AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zëri I Elhaidas Detyron Italianët Të Mësojnë…Shqip!

Shko poshtë

shqip - Zëri I Elhaidas Detyron Italianët Të Mësojnë…Shqip! Empty Zëri I Elhaidas Detyron Italianët Të Mësojnë…Shqip!

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 04, 2013 10:15 pm

shqip - Zëri I Elhaidas Detyron Italianët Të Mësojnë…Shqip! Acde7eee-0e2f-4774-ae1c-08dcca2a1459-0-

Zëri i Elhaidas detyron italianët të mësojnë…shqip! Elhaida Dani, shqiptarja që me zërin e saj drithëroi Italinë, duke rrëmbyer trofeun me 71% të votave, ka pushtuar përditë mediat shqiptare, vizive e të shkruara, por ka folur me fare pak prej tyre, duke përsëritur vazhdimisht emocionet e papërshkrueshme dhe vijimësinë e saj të punës në vendin fqinj. Intervistat më të plota kanë mundur t’ia marrin gazetarët italianë që kanë qenë aty, pranë saj, në momentet më të bukura të jetës.

Çfarë ndjesie është të jesh fituese e një talent-show të madh në një vend të huaj?

Është e mrekullueshme. Druhesha mos kombësia do më penalizonte në një farë mënyrë por jo, programi, mbi të gjitha vuri zërin dhe, në fakt, autorët vazhdimisht më kanë qetësuar, duke më thënë se nacionaliteti nuk do të ndikojë. Mendoj se në përgjithësi arti duhet të shkojë përtej kartës së identitetit apo pasaportës dhe italianët që më kanë votuar, e kanë kuptuar këtë. Gjithsesi, unë jam rritur me muzikën italiane, ime më ma ka mësuar këtë gjuhë qysh kur isha fëmijë… pastaj, unë tashmë jetoj në Formia.

Pse nuk ke marrë pjesë në edicionin shqiptar të “The Voice”?

Doja. Por meqenëse kisha fituar “Top-Fest” nuk ishte e mundur, sepse në vendin tim jam tashmë e njohur. Ishte meritë e miqve të mi nga Formia që mbërrita deri këtu. Kisha provuar edhe më parë tek “Amici”, por nuk mbërrita askund, megjithatë nuk dua të fajësoj askënd, sepse ndoshta kënga që kisha prezantuar atje nuk ishte në lartësinë e duhur.

Duket që italishtja juaj është përmirësuar ndjeshëm…

Është e vërtetë, që kur kam ardhur në Itali, nga fundi i dhjetorit, gjuha është përmirësuar, tani flas siç më dëgjoni… (qesh)

Ishe e vetmja që prezantove këngën e re në anglisht…

Kjo ndodhi vetëm sepse nuk arritëm në kohë të gjenim një tekst në italisht për këngën e profesor Cocciante-s, por po punojmë dhe në diskun që do të regjistrojmë do të jetë në italisht edhe ai. Rrini të qetë, sepse do të ketë edhe këngë të tjera në italisht. Do t’ju çudisë, gjithçka do të jetë ndryshe nga këngët që më keni parë të këndoj në “The Voice”.

Gjatë spektaklit, Cocciante tha se të mund të këndosh këngë të çdo zhanri, cili është i preferuari yt?

Kam një dobësi për Beyonce, por më pëlqen në tërësi muzika e bukur. Do doja shumë të këndoja me të, por edhe në Itali me Minën apo Anna Oxa, që në Shqipëri është shumë e famshme.

Për “Sorrisi” the se Margherita është kënga më e bukur e të gjitha kohërave. Ç’efekt kishte ta këndoje me autorin?

Të papërshkrueshëm! Në Shqipëri jemi rritur me këtë këngë, e njohin të gjithë dhe, ta këndoja në skenë me Cocciante-n, ishte më shumë se bukur, ishte momenti më i bukur i mbrëmjes, e dini sa herë e kam parë ta këndonte në TV apo youtube?! Kam qenë vërtet e nderuar që e kam kaluar gjithë këtë rrugë përkrah tij. Më ka bërë të kuptoj shumë gjëra nga muzika dhe se sa e rëndësishme është të përcjellësh emocionet.

A mendon se bukuria është pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje?

Jo, dhe ky është një mesazh për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të shkojnë më tej. As pamja fizike dhe as kombësia nuk duhet të pengojë askënd. Duhet të këndojnë, nëse është kjo gjëja që duan.

Meqë ke studiuar muzikë, a do ketë edhe këngë të tuat në album?

Gjërat e mia, ato që shkruaj, nuk ia tregoj askujt. Po arrita të bind veten dhe ndonjë tjetër që t’i dëgjojë, ku i dihet… edhe mund të ketë.
♛Melody♛
♛Melody♛

shqip - Zëri I Elhaidas Detyron Italianët Të Mësojnë…Shqip! Coolte21

Shteti Shteti : shqip - Zëri I Elhaidas Detyron Italianët Të Mësojnë…Shqip! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi