AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja..

Shko poshtë

Feja.. Empty Feja..

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 01, 2013 8:58 pm


Feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjalë të tjera mund të përcaktohet si një përçim tejnatyror (metafizik) i ndare e i koduar dhe i trashëguar në brendësinë e një bashkësie shoqërore. Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulture në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë shoqërore e munden pak a shumë të kenë një përmbajtje etike (udhëheqja e sjelljes së brendshme) dhe filozofike (dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore).

Përkufizime të tjera mbi fenë

Shkak, parim, ose sistem besimesh të mbajtura me bindje ose ndjenjë të fortë, si dhe adhurimi i Perëndisë ose mbinatyrores.
Një besim i fuqishëm në një fuqi ose disa fuqi te mbinatyrshme që mbikqyrin fatin njerëzor; institucion i të shprehurit të besimit në një fuqi hyjnore.
Besimi dhe nderimi ne fuqira ose nje fuqi te mbinatyrshme te menduar si krijues dhe mbarvajtës i gjithesise. Nje sistem vetjak ose i instituticionalizuar ne nje besim dhe adhurim te tille. Jeta ose kushtezimi i nje personi ne nje urdher fetar. Nje teresi besimesh, vlerash, dhe praktikash te bazuara ne mesimet e nje udheheqesi shpirteror.
Marrdhenie e qenieve njerzore me nje Perendi ose perendite ose me gjithcka qe ata e mendojne te shenjte ose, ne disa raste, thjesht te mbinatyrshme.
Feja është nje sistem mendimi, ndjenje, dhe veprimi qe ushtrohet nga nje grup dhe qe u jep anetareve nje synim perkushtimi; nje norme e sjelljes nga e cila individet mund te gjykojne pasojat vetjake dhe shoqerore te veprimeve te tyre; dhe nje model drejtues me te cilin individet mund te lidhen me grupin e tyre dhe gjithesine e tyre.
Nje shkak, parim, ose veprimtari e ndjekur me zell ose perkushtim te ndergjegjshem.
♛Melody♛
♛Melody♛

Feja.. Coolte21

Shteti Shteti : Feja.. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi