AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amnistia Fiskale, Detyrimet Që Falen

Shko poshtë

Amnistia Fiskale, Detyrimet Që Falen  Empty Amnistia Fiskale, Detyrimet Që Falen

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 11, 2013 10:33 pm

Amnistia Fiskale, Detyrimet Që Falen  Kasa-fiskale-300x225

Ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, i cili mori miratimin e Kuvendit në seancën e tij të fundit dhe që vendos shtyrjen e afatit të zbatimit të amnistisë fiskale deri në fund të këtij viti, do të hyjë në fuqi me 22 qershor. Bëhet fjalë për variantin e parë të amnistisë, të miratuar në mars të vitit 2011, që në fakt është një falje për gjobat dhe detyrimet e prapambetura, por nga ana tjetër jepte dhe mundësinë e rivlerësimit të aseteve. Afatet dhe kushtet e faljes mbeten të njëjta si në ligjin “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese te borxhit tatimor dhe doganor”. Kjo shtyrje afati u jep thjeshtë mundësi atyre që nuk e shfrytëzuan në atë kohë, që të përfitojnë nga lehtësitë e saj. Kjo nënkupton që falen të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010; detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008. Detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 30 për qind të principalit të tatimit. Detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 50 për qind të principalit të tatimit.

11.06.2013

Burimi: Repubika
♛Melody♛
♛Melody♛

Amnistia Fiskale, Detyrimet Që Falen  Coolte21

Shteti Shteti : Amnistia Fiskale, Detyrimet Që Falen  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi