TRIDHJETË PROCESET GJYQËSORE MË TË ÇUDITSHËM NË BOTË!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1

Për të fituar para, njerëzit përgjithësisht punojnë. Punë të ndryshme, të ligjshme a të jashtëligjshme. Por ka dhe njerëz më me fantazi, të cilët preferojnë të fitojnë në mënyrë më të shpejtë, pa u lodhur e pa rrezikuar, pavarësisht pretendimeve të tyre për dëme morale, emocionale e fizike. Ata ngrenë padi, hedhin në gjyq individë e kompani duke kërkuar shuma marramendëse për arsye që mund të bëjnë edhe për të qeshur.
Kjo është arsyeja pse proceset gjyqësore të përmendura këtu, klasifikohen si 30 paditë më qesharake që ekzistojnë. Paditë gjyqësore janë nga më të çuditshmet dhe të paditurve në pjesën më të madhe të rasteve zor se u ka ardhur për të qeshur kur janë përballur me shifrat që duhet të paguajnë, pa e ditur realisht pse. Siç është rasti i një gruaje, e cila ka paditur dyqanin nga ku sapo kishte dale, sepse ishte “sulmuar” nga një shpend. Shpendi nuk vinte nga dyqani, vinte nga qielli. Por ama, ndodhej në hapësirën që logjikisht, sipas gruas, i përkiste dyqanit. Një person tjetër ka ngritur padi kundër basketbollistit Michael Jordan, sepse i ngjante atij dhe për këtë arsye kishte pësuar shpesh herë në jetë shok emocional. Dhe në një pjesë të madhe rastesh këta “paditës” arrijnë të fitojnë shuma marramendëse, por ka dhe raste, kur trupi gjykues ka vendosur ta hedhë çështjen poshtë duke i prerë në mes “shpresat e mëdha” të këtyre njerëzve.
1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan
Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.
2. Ngre padi pasi ngecet në shtëpinë që po grabiste
Në tetor 1998, Terrence Dickinson në Pensilvani po dilte nga shtëpia që sapo kishte përfunduar së grabituri, nëpërmjet garazhit. Ai nuk mundi ta ngrinte portën e garazhit pasi hapësi automatik nuk funksiononte. Ai mbeti i mbyllur një javë aty sepse familja e shtëpisë ishte për pushime. Kështu ai hodhi në gjyq shoqërinë e sigurimeve të pronarit të shtëpisë me pretendimin se situata i kishte shkaktuar gjendje ankthi. Juria ra dakord t’i paguante gjysmë milioni dollarë.
3. Hedh në gjyq shkollën se e quajnë “gei”
Një adoleshent në një qytet të vogël në Kansas Siti, SHBA, pas vitesh të tëra ofendimesh nga shokët e klasës që mendonin se ishte gei arriti të përfitonte 440 mijë dollarë. Marrëveshja u arrit ndërmjet shkollës dhe 18-vjeçarit, Dylan Theno i cili ngrit padi në vitin 2004. Pasi u vërtetua se nuk ishte gei, ai mori dëmshpërblim për dëmin moral që i ishte shkaktuar.
4. Pengohet tek një fëmijë, thyen këmbën
Në janar të vitit 2000, Kathleen Robertson në Teksas mori një dëmspërblim prej 780 mijë dollarësh nga juria e gykatës, pasi kishte thyer kyçin e këmbës kur ishte penguar tek një fëmijë në një dyqan mobiliesh. Pronarët e dyqanit mbetën të habitur nga vendimi duke pasur parasysh se fëmija ishte i zonjës Robertson.
5. Hedh në gjyq pasi e kafshoi qeni, të cilin e ngacmoi
Në tetor të vitit 1999, Jerry Williams mori 14 mijë dollarë shpërblim dhe kompensim për shërbimet mjekësore pasi e kafshoi qeni i komshiut. Qeni ishte në kopshtin e të zotit dhe juria ishte e mendimin se Willimas e kishte provokuar duke i gjuajtur me pistoletë me saçme.
6. Hedh në gjyq restorantin se rrëshqet në lëngun e derdhur
Në maj të vitit 2000, një restorant në Filadelfia mori urdhër që t’i paguante një klienteje 113.500 dollarë pasi ajo kishte rrëshqitur në lëngun që ishte derdhur në dysheme dhe kishte thyer këmbën. Pija ndodhej në dysheme sepse para 30 sekondash viktima ia kishte hedhur në surrat të dashurit të saj pas një zënke.
7. Hedh në gjyq lokalin pasi bie nga dritarja e tualetit
Në dhjetor të vitit 1997, Kara Walton në SHBA hodhi në gjyq pronarin e një klubi nate pasi ishte rrëzuar nga dritarja e tualetit dhe kishte thyer dhëmbët. Ajo ishte ngjitur në dritare sepse nuk donte të paguante shërbimin prej 3.50 dollarësh. Gjykata e dëmshpërbleu me 12 mijë dollarë.
8. Hedh në gjyq kompaninë pasi përplaset
Në nëntor të vitit 2000, një person bleu një makinë-shtëpi “Winnebago”. Ndërsa po ecte në autostradë ai vendosi që të linte timonin e të shkonte në pjesën e pasme për të bërë kafe. Ndërkohë makina-shtëpi humbi kontrollin dhe u përplas. Kështu ai hodhi në gjyq kompaninë pasi ajo nuk e këshillonte në manualin e përdorimit që të mos kryente një veprim të tillë. Si përfundim fitoi rreth dy milionë dollarë dhe një makinë-shtëpi të re.
9. Hedh në gjyq parkun se nuk e paralajmëron për vetëtimat
Shawn Perkins u godit nga vetëtimat në një park në Ohajo, SHBA. Menjëherë ai mori avokatin dhe u gjend në sallën e gjyqit me një padi kundër parkut, ku kërkon dëmshpërblim. Arsyeja? Sepse njerëzit duhet të paralajmëroheshin që të mos lëviznin në kohë me bubullima.
10. Hedh në gjyq fast-food-in se ishte i shëndoshë
Caesar Barber, 56 vjeç nga Nju Jorku është obez dhe për këtë fajëson fast-food-et që, sipas tij, e kanë detyruar të hajë ushqimin e tyre pesë herë në javë. Ai ka ngritur padi kundër “McDonalds”, “Burger King”, të cilit sipas tij kanë përfituar prej tij dhe nuk e kanë paralajmëruar se ushqimi i tyre nuk është i shëndetshëm.
11. Hedh në gjyq shkollën e vjetër se e kishte përjashtuar nga skuadra e bejsbollit
Cole Bartiromo, 18 vjeç u bë milioner në tregun e bursës, por policia federale ia konfiskoi gjithë paratë me pretendimin se kishte mashtruar. Pas kësaj, shkolla nuk e lejoi që të merrte pjesë në skuadrat sportive. Ai e hodhi në gjyq shkollën pasi, sipas tij, ai pretendonte të ndiqte një karrierë si lojtar bejsbolli dhe për këtë kërkon një kompensim prej 50 milionë dollarësh, që i bie të jetë shuma që ai do kishte fituar si rrogë nëse do kishte vazhduar të luante.
12. Prifti hedh në gjyq viktimën se thyen marrëveshjen
Priftim David Hanser ishte ndër të parët priftërinj që u përfshinë në një skandal seksual me të mitur. Në vitin 1990, ai hodhi në gjyq një prej viktimave të tij duke kërkuar një shumë prej 65 mijë dollarësh. Viktima i kishte bërë thirrje kishës që të mos e lejonte Hanser-in që të punonte me fëmijë, dhe ky i fundit e hodhi në gjyq se sipas marrëveshjes ai nuk duhet të fliste për këto gjëra.
13. Hedh në gjyq fqinjin, të cilit po i vidhte
Në qershor të vitit 1998, 19-vjeçari Carl Truman në Los Anxhelos fitoi një shumë prej 74 mijë dollarësh, si dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore pasi fqinji i tij i kishte shkelur dorën me makinën “Honda Accord”. Truman s’e kishte vënë re se në makinën, së cilës po tentonte t’i vidhte gomat, ndodhej shoferi.
14. Fle në magazinë, hedh në gjyq punonjësit
Një 44-vjeçare, e cila kishte humbur shtëpinë për shkak të kredisë i vendosi gjithë plaçkat e saj në një magazinë, ku depozitoheshin mallra. Por ndërsa një natë ajo gjendej aty “duke kërkuar për disa letra”, punonjësit, sipas saj kishin mbyllur derën dhe ajo kishte mbetur brenda, duke fjetur aty. Edhe pse juria vendosi se faji ishte i Hudson, vendosi t’i jepte një shumë prej 100 mijë dollarësh.
15. Hedh në gjyq ruajtësen e qenit
Doug Baker, 45 vjeç hodhi në gjyq ruajtësen e qenit pasi kafsha e shtëpisë ishte arratisur. Sipas Baker-it, biznesi i tij falimentoi, pasi gjithë kohën e tij ai ia kushtoi kërkimit të qenit të tij të dashur. Pasi e gjeti qenin ai kërkoi nga ruajtësja e qenit 160 mijë dollarë për humbjet materiale dhe emocionale.
16. Polici vret gabimisht, hedh në gjyq kompaninë “Taser”
Oficerja Marcy Noriega qëlloi për vdekje një të prangosur në pjesën e pasme të makinës duke menduar se po e qëllonte me elektroshok. Pasi kësaj ajo hodhi në gjyq kompaninë e pajisjeve të elektroshokut pasi çdo polic mund të ngatërrojë një pistoletë me një pajisje elektroshok.
17. Hedh në gjyq shkollën për pezullimin 10-ditor
Një nxënës i një shkolle të mesme në SHBA, i cili është edhe atlet ka hedhur në gjyq shkollën, e cila e ka pezulluar për përdorim kokaine. Por në padi, ai pretendon se ia kanë vënë kokainën në hundë. Sipas tij, kokaina i është vënë në hundë në mes të klasës, për shkak të performancës së tij të shkëlqyer akademike.
18. Hedh në gjyq njeriun me të njëjtin emër
Kompania e bejsbollit i pagoi Mark Guthrie, 43 vjeç rrogën, në vend që këto para t’ia jepte Mark Guthrie, 38 vjeç. Kompania i ngatërroi të dy personat me të njëjtin emër dhe i pari pranoi t’i merrte paratë, madje kërkoi një vërtetim me shkrim se nuk do kishte probleme që kishte marrë 300 mijë dollarë më tepër. Por kompania në vend që të plotësonte kërkesën e tij, e hodhi në gjyq.
19. Hedh në gjyq revistën e konsumatorëve
Kompania “Sharper Image”, e cila shet filtra ajri hodhi në gjyq revistën “Consumer Reports” pasi ajo shkruante se këto filtra nuk e kryenin si duhet funksionin e tyre. Kompania u ankua se revista nuk kishte kryer një testim të drejtë. Mirëpo kjo kompani nuk ishte me fat, madje gjykata i kërkoi të paguante 400 mijë dollarë që ishin shpenzimet e gjyqit të revistës.
20. Hedh në gjyq “General Motors”
Edith Morgan, nëna e yllit të futbollit Derrick Thomas, i cili vdiq në një aksident me makinë tha se djali i tij vdiq sepse tavani i makinës u shkëput dhe i ra në kokë, jo sepse makina u rrëzua në autostradë. Ajo hodhi në gjyq “General Motors” dhe kërkoi më shumë se 100 milionë dollarë. Por gjykata nuk e pa të arsyeshme t’i jepte asaj asnjë kacidhe.
21. Hedh në gjyq radion
Tanisha Torres hodhi në gjyq radion “Shack” pasi folësi e kishte gërmëzuar gabim emrin e qytetit të saj në faturën e telefonit. Ajo nuk i kërkoi madje që ta ndërronte, por thjesht ngrit padi. Torres pretendoi në sallën e gjyqi se ishte ndier në siklet dhe i kishte ardhur turp kur kishte parë emrin e qytetit në faturën e telefonit dhe kërkon një shumë të papërcaktuar si dëmshpërblim.
22. Hedh në gjyq kompaninë se nuk jep instruksione për rripin e sigurimit
Mary Ubaudi ishte pasagjere në një makinë që u përfshi në një aksident. Ajo ia hodhi fajin kompanisë “Mazda Motors”, nga e cila ishte blerë makina. Ajo kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se kompania nuk ofronte instruksionet e duhura për përdorimin e rripit të sigurimit.
23. Hedh në gjyq David Copperfield
Christopher Roller i cili është i pasionuar pas magjisë ka hedhur në gjyq David Copperfield-in. Në një padi ai i kërkon atij që t’i tregojë sekretet e tij ose përndryshe t’i paguajë dhjetë përqind të fitimeve të tij përgjatë gjithë jetës, të cilat mund të arrijnë në 50 milionë dollarë. Sipas Roller, ai është Zot dhe aftësitë që përdor Copperfield nuk janë të natyrshme, ndaj i përkasin Zotit (Roller).
24. Hedh në gjyq komshinjtë, pasi trembet prej tyre
Dy fqinjë adoleshentë gatuan biskota për komshinjtë e tyre, por akti i tyre nuk u mirëprit. Renea Young u tremb, kur i dëgjoi teksa ecnin në verandën e shtëpisë së saj. Ata i kërkuan falje me shkrim, por Young i hodhi në gjyq gjithsesi duke kërkuar 3000 mijë dollarë. Kur mori vetëm 900 dollarë ajo “bëri namin” nëpër gazetat lokale, ndërsa tani çuditet që i gjithë qyteti nuk e sheh dot me sy.
25. Hedh në gjyq bankën se e lë pa gjumë
Pasi Barnard Lorence tërhoqi më shumë para se ç’kishte në llogari nga banka, u detyrua të paguante me këste mujore borxhin. Kështu, ai vendosi të ngrinte një padi kundër bankës, pasi sipas tij i kishte shkaktuar stres dhe dëshpërim, si dhe prej kësaj kishte humbur gjumin. Me siguri, dy milionë dollarët që ai kërkon, mund t’ia kthejnë sërish gjumin.
26. Hedh në gjyq dyqanin se lejon zogjtë të fluturojnë
Rhonda Nichols thotë se një zog i egër e kishte sulmuar ndërsa sapo kishte dalë nga dyqani i pajisjeve shtëpiake në Illinois, SHBA. Pas këtij incidenti, ajo vendosi se duke qenë se ajo ndodhej pranë dyqani, duhet të ishte ai përgjegjës për “sulmin” e shpendit. Ajo nuk iu ankua dyqanit, por depozitoi menjëherë një padi kundër tij, ku kërkonte 100 mijë dollarë. Çështja u pezullua nga gjykata.
27. Hedh në gjyq kompaninë telefonike
Michelle Knepper gjeti numrin e një doktori në librin telefonik dhe vazhdoi procedurën e operacionit plastik edhe pse ai ishte dermatolog, ndërkohë që asaj i duhej një kirurg plastik. Pasi komplikacioneve, ajo u ankua se një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur asnjëherë nëse nuk do e kishte gjetur numrin në bllokun telefonik. Kë hodhi në gjyq ajo? Kompaninë telefonike dhe fitoi 1.2 milionë dollarë.
28. Hedh në gjyq punonjësit e shpëtimit që i shpëtuan jetën
Barbara Connors, ndodhej në një makinë, të cilën po e ngiste dhëndri i saj 70-vjeçar kur makina ra në lumin e Konektikatit, SHBA. Polumbarët mbërritën menjëherë në vendngjarje duke i shpëtuar jetën, por Connors pësoi dëmtim në tru për shkak të zhytjes në ujë. Kë duhej të hidhte në gjyq? Shoferin? Sigurisht jo. Punonjësit e shpëtimit ishin objektiv më i arsyeshëm.
29. Hedh në gjyq dyqanin për shkak të ngjitëses në tualet
Bob Dougherty hodhi në gjyq dyqanin “Home Depot” pasi dikush kishte vënë ngjitëse në tualet. Por kjo shaka nuk rezultoi e këndshme për Dougherty, i cili pësoi dëmtime nga ngjitje. Edhe pse ai u shpreh se ky nuk ishte faji i dyqanit, “Home Depot” i ofroi dy mijë dollarë. Dougherty u shpreh se oferta ishte “fyese” dhe ngrit padi, ku kërkonte 3 milionë dollarë.
30. Hedh në gjyq spitalin
Tre motrat Bird hodhën në gjyq doktorët e një spitali pasi ato kishin parë doktorët që shkonin me nxitim në dhomën e së ëmës. Kjo, sipas tyre u kishte shkaktuar atyre stres të madh pasi kishin menduar se diçka nuk po shkonte si duhej me shëndetin e nënës së tyre. Gjyqi zgjati për shumë kohë deri sa mbërriti në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, e cila vendosi ta hidhte çështjen poshtë./Lajm24.info/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi