AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liljana Shefqata: Orakulli i zgjedhjeve më 23 qershor

Shko poshtë

Liljana Shefqata: Orakulli i zgjedhjeve më 23 qershor Empty Liljana Shefqata: Orakulli i zgjedhjeve më 23 qershor

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 04, 2013 9:52 pm

Liljana Shefqata: Orakulli i zgjedhjeve më 23 qershor

Një parashikuese e fatit, me aktivitet të ligjëruar në zemër të Tiranës, tashmë nuk shikon vetëm të ardhmen… Qendrat elektorale të ngritura nëpër lagjet e ndryshme të kryeqytetit e kërkojnë për të parashikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, përpara se votuesit të thonë fjalën e tyre të fundit më 23 qershor
Oktapodi Paul mbahet mend nga të gjithë… Sepse u bë i famshëm jo vetëm për parashikimin e saktë të rezultatit të ndeshjeve në Kupën finale “Afrikë e Jugut 2010”, por ngase mori shpejt vendin e një orakulli të mirëbesuar jo vetëm nga tifozët e futbollit!
Në ditët e sotme, duket se njerëzit po priren të jenë më pak racionalë, duke i besuar gjithnjë e më shumë teorive të astrologëve, të ashtuquajtur parashikues të fatit. Liljana Shefqata është një prej këtyre të fundit, por që aktivitetin e saj e ka plotësisht të ligjëruar, në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit. Teknikat janë dy: Letrat tarot, ose të interpretuarit e një filxhani kafeje. Por, përtej nevojës për të parashikuar fatin, të ardhmen, në Tiranë kanë nisur të shfaqen ithtarë të flaktë të politikës, që kanë sytë e zemrën në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare deri më 23 qershor. Ditë pas dite, qendra elektorale të spektrave të ndryshme politike, që kanë “mbirë” thuajse në të gjitha lagjet e Tiranës e më gjerë, kanë nisur të kërkojnë asistencën e astrologes Liljana, e diplomuar në Greqi për kërkime shpirtërore dhe astrologji, për të parashikuar se kush i fiton zgjedhjet, e majta apo e djathta shqiptare. Këto ditë të nxehta të fushatës elektorale, përveç klientëve meshkuj dhe femra që i vijnë në ambientin e punës së saj, 59-vjeçarja e ka zëvendësuar aktivitetin edhe në qendra të ndryshme elektorale, duke parashikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Jo vetëm fati, por edhe rezultati i zgjedhjeve
Më parë, as nuk e kishte çuar ndërmend politikën… Përfshirja përmes punës së saj në atë që mund të konsiderohet një parashikim i përafërt i rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri më 23 qershor, ishte një nga ato kërkesat që i erdhën rastësisht. Nisur edhe nga fakti që ambienti i saj i punës është krejtësisht i dukshëm, në një zonë të populluar pranë Tiranës së Re, zyrat e ndryshme elektorale që janë hapur në lagjen pranë zyrës së saj, duket se e kanë pikasur Liljanën, ndaj dhe kanë nisur të kërkojnë asistencën e saj si astrologe, duke e thirrur nëpër qendra të ndryshme, për të interpretuar ndonjë filxhan kafeje, apo parashikim më të detajuar, përmes 36 letrave tarot. Çështje kureshtie? Kjo pak rëndësi ka në momentin që asaj i duhet thjesht të bëjë punën… “Nëpërmjet telefonave, ose edhe me individë që paraqiten personalisht në zyrën time, zyra elektorale të së majtës, ose të së djathtës, kryesisht kërkojnë që t’u bëj ndonjë parashikim të mundshëm të zgjedhjeve. Natyrisht që unë nuk dua të krijoj konflikte me ngjyrime politike, dhe shpesh nuk e them me zë të lartë parashikimin, sepse mund të ketë edhe të pakënaqur në radhët e të interesuarve. Bëj kujdes, në ato çka shpreh, por duke u thënë gjithmonë të vërtetën”, thotë astrologia Shefqata. Ndaj edhe gjatë intervistës, ajo nuk dëshiron ta shprehë publikisht fituesin e zgjedhjeve parlamentare, sipas parashikimit personal, të cilin e ka kryer kohë më parë. Parashikimi përmes 36 letrave tarot, ku secila prej tyre ka një interpretim specifik sipas figurave dhe mesazhit të shkruar në gjuhën gjermane, është një nga metodat e punës së Liljanës, që i bashkëngjitet natyrshëm edhe bisedës me klientin që qëndron përballë saj. Në shumicën e herëve, ajo nuk i njeh personat që i vijnë në zyrë, ndaj dhe i duhet të merret edhe me tipologji të ndryshme njerëzish, qoftë për nga formimi intelektual e profesional, por edhe nga origjina. Në radhët e të interesuarve nuk ka vetëm vajza të reja që diç duan të mësojnë më tepër për ndonjë djalosh që u ka zënë zemrën, apo që e konsiderojnë partnerin aktual. Shumë syresh kërkojnë të zbulojnë nëse gruaja apo burri ka ndonjë të dashur. “Kohët e fundit më ka ndodhur shpesh që pasi gruaja ka dalë nga ambienti im i punës, ku i kam parë letra ose filxhan, pas pak minutash troket i shoqi dhe me një shumë parash në dorë më lutet t’i tregoj të vërtetën nëse e shoqja i ka apo jo të dashur… Përballem çdo ditë me raste nga më të çuditshmet, por kjo është edhe sfida e të qenit parashikuese e fatit. Duhet të godas me të vërtetën, nëpërmjet njohjes së personit, karakterit, të kaluarës së tij, bashkë me pritshmëritë për të ardhmen”, thekson 59-vjeçarja.
Astrologjia, dhunti e vegjëlisë
Është e ditur thuajse nga të gjithë. Në momente kritike apo delikate të jetës së gjithkujt prej nesh, përveç arsyes e racionalitetit, ekziston prirja për t’i besuar edhe teorisë së parashikueseve të fatit që qarkullojnë sot jo vetëm në Tiranë, por edhe të shpërndara nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Por, identifikimi i tyre është sforcim më vete… Ose duhet të jetë një sugjerim i saktë i ndonjë mikeshe të mundshme, ose të paktën dikush duhet t’i ketë testuar më herët njohuritë, dhuntitë e parashikuesit/es së fatit, duke i plotësuar edhe pritshmëritë.
Por, në dallim nga të ngjashmit e saj, aktiviteti si astrologe e Liljanës zhvillohet në dritë të diellit prej gati një viti, në një ambient në afërsi të zonës së Tiranës së Re. Tek e fundit, ajo nuk ka gjë për të fshehur. Të parit e filxhanit për të ka qenë qysh herët dhunti e vegjëlisë, kur ia rrëmbente gjyshes nga dora, pasi ajo kishte konsumuar kafenë. Nisi si një argëtim, që u profilizua në vitet e emigrimit bashkë me familjen në Greqi. Kursi profesional për kërkime shpirtërore dhe astrologji e pajisi me diplomë, ndërsa aktivitetin ajo e licencoi në Tiranë, ku edhe e ka përqendruar punën e përditshme. “Fare mirë mund të kisha zgjedhur ta bëja punën edhe në shtëpi, ku njerëzit të më gjenin me të pyetur, ose me sugjerime. Por, kjo është puna ime, dhe pa të unë nuk bëj dot. Dua të jem profesioniste dhe e besueshme në ato që them, duke mos mashtruar njerëzit, por duke u shprehur të vërtetën, qoftë edhe e hidhur… Në zyrën time vijnë edhe njerëz që duan të dinë nëse u kanë bërë magji, nëse i ka kapur syri i keq, apo edhe kur mund të vuajnë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme. Prandaj më pëlqen puna ime, sepse çdo ditë kam befasi, duke u përballur me histori njerëzore nga më të ndryshmet”, përfundon astrologia Liljana Shefqata.
ERMIRA ISUFAJ
♛Melody♛
♛Melody♛

Liljana Shefqata: Orakulli i zgjedhjeve më 23 qershor Coolte21

Shteti Shteti : Liljana Shefqata: Orakulli i zgjedhjeve më 23 qershor Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi