Embelsira
3 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Embelsira
Role Me Marmelatë Luleshtrydhe Dhe Çokollatë
Përbërësit:
- 5 vezë
- 3/4 filxhan çaj sheqer
- 1 filxhan çaj miell që fryhet vetë (farina)
- 1 vanilje
- pak kripë
- 2 l. çaji konjak
Për mbushjen nevojiten: 1 e 1/2 filxhan çaj marmelatë luleshtrydhe (ose çfarëdo marmelatë preferoni)
Për çokollatën sipër roles (nëse dëshironi ta vishni me çokollate):
150 gr çokollatë
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji konjak
pak copa luleshtrydhe të freskëta dhe shkumë të bardhë (panë-sandigi) për garniturë.
Përgatitja e pendespanjës:
Në mikser thyejmë vezët dhe shtojmë kripën, vaniljen, sheqerin, i rrahim për 7-8 minuta sa të fryhen e të bëhen si krem i trashë. Më pas shtojmë një herë miellin e një herë konjakun dhe palosim me kujdes sasinë me një shpatull që mos të humbasim fryrjen e vezëve.
Lyejmë mirë me gjalpë llamarinën e furrit dhe shtrojmë letër të sulfurizuar. E lyejmë pak me gjalpë letrën. Zbrazim sasinë nga mikseri dhe e shtrojmë me shpatull mirë, që të ketë të njëjtën trashësi kudo. E pjekim në 200 gradë për 10-12 minuta.
Sa është akoma e ngrohtë dhe e butë shtrojmë letër të sulfurizuar dhe hedhim mbi të sheqer. Vëmë sipër pendespanjën e pjekur. Sipër i hedhim.
Me ndihme e letrës e sulfurizuar mbështjellim në rolë pendespanjën me marmelatën. E lëmë të mbështjellë, gjersa të ftohet që të marri formë.
Kur ftohet i presim anët dhe e vëmë në një pjatancë e i hedhim kremin e çokollatës dhe e lyejmë mirë rreth e rrotull. Vëmë copat e luleshtrydheve dhe shkumën (pana-santigi) dhe e vëmë në ngrirje.
Përgatitja e kremit çokollatë:
Ngrohim krem qumështi në një tenxhere të vogël. Vëmë çokollatën në një tas e shtojmë mjaltin. Ndërkohë që zien kremi i qumështit shtojmë çokollatën. E lëmë për 1minutë e në vazhdim përziejmë mirë, shtojmë konjakun e përziejmë. E lëmë të ftohet mirë që të kemi mundësinë të lyejmë rolenë.
Re: Embelsira
Sorbeto Me Kajsi
Përbërësit;
- 7-8 kajsia
- 60 gr kajsia te thata
- 3 luge rum
- 50 gr sheqer
- 4 luge shurup panje
- 1/2 luge sheqer pluhur
- 1 luge miell
- 2 luge lëng limoni
- 50 gr bajame
Përgatitja:
Vini kajsitë e thata ne një ene me gjysme gote ujë dhe ziejini për pese minuta, me pas fikini me rum. Përzieni miellin me sheqer dhe shurupin ne një ene shtoni një litër ujë dhe lërini te trashet ne zjarre te ulet, duke i përzier here pas here. Lani kajsitë, eliminoni bërthamën dhe pritini ne copa, spërkatini me lëngun e limonit dhe sherbetin dhe me kajsitë e thate dhe te skuqura, dhe shurupin e panjës. Përbërja duhet te rezultojë homogjene, lëreni te ftohte dhe përgatitni sorbeton sipas instruksioneve te aparaturës. Lëreni ne frigorifer për dy ore, para se ta shërbeni ndajeni ne gota.
Përbërësit;
- 7-8 kajsia
- 60 gr kajsia te thata
- 3 luge rum
- 50 gr sheqer
- 4 luge shurup panje
- 1/2 luge sheqer pluhur
- 1 luge miell
- 2 luge lëng limoni
- 50 gr bajame
Përgatitja:
Vini kajsitë e thata ne një ene me gjysme gote ujë dhe ziejini për pese minuta, me pas fikini me rum. Përzieni miellin me sheqer dhe shurupin ne një ene shtoni një litër ujë dhe lërini te trashet ne zjarre te ulet, duke i përzier here pas here. Lani kajsitë, eliminoni bërthamën dhe pritini ne copa, spërkatini me lëngun e limonit dhe sherbetin dhe me kajsitë e thate dhe te skuqura, dhe shurupin e panjës. Përbërja duhet te rezultojë homogjene, lëreni te ftohte dhe përgatitni sorbeton sipas instruksioneve te aparaturës. Lëreni ne frigorifer për dy ore, para se ta shërbeni ndajeni ne gota.
Akullore me vanilje
Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete më pas ju mund t’i shtoni shije çokollate, fruta të ndryshme, etj. Për të bërë një akullore sa më të mirë, ashtu siç e blejmë në pastiçeri duhet të kemi makinerinë e posaçme për përgatitjen e saj. Por me këtë recetë ne i kemi ardhur në ndihmë të gjithë atyre që nuk e disponojnë këtë makineri. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe nuk do të bezdiseni ta nxirrni akulloren çdo gjysmë ore nga frigoriferi për të mos krijuar copëza akulli. Kjo recetë nuk ka nevojë për trazim dhe ju do të ngeleni patjetër të kënaqur në fund pasi e keni shijuar. Përbërësit: 400 gr qumësht i kondensuar (qumësht panda) 500 ml pana e freskët 3 lugë ujë 1 lugë vanilje e lëngshme Përgatitja: Në një enë hidhni ujin dhe vaniljen, lëreni derisa të ziejë dhe më pas lëreni të ftohet.(Ky proces bëhet për të përzier më mirë vaniljen e lëngshme më pas me të gjithë përbërësit sepse në përgatitjet që s’kanë nevojë për pjekje vanilja duhet të përzihet me një lëng tjetër për të mos lëshuar më pas asnjë lloj hidhërimi.) Më pas në një enë hidhni qumështin panda, trazojeni mirë me panën dhe vaniljen e ftohur. Rriheni fort me frustë. Hidheni masën e përgatitur në një enë inoksi me kapak ose vendosini letër alumini sipër. Vendoseni akulloren e përgatitur në frigorifer, në ngrirje për të paktën gjashtë orë. Më pas shërbeni akulloren me kupa të vogla duke e zbukuruar sipër sipas dëshirës. Mund t’i hidhni sipër copëza lajthie ose bajame, reçel ose fruta të freskëta. |
Akullore dietike
Qërojmë bananet dhe i presim feta-feta. I vëmë ne një gote/ tas/ kupe ne ngrirje për afërsisht 4 ore. Kur te jene ngrire i bluajmë ne mikser me pak qumësht te ftohte. Akullorja është gati!
2-3 banane te pjekura
pak qumësht te ftohte
Re: Embelsira
Tortë “Kapricio” Receta për tortën “Kapricio” | ||||
| ||||
Përbërësit: 5 kokrra vezë 200 gr miell 200 gr sheqer 200 ml vaj 200 ml qumësht 1 pluhur baking powder 1 pako vanilje Për mbushjen: 100 gr arra të grira 100 gr sheqer 5 lugë gjelle prevede kajsie Përgatitja: Thyejmë vezët duke i ndarë me kujdes të bardhën nga e verdha. Në të verdhat hedhim sheqerin dhe i rrahim mirë. Pastaj shtojmë vajin dhe qumështin. I rrahim përsëri dhe në fund shtojmë miellin dhe baking powder. Ndërkohë një tavë me përmasa 20-25 cm e lyejmë me gjalpë dhe në të hedhim masën e krijuar. Në furrën e nxehtë, fusim tavën dhe e pjekim 20 minuta në 180 gradë Celsius. Në një enë rrahim të bardhat me 100 gr sheqer sa bëhet masë e njëtrajtshme dhe hedhim arrat. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lyejmë me prevedenë e kajsisë, pastaj hedhim dhe shkumën e sheqerit me vezët dhe e hapim mirë. Pastaj e vendosim sërish në furrë edhe për 10 minuta të tjera në 180 gradë. E shërbejmë pasi të ftohet. |
Klafuti (Clafoutis) Me Qershi
Klafuti (Clafoutis) me qershi
Klafuti’ me qershi,eshte nje embelsire tipike franceze e cila rekomandohet te konsumohet e ngrohte per mengjes apo per zemer. Sipas tradites, ky gatim, tipik i zones se Limousin ne France, pregatitej me qershi te cilat nuk u ishte hequr berthama, pasi mendohej se ne kete menyre ruanin formen e tyre dhe i jepnin akoma me shume shije Klafuti’-se. Ju mund te ruani kete tradite, por nuk eshte aspak komode, sidomos per femijet tuaj.
Perberesit per 6 persona
- 400-500gr qershi te embla
- 180ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
- 65gr miell
- 60gr sheqer (mund ta rrisni sasine deri ne 100gr nese e doni me te embel)
- 2 veze te medha
- 2 luge gjalp + per te lyer taven
- 1 pako te vogel vanilje
- sheqer pluhur per sperkatje
- pak kripe
[color][font]
Lajme si fillim qershite nen uje te rrjedhshem, i thajme me nje pecete te paster dhe i heqim me kujdes berthamat.
Ne nje tigan, shkrijme nje luge gjalp dhe kaverdisim per 1-2 minuta ne zjarr te ulet qershite derisa te avulloje i gjithe lengu qe mund te kene leshuar. I sperkasim me 1 luge sheqer dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 1 minute tjeter duke i perziere gjate te gjithe kohes.
Lyejme nje tave me gjalp, e sperkasim me pak sheqer dhe hedhim qershite e kaverdisura nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e brumit.
Rrahim ne nje ene vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme vaniljen, miellin, qumeshtin, 1 luge gjalp te shkrire dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 1 minute. E hedhim brumin ne taven ku kemi vendosur qershite dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 40-45 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.
E nxjerrim embelsiren nga furra, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte. Mund ta shoqerojme gjithashtu me pak pana te rrahur per embelsira, akullore me vanilje apo pak kos grek me sheqer.
E ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
*Keshille: Nese embelsiren nuk do t’ia servirni femijeve, mund ti shtoni brumit edhe 2 luge konjak, rum apo liker qershie. Gjithashtu mund te zevendesoni gjysmen e qumeshtit me pana te lengshme per embelsira; ne kete rast embelsira do te rezultoje me kalorike.
Burimi: Kuzhina Shqiptare
12.09.2013[/font][/color]
Re: Embelsira
Panna Cotta me çokollatë Receta për panna cotta me çokollatë | ||||
| ||||
Përbërësit: 200 gr qumësht 200 gr pana e lëngshme 6 lugë sheqer 200 gr çokollatë e errët 2 fletë xhelatinë pjeshke Përgatitja: Vini të ziejë qumështin, sheqerin dhe panën. Më pas shtoni dhe xhelatinën e shkrirë paraprakisht si dhe copat e çokollatës. Trazojeni ngadalë, hidheni nëpër gota dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 3 orë. Mund ta shërbeni me crem “mascarpone” dhe arra të thërrmuara. |
Re: Embelsira
Semifredo me çokollatë të bardhë Receta e dites | ||||
| ||||
Përbërësit - 4 te bardha vezësh - 30 gr miell - 2.5 l qumësht - 4 dl shllak - 2 dardha - 1 luge rum - 2 te verdha vezësh - 200 gr sheqer - 100 gr sheqer pluhur - 150 gr çokollate e bardhe - 60 gr çokollate fondente Përgatitja Përgatitni kremin e pastiçerisë, rrihni te verdhat e vezëve me 50 gr sheqer, deri sa fryhet shkuma dhe me pas hidhni miellin dhe përziejeni përsëri. Ziejeni qumështin me sheqerin e mbetur, hidheni mbi vezët e rrahura dhe lëreni te trashet ne zjarre te ulet, duke e përzier here pas here,me pas fikeni dhe lëreni te ftohet. Rrihni te bardhat e vezëve me sheqerin duke shtuar dhe sheqerin pluhur dhe thajeni ne banjëmari për rreth 10 minuta. Thërrmoni çokollatën e bardhe dhe shkrijeni edhe këtë ne banjëmari dhe me pas shtojeni ne kremin e pastiçerisë qe përgatitet. Qëroni dardhat dhe pritini ne copa te vogla dhe me pas lagini me rum për dhjete minuta ne zjarre te larte duke i përzier shpesh me një luge druri. Shtoni dardhat ne kremin e pastiçerisë, përbërjes shtojini edhe shllakun dhe te bardhat e vezëve qe kishit ne banjëmari. Hidhni te gjithë përbërësit ne një pjate dhe lëreni ne frigorifer për 4 ore. Me shllakun qe ju ka mbetur dekorojeni bashke me disa copëza çokollate fondente. |
Re: Embelsira
Luleshtrydhe me kokos dhe çokollatë Receta e dites | ||||
| ||||
Përbërësit - 200 gr luleshtrydhe - 200 gr çokollate te bardhe - 4 luge kokos te grire Përgatitja Lani luleshtrydhet dhe thajini me letër kuzhine pa i hequr bishtin. Pritni ne copa te vogla çokollatën e bardhe dhe shkrijeni ne një ene me banjëmari. Vini ne një pjate 3-4 luge kokos te grire. Lyeni luleshtrydhet deri ne gjysmën e tyre me çokollatën e shkrire dhe me pas kalojini ne kokosin e grire dhe me pas lërini me kujdes ne pjate deri sa te thahet mire çokollata. |
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi