AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kam mësuar...

3 posters

Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Kam mësuar...

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 11, 2013 12:51 am

- William Shakespeare.

Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret.
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.
Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.
Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.
Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete.
Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.
Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.
Që mund të bisedosh me yjet.
Që mund t'i rrëfehesh hënës.
Që mund të udhëtosh në pafundësi.
Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.
Që është e nevojshme të ëndërrosh.
Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës.
Që qënia jonë eshtë e lirë.
Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.
Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.
E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh...!
♛Melody♛
♛Melody♛

Kam mësuar... Coolte21

Shteti Shteti : Kam mësuar... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 29, 2013 5:11 pm

KAM MESUAR.... Kam mesuar se sado te perkujdesesh per te tjeret, s’eshte e thene te ta kthejne po njelloj perkujdesjen. Kam mesuar se duhen vite per te ndertuar besimin dhe fare pak sekonda per ta thyer. Kam mesuar se sado te mire te jene miqte, here pas here do te te lendojne por duhet t’i falesh ata. Kam mesuar qe nuk ka rendesi cfare ke ne jete por ke ke. Kam mesuar se nuk duhet te shkaterrosh kurre nje shfajesim me nje justifikim. Kam mesuar se duhet gjithmone te krahasohesh me me te miren qe bejne te tjeret. Kam mesuar se duhet nje kohe e gjate qe te behem njeriu qe deshiroj te jem. Kam mesuar qe duhet te largohesh nga njerezit e zemres me fjale dashurie pasi mund te jete hera e fundit qe i shikon. Kam mesuar qe mund te vazhdosh shume me perpara edhe kur thua qe s’mundesh me. Kam mesuar qe jemi pergjegjes per ate qe bejme, pavaresisht si ndjehemi. Kam mesuar qe ose ti kontrollon sjelljen tende ose ajo te kontrollon ty. Kam mesuar qe ndonjehere personat qe mendoje se do gezonin nga mundja juaj, jane ato qe mund t’ju ndihmojne te ngriheni serish. Kam mesuar qe kur jam e nevrikosur kam te drejte te jem e nevrikosur por nuk kam te drejte te jem e pashpirte. Kam mesuar qe nje miqesi dhe dashuri e paster rritet edhe ne distanca te medha. Kam mesuar qe nje njeri dhe pse nuk te do ne menyren qe ti kerkon nuk do te thote qe nuk te do me maksimumin e tij. Kam mesuar qe te maturohesh ka te beje me eksperiencat dhe cfare ke mesuar prej tyre dhe jo me ditelindjet qe ke kaluar. Kam mesuar qe nuk eshte mjaftueshem te falesh nga te tjeret, shpesh duhet te falesh veten tende. Kam mesuar se sado e plagosur te jete zemra jote, bota nuk ndalon per pikellimin tend. Kam mesuar qe rrethanat e jetes mund te kene ndikuar ne ate cfare jemi, por ne jemi pergjegjes per ate cfare do behemi. Kam mesuar qe nje person i pasur nuk eshte ai qe ka shume por ai qe kerkon pak. Kam mesuar qe s’kemi perse ti zevendesojme miqte vetem se ato kane ndryshuar. Kam mesuar qe s’duhet te jesh aq i eger per te zbuluar ndonje sekret sepse mund te te ndryshoje jeten pergjithmone. Kam mesuar qe certifikatat e varura ne mur nuk te bejne njeri me te mire. Kam mesuar qe personat per te cilet perkujdesesh me shume ne kete bote, largohen shume shpejt. Kam mesuar se njerezit harrojne ate cfare them apo bej, por nuk harrojne si i bere te ndjehen.
Kam mësuar që dashuria lëndon atëherë kur ti nuk e pret. . .që gjërat e bukura nuk zgjasin. . .që të ëndërrosh është më mirë se të jetosh. . .që ka ëndrra të cilat nuk bëhen kurrë realitet. . .që një njeri sado i mirë që mund të jetë herët apo vonë do të lëndoj. . .që çdo gjë fillon për të pasur një fund. . .dhe kupton se ajo që po ndërtoje nuk ishte asgjë më shumë se një kështjellë prej rëre. . .dhe fillon të mësosh se puthjet nuk janë kontrata dhe se fjalët nuk janë premtime

Kur gjith kjo bote esht me genjeshtra ku ta coj sinqeritetin un......
I fort eshte ai qe Buzeqesh..ne nje kohe kur zemra qan...
Dashuria eshte si qiriri..vetem kur Fiket..E kupton sa Drit Ben.!!
NQS s'do te vuash mos Dashuro...Po nqs s'do Dashurosh Pse Do jETosh..! Kurr mos kerko nje puthje Vidhe ate Kurr mos kerko nje Perqafim Jepe ate Kurr mos Pyet a me Do.. ? Thuaj 'Te Dua'.. Kurr mos thuaj un s'mund te jetoj pa ty '' Thuaj un jetoj per ty.....
♛Melody♛
♛Melody♛

Kam mësuar... Coolte21

Shteti Shteti : Kam mësuar... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 25, 2013 3:00 am

Dhimbjet e lehta të lejojnë të flasësh, ato të mëdhatë të bëjnë memec.

|Seneca|
♛Melody♛
♛Melody♛

Kam mësuar... Coolte21

Shteti Shteti : Kam mësuar... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga Katilja Sun Sep 29, 2013 2:13 am

Njerezit me te mrekullueshem jane ata qe kane njohur disfaten, vuajtjen, humbjen, dhembjen dhe serish e kane gjetur rrugen e tyre.
Jane ata që kane buzeqeshur, nderkohe qe shpirti u qante.
Keta persona kane vleresim, ndjeshmeri ndaj jetes, e cila i mbush ata me shume dashuri,jo frikacaket
Katilja
Katilja

Kam mësuar... Coolte21

Shteti Shteti : Kam mësuar... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga marino77 Mon Sep 30, 2013 7:19 am

se qe te mos zhgenjehesh eshte me mire te mos presesh asgje nga askush
marino77
marino77

Kam mësuar... Coolte15

Shteti Shteti : Kam mësuar... Greece_64

Gjinia Gjinia : Male
Mosha Mosha : 39
Numri i postimeve Numri i postimeve : 212
Faleminderit Faleminderit : 23
Antaresimi Antaresimi : 30/09/2013

http://varja@hotmail.gr

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga Katilja Mon Sep 30, 2013 5:37 pm

Që nuk ka rëndësi sesa i mirë është një person, nganjeherë do të lëndojë. E për këtë, do duhet që ti ta falësh.
• Që duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar.
• Që nuk duhen ndryshuar miqtë, nëse kuptojmë se miqtë ndryshojnë.
• Që rrethanat dhe mjedisi kanë influencë mbi ne, por ne jemi përgjegjës per vetveten.
• Që, ose do jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty.
• Kam mësuar se heronjtë janë persona që kanë bërë atë që duhej bërë, duke ballafaquar pasojat.
• Se durimi kërkon shumë praktikë
• Që ka persona që na duan por thjesht nuk dinë si të na e tregojnë.
• Që nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh.
• Se vetem sepse ndokush nuk të don ashtu siç do dëshiroje, nuk do të thotë se s’të do me gjithë vetveten.
• Që s’duhet t’i themi kurrë një fëmije se ëndrrat janë budallalliqe; do ishte një tragjedi po ta besonte.
• Se jo gjithmonë është e mjaftueshme që dikush të t’i falë gabimet. Në shumicën e rasteve je ti që duhet të falësh vetveten.
• Se nuk ka rëndësi në sa copa e ke thyer zemrën; bota nuk ndalet që të presë sa ti ta riparosh.
• Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë.
• Kur dera e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shumë herë e shohim kaq gjatë atë mbylluren saqë nuk shohim atë që eshtë hapur enkas për ne.
• Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish ulur nën një portik e të ecësh së bashku, pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndjesh sikur ishte bashkëbisedimi më i mirë i bërë ndonjëherë.
• Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.
• Mjafton një minutë për të ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer, një ditë për ta dashuruar, por duhet një jetë për ta harruar.
• Mos e kërko me këmbëngulje paraqitjen, mund të t’gënjejë.
• Lyp ndokënd që të bën të qeshësh sepse mjafton nje buzëqeshje për të bërë shkëlqyese një ditë të zymtë.Gjej atë që bën të qeshë zemrën tënde.
• Janë disa momente gjatë jetës kur dikush të mungon aq fort saqë vërtet do doje ta nxirrje nga ëndrrat e tua për ta përqafuar.
• Ëndërrò ç’të duash, shko ku të duash, ji çfarë dëshiron të jesh sepse ke një jetë të vetme dhe një mundësi të vetme për të bërë ato gjëra që ti dëshiron të bësh.
• Mund të kesh lumturi të mjaftueshme për t’u bërë i ëmbël, vështirësi të mjaftueshme për t’u bërë i fortë, dhimbje të mjaftueshme për t’u bërë njerëzor, shpresë të mjaftueshme për t’u lumturuar.
• Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve. Nëse ndihesh ngushtë, ka gjasa që edhe ata të ndihen ashtu.
• Njerëzit më të lumtur, jo patjetër arrijnë më të mirën e gjërave; vetëm nxjerrin më të mirën e gjërave që hasin në rrugën e tyre.
• Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj.
• E ardhmja më e mirë është e bazuar mbi të shkuarën e harruar, nuk mund t’ia dalësh mbanë pa harruar dështimet e tua të shkuara e dhimbjet e tua.
• Kur u linde, ti qaje e të gjithë rreth teje qeshnin. Jetoje jetën në mënyrrë që kur të vdesësh, të jesh i vetmi që qesh ndërkohë që të gjithë rreth teje qajnë.
Katilja
Katilja

Kam mësuar... Coolte21

Shteti Shteti : Kam mësuar... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga marino77 Mon Sep 30, 2013 9:06 pm

te degjoj shume dhe te flas pak
marino77
marino77

Kam mësuar... Coolte15

Shteti Shteti : Kam mësuar... Greece_64

Gjinia Gjinia : Male
Mosha Mosha : 39
Numri i postimeve Numri i postimeve : 212
Faleminderit Faleminderit : 23
Antaresimi Antaresimi : 30/09/2013

http://varja@hotmail.gr

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kam mësuar... Empty Re: Kam mësuar...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi