AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndrrat e të rinjve për punë mbeten pezull

Shko poshtë

Ëndrrat e të rinjve për punë mbeten pezull Empty Ëndrrat e të rinjve për punë mbeten pezull

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:39 pm

Ëndrrat e të rinjve për punë mbeten pezull Greqia-papunesia-320x180Greqi

Ata që mbarojnë shkollën këtë vit do të hyjnë në tregun më të keq të punës të mundshëm

Athinë – Sezoni i provimeve të shkollës në Greqi ka mbërritur por shumë të rinj këtë vit po përballen me një sfidë të dyfishtë: të arrijnë rezultate të larta ndërkohë që do të hyjnë në tregun e punës më të keq në Europë, raporton BBC.

Papunësia mes të rinjve në Greqi është në masën 64.2 për qind. Për ata që janë mes 16 dhe 25 vjeç, ka më shumë probabilitet të mos kenë punë se sa të kenë. Në shkollën Spoudi në Athinë, ëndrrat janë pezull. Ata që po dalin nga shkolla kanë shpresuar për një punë të qëndrueshme dhe një të ardhme plot me mundësi. Por në vend të saj, është papunësia dhe pasiguria që i pret.

Në një orë të fundit në matematikë, nxënësit merren me probleme komplekse të algjebrës. Por si mund të mbetesh optimist në një situatë të tillë është një ekuacion po kaq i vështirë.

“Nuk jam e sigurt për të ardhmen”, thotë Nathalie Scholden, një 18-vjeçare që shpreson të studiojë ekonomiks. “Mendoj se nuk do të qëndroj në Greqi për shkak se ka papunësi shumë të lartë dhe paga shumë të këqija. Shumë fëmijë të moshës sime ndihen kështu. Nëse askush nuk merr jetën që dëshiron të ketë, pse ne duhet të qëndrojmë?”

Mes studentëve, disa janë optimistë. Njëri mendon të largohet nga Athina për të jetuar në fshat. “Në Greqi sot nuk mund të bësh çfarë dëshiron”, thotë Alexandros Delakouras, 17 vjeç.

“Do të jetë shumë e vështirë të gjesh një punë në vendin tim por unë do të përpiqem”, shton ai me buzëqeshje: “Ndoshta me ndihmën e Zotit do t’ia dal”.

Para fillimit të krizës, papunësia në Greqi qe 12 për qind. Tashmë është 27 për qind. Mes të rinjve, papunësia është dyfishuar nga 31 për qind që ishte në maj 2010.

Dhe rrjedhimisht, më të aftit, si e diplomuara në ligj, 23-vjeçarja Christina Zahagou, po largohen. Emigracioni nga Greqia drejt Gjermanisë u rrit me më shumë se 40 për qind vitin e kaluar. Ajo do të shkojë në Gjermani pasi nuk ia doli të gjejë punë.

“Nuk dua të lë miqtë dhe familjen”, thotë ajo. “Në emigrim do të kem vështirësi të gjej shokë, së paku në vitin e parë. Por nuk kam zgjidhje tjetër. Është një sakrificë që jam e gatshme ta bëj për shkak se nuk mund të gjej asgjë shpresëdhënëse në Greqi”.

Largimi i trurit po përshpejtohet. Një studim tregoi se 120 mijë profesionistë, përfshirë mjekë, inxhinierë dhe shkencëtarë, kanë ikur nga Greqia që kur filloi kriza në vitin 2010. Kur të rinjtë dhe të talentuarit ikin, telashet do të vijojnë në të ardhmen. Greqia ka një popullatë në plakje dhe normë lindjesh në rënie.

“Ekonomia nuk do të rimëkëmbet, – thotë Christina, për shkak se ata të arsimuarit do të ikin dhe vetëm të moshuarit do të qëndrojnë këtu. Kjo do të thotë se Greqia nuk mund të zhvillohet”.


Autor Gazeta Shqip te 31 Maj 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Ëndrrat e të rinjve për punë mbeten pezull Coolte21

Shteti Shteti : Ëndrrat e të rinjve për punë mbeten pezull Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi