AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja cilat janë 10 vendet ku jetohet më mirë!

Shko poshtë

Ja cilat janë 10 vendet ku jetohet më mirë! Empty Ja cilat janë 10 vendet ku jetohet më mirë!

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 4:18 am

Ja cilat janë 10 vendet ku jetohet më mirë! Austri
Banorët e Zvicrës janë më të kënaqurit me jetën që bëjnë, sipas raportit më të fundit të “Better Life Index”, publikuar këtë javë nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik. Zvicra është ngjitur në krye duke i marrë vendin e parë Danimarkës, e cila ka zbritur në vendin e pestë. Për të tretin vit me radhë SHBA-të kanë dështuar të jenë në 10 vendet e parë ku bëjnë pjesë Kanadaja, Meksika dhe të gjitha vendet skandinave. Raporti vlerëson 36 vende anëtarë të OECD-së në çdo aspekt të jetës, përfshirë të ardhurat, edukimin, shëndetin, punën dhe kënaqësinë. Më e rëndësishmja është puna. 10 vendet që renditen si vendet më të lumtura kanë nivelin më të ulët të papunësisë. Ndërsa në 10 vendet më nivelin më të ulët të kënaqësisë renditen vende me papunësi të lartë si Greqia, Portugalia dhe Italia. Shëndeti është gjithashtu një faktor kyç për kënaqësinë e jetës. Në Kanada 88% e qytetarëve raportohet se kanë shëndet të mirë ose shumë të mirë ndërsa mesatarja e vendeve të OECD-së është 69%. Pritshmëria e jetëgjatësisë është gjithashtu e rëndësishme. Në Zvicër njerëzit mesatarisht presin që të jetojnë 82.8 vite. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është qeverisja dhe prirja për t’u siguruar qytetarëve përfitime të mjaftueshme.
♛Melody♛
♛Melody♛

Ja cilat janë 10 vendet ku jetohet më mirë! Coolte21

Shteti Shteti : Ja cilat janë 10 vendet ku jetohet më mirë! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi