Kemi Ministrinë e Mjedisit, por që ndotja rritet vit pas viti në nivele alarmante në ajër, tokë e ujë.

Kemi Ministrinë e Financave, e cila borxhin e jashtë e të brendshëm po e rrit çdo vit, duke tejkaluar edhe kufijtë ligjore dhe ka si moto të saj: ta lajmë borxhin me borxh. Më shumë se kushdo tjetër, këtë politikë të kësaj ministrie e kuptojnë bizneset që marrin kredi (me pikatore) në bark jo për të zhvilluar biznesin, por për të likuiduar furnitorët dhe pagat e punonjësve.

Kemi Ministrinë e Brendshme, ose Nul-ministrinë, e cila ka disa misione: të manipulojë listat e zgjedhësve duke shpërngulur emra nga njëri qark në tjetrin sipas orekseve elektorale, të menaxhojë një polici që të vihet e gjitha në funksion të partisë shtet kundra opozitës dhe, t’i lërë dorë të lirë krimit të bëjë punën e vet duke vrarë edhe brenda radhëve të saj pa u shqetësuar, pasi Nul-ministria ka program tjetër për të ndjekur.

Kemi Ministrinë e Shëndetësisë, ku duhet t’i lutesh Zotit të mos të të dërgojë në dyert e spitaleve. Ministri që i ka dhënë prioritet shërbimit privat, duke lënë pas dore deri në mizerje shërbimin publik, aq i nevojshëm për shtresën më të madhe të shoqërisë.

Kemi Ministrinë e Transporteve, e cila mund të thuhet se është e vetmja me të cilën kryeministri po krenohet. Por, po të marrim parasysh faktin që një pjesë të konsiderueshme të rrugëve i kanë financuar donatorët e huaj me të cilët bashkëpunon agjencia qeveritare F.SH.ZH., tregon se pa ndihmën e tyre, buxheti i shtetit do e kish të pamundur financimin dhe përfundimin e rrugëve.

Ka ministri të tjera në këtë listë? Sigurisht! Po është e kotë t’i përmendim të gjitha për sa kohë ato janë sinonim i njëra- tjetrës. Me pak fjalë, duke perifrazuar zotin kryeministër, mund të them se: “For mi, dhis iz dhë mirakëll of gavëment Berisha!”
♛Melody♛
♛Melody♛

Dhis iz dhë mirakëll… Coolte21

Shteti Shteti : Dhis iz dhë mirakëll… Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi