AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trekëndëshi misterioz i Bermudës

Shko poshtë

Trekëndëshi misterioz i Bermudës   Empty Trekëndëshi misterioz i Bermudës

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 06, 2013 7:55 pm

Trekëndëshi misterioz i Bermudës

Ka të tillë që zhdukjen e avionëve e të anijeve e shpjegojnë me forca mistike, dhe me ndërhyrjen e ‘gjallesave jashtëtokësore’, por shkenca demanton këte, duke shpjeguar se zhdukja është rezultat ligjeve të fizikës dhe fenomeneve natyrore.Trekëndëshi i Bermudës ndryshe njihet edhe me emrin ‘trekëndëshi i dreqit’. Ai është një rajon që shtrihet në veriperëndim të Oqeanit Atlantik dhe njihet si vendi, në të cilin vazhdimisht janë zhdukur aeroplanë e anije të ndryshme.
Sipas disave zhdukjet shkaktohen nga akte natyrore, ndërkohë që të tjerët fajin për ‘zhdukjet misterioze’ ia kanë lënë gabimeve njerëzore!
Ka të tillë që zhdukjen e avionëve dhe të anijeve e kanë shpjeguar me ndërhyrjen e ‘gjallesave jashtëtokësore’, por ka edhe aso që thonë se deri te humbja pa gjumë e tyre është rezultat i ligjeve të fizikës dhe ‘vakumeve ajërore’ që krijohen në trekëndëshin e Bermudës.
Racionalistët thonë se një numër i madhë i aksidenteve dhe zhdukjeve, që kanë ndodhur në trekëndëshin ‘Bermude’, janë dokumentuar si ngjarje që mund të kishin ndodhur në çdo pjesë të hapësirave ajrore e oqeanike.
Trekëndëshi, siç dihet, është hapësira mes Floridës, San Juanit dhe Puerto Ricos. Për të thenë se është një ndër pjesët më të vështira dhe më të rrezikshme për lundrim. Është dokumentuar në shumë raste se shkaktarë të ‘humbjes pa gjurmëÇ të anijeve janë rrymat e fuqishme ujore dhe ajërore, që nuk janë të rralla në këtë rajon.
‘Kristofer Kolombo ishte personi i parë, i cili konstatoi diçka të çuditshme në zonën rreth Floridës dhe Bermudeve duke thënë që ai dhe ekuipazhi i anijes që ndodhej me të, kishin vërjetur drita të pazakonta në horoziont dhe flakë në qiell derisa po kalonin në afërsi të trekendëshit. Ai gjithashtu kishte shkruar në ditarin e tij për lëvizjet e çuditshme të busullës gjatë kohës sa ndodheshin brenda trekëndëshit’, kanë shkruar në vazhdimësi autorë të shumtë.
Për herë të parë, për ‘legjendën’ e trekëndëshit të Bermudeve kishte shkruar në shtator të vitit 1950, agjencia botërore e lajmeve Associated Press. Më 1952 revista ‘Furtune’ publikoi shkrimin me titull: “Misteri detar prapa derës sonë”, ndërkohë që pas tij revista ‘American Legion’, raportoi për zhdukjen e aeroplanit të njohur me kodin Flight 19.
Sipas ‘American legion’, fjalët e fundit të regjistruara nga piloti i aeroplanit ishin ‘“po futet ujë i bardhë, asgjë nuk është normale. Ne s’e dimë ku jemi… Jo uji qenka i gjelbërt, jo është i bardhë..”.
Aksidenti i aeroplanit ’ Flight 19’ ishte njëri në zingjirin e shumë aksidenteve, që pasua n pas tij. Nuk do mend ato raportoheshin nga mediat, dhe shpeshtësia e ‘zhdukjes pa gjurmë e avionëve, por edhe e anijeve’ bëri që hapësira ku ndodhnin ato të titullohet në media si “Trekëndëshi i Vdekjes së Bermudës”.
Studiuesi, i quajtur Kusche, kishte deklaruar më 1970 se ‘numri i aksidenteve nuk kishte aq i madh sa thuhej’ dhe ka shtuar se ‘një pjesë e mirë e këtyre aksidenteve ishin pasojë e një zone që njihet per stuhi tipike tropikale’. Me Kuche, atëbotë ishin pajtuar shumë studiues, pos tjerash edhe autoritetet e ‘Rojës Bregdetare’ në SHBA, që kanë përjashtuar ‘shkaktarët mistikë’ të zhdukjes së aeroplanëve dhe anijeve në trekëndëshin Bermude.
Deklarimet e shkencëtarëve dhe ato të zyrtarëve, megjithatë nuk kanë ndalur skeptikët, si Ernst Tave ose Barry Singer, që të insistojnë se ‘zhdukjet po ndodhin për shkak të forcave mistike’. Nuk do mend, deklarimet e tilla janë më profitabile dhe më atraktive për mendjen e njeriut. Ato kanë qenë inspirim i shumë autorëve e producentëve, që të dalin me publikime, e madje edhe filma për zhdukjet ‘misterioze’.
Ndër aksidentet më të famshme të cilat kanë nxitur shkrime e polemika nga më të ndryshimet në lidhje me trekëndëshin veçohen: Flight 19, Mary Celeste, Ellen Austin, Spray, Douglas DC-3, Star Tiger and Star Ariel, SS Marine Sulphur Queen dhe shumë të tjera.
Fenomene analoge me ato të Trekëndëshit të Bermudeve janë evidentuar edhe në zonat e njohura si trekëndëshi i Alaskës dhe trekëndëshi i Michiganit. Falë teknologjisë, sot është e qartë se rajonet e tilla nuk kanë të bëjnë as me mistikën e as me paranormalen. Ato janë fenomene natyrore, që po e humbin ‘betejën’ karshi zhvillimeve teknologjike. Teknologjia ka bërë që fluturaket, por edhe anijet, ti përballojnë më me lehtësi ndikimet e natyrës, prandaj edhe numri i aksidenteve po zvogëlohet dita ditës.
Se trekëndshi shumë i mistifikuar i Bermudeve, nuk është asgjë e pazakontë, dëshmojnë edhe faktet se nëpër këtë zonë në baza vjetore ndodhin mbi 50.000 fluturime. Pos tjerash, po në këto zona strehohen rregullisht me miliona turistë nga e gjithë bota
♛Melody♛
♛Melody♛

Trekëndëshi misterioz i Bermudës   Coolte21

Shteti Shteti : Trekëndëshi misterioz i Bermudës   Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi