AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbuloni 4 aleatët e dietave dhe palestrës...

Shko poshtë

Zbuloni 4 aleatët e dietave dhe palestrës...   Empty Zbuloni 4 aleatët e dietave dhe palestrës...

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 4:54 am

Zbuloni 4 aleatët e dietave dhe palestrës...

Nëse dëshironi të bëni një pushim nga dietat dhe fitnesi, provoni këto kater alternativa argëtuese për të qëndruar në formë.

Ndër dietat e shpeshta që ndjekim dhe ushtrimet e fitnesit që jemi të detyruar t’i bëjmë për të tonifikuar dhe për të humbur peshë, një ditë pushimi është e detyrueshme. Por lajmi i bukur është që në ditët tona të lira nga dietat dhe fitnesi, mund të fitohen të njëjtat benefite vetëm nëpërmjet një qeshje të thjeshtë dhe jo vetëm…

Qeshni për të humbur peshë

Studimet e kryera nga dr.Lee Berk (Universiteti Loma), thonë se të qeshësh shpesh, në organizmin tonë, ka të njëjtat efekte të ngjashme me ato të një seance palestre të moderuar. Gjithashtu, një e qeshur me shpirt përmirëson humorin, sistemin imunitar, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin e tmerrshëm. Studiuesit e Universitetit të Maryland, të shkollës së mjekësisë, kanë zbuluar se të qeshësh është një ushtrim i mirë për zemrën. Kërkimi i tyre sugjeron që 15 minuta qeshje në ditë ndihmojnë enët e gjakut të funksionojnë më mirë, ndërsa ju do të keni të njëjtat përfitime shëndetësore të ngjashme me një stërvitje në palestër.

Kokoshka: ushqim dietik

Nëse nepsi i urisë është në rritje, provoni të hani kokoshka. Në fakt, kokoshkat janë e njëjta alternativë e atyre ushqimeve të lehta, jo të pasura me shumë kalori dhe sheqerna, që do të shkatërronin dietën. Joe Vinson, një studiues i Universitetit të Scranton, ka zbuluar që kokoshkat përmbajnë pothuajse dyfishin e cilësisë së antioksidantëve të përfshira te frutat dhe perimet. Po ashtu, kokoshkat, përveçse janë me bazë të ulët kalorike, janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Çokollata: një antioksidant perfekt

Lajme të mira për adhuruesit e çokollatave. Shkencëtarët kanë zbuluar se sasitë e vogla të çokollatës së errët janë një ndihmë mjaft e madhe për shëndetin tonë. Hulumtuesit e Wayne State University kanë treguar se një njësi bimore (epicatechina), e pranishme në çokollatë, stimulon të njëjtën përgjigje muskulore si një ushtrim fizik. Përveç kësaj, ajo ndihmon në ngadalësimin e plakjes së muskujve. Kërkimi ka sugjeruar se çokollata mund të jetë njësoj e shëndetshme sa frutat, duke pasur një sasi të konsiderueshme antioksidantësh.

Muzikë për të qëndruar në formë

Muzikë për të vrapuar, për të bërë palestër apo edhe për t’u dëgjuar në qetësi totale: rezultati duket të jetë i njëjtë në të gjitha rastet. Një studim i kryer nga Universiteti Sussex dhe Instituti Max Plank në Leipzig, në Gjermani, ka zbuluar se të dëgjosh vetëm 50 minuta muzikë në ditë, antitrupat në organizmin tonë pësojnë një rritje të çuditshme. Ndërkaq, hulumtuesit e Universitetit të Maryland, të shkollës së mjekësisë, në Baltimora janë të bindur se përfitimet nga muzika përfshijnë edhe shërimin nga traumat. Njerëzit bëhen më të fortë për të kaluar çdo dhimbje, ndërsa ajo, muzika, është një ndihmë e madhe për shëndetin tonë mendor.

Atëherë çfarë të keqe ka të bësh një ditë pushim midis kënaqësisë së çokollatës, të një muzike të mirë dhe një qeshjeje me shpirt? Provojeni….
♛Melody♛
♛Melody♛

Zbuloni 4 aleatët e dietave dhe palestrës...   Coolte21

Shteti Shteti : Zbuloni 4 aleatët e dietave dhe palestrës...   Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi