AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

El Salvadori i mohon abortin

Shko poshtë

El Salvadori i mohon abortin Empty El Salvadori i mohon abortin

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:40 pm

El Salvadori i mohon abortin El-salvadori-protesta-320x180E sëmura


Diçitura – Grupimet e të drejtave të njeriut argumentuan se “Beatriz” duhet të lejohet të abortojë. Slogani shkruan: “Merrini rruzaret tuaja jashtë vezëve tona”.
Mes protestash të mëdha, Gjykata e Lartë e El Salvadorit i refuzoi kërkesën një të sëmure rëndë për të kryer abort edhe pse mjekët thonë se fetusi nuk ka pothuajse asnjë shans për të mbijetuar. Avokatët e gruas, e cila vuan nga dështim i mëlçisë, – argumentuan se vijimi i shtatzënisë rrezikon jetën e saj. Vetë fetusi ka humbur një pjesë apo të tërë trurin.

El Salvadori ndalon të gjitha abortet pavarësisht kushteve. Kushtetuta në vendin katolik e mbron të drejtën e jetës “nga momenti i konceptimit”.

Gruaja 22-vjeçare që njihet me emrin në kod “Beatriz”, thuhet se është me shëndet të dobët, duke vuajtur nga një kompleks sëmundjesh. Testet sugjerojnë se fetusi i saj 26 javësh po zhvillohet pa një tru komplet, një gjendje e quajtur anencefali. Pothuajse të gjitha foshnjat e lindura në këtë gjendje vdesin para ose pas lindjes.

Një komitet mjekësh në maternitet, Ministria e Shëndetësisë dhe grupimet e të drejtave të njeriut e mbështetën kërkesën e saj për të ndërprerë shtatzëninë, por gjykatësit votuan katër me një për të refuzuar kërkesën.

Në vendim, gjykatësit thanë: “Kjo gjykatë përcakton se të drejtat e nënës nuk mund të marrin precedencë mbi ato të një fëmije të palindur apo anasjelltas dhe se ka një ndalesë absolute për autorizimin e një aborti si një akt në kundërshtim me mbrojtjen kushtetuese që i jepet një personi ‘nga çasti i konceptimit’”.

Ata i urdhëruan mjekët të monitorojnë shëndetin e gruas dhe të ofrojnë të gjithë trajtimin e nevojshëm. Mjekët që kanë mbështetur ndërprerjen e shtatzënisë kanë argumentuar se rreziqet për shëndetin e saj do të rriten, ndërsa shtatzënia përparon dhe do të bëhet më i vështirë kujdesi mjekësor për të.


Autor Gazeta Shqip te 31 Maj 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

El Salvadori i mohon abortin Coolte21

Shteti Shteti : El Salvadori i mohon abortin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi