AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perez: Ronaldon nuk e shes as për për 1 miliard euro

Shko poshtë

Perez: Ronaldon nuk e shes as për për 1 miliard euro  Empty Perez: Ronaldon nuk e shes as për për 1 miliard euro

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 6:28 pm

Perez: Ronaldon nuk e shes as për për 1 miliard euro  Ronaldo-with-Prez-370x290Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka thënë se nuk do ta shiste Kristiano Ronaldon as për 1 miliard euro, pasi sipas tij, nuk është në politikën e klubit që të shesë lojtarët më të mirë.

“Unë nuk do ta shisja Kristiano Ronaldon as për 1 miliard euro, do të dëshiroja që të qëndronte në Madrid deri në fundin e karrierës së tij sportive.

Do të bëj gjithçka që kam mundësi për t’i rinovuar kontratën. Ai ka edhe dy vite të mbetura në marrëveshjen me ne, është futbollisti më i mirë në botë dhe ne do të dëshironim t’i jepnim një impuls sportiv ekipit me atë si lider, si emblemë të këtij klubi”.

“Ai është një fitimtar dhe ajo që dëshiron është të fitojë trofe dhe “Topin e Artë” për shumë vite me radhë. Reali i Madridit është klubi i duhur për ta bërë një gjë të tillë. Kur ishte i trishtuar, folëm bashke dhe i thashë se do të bëja të pamundurën që të kthehej të ishte i lumtur përsëri. Dëshirojmë që ai të qëndrojë këtu për shumë vite me radhë”, tha Perez.

Duke folur për trajnerin e ardhshëm, Perez ka thënë se nuk ka asgjë konkrete. Ndërkohë, ai ka thumbuar Aleks Ferguson, duke thënë se Realit nuk i duhet një trajneri i tillë, pasi në 26 vite nën drejtimin e Junaited, skocezi fitoi vetëm 2 Liga Kampionesh. Dhe, sipas Perez, ky trofe është objektivi kryesor për një ekip si Reali./arenashqiptare
♛Melody♛
♛Melody♛

Perez: Ronaldon nuk e shes as për për 1 miliard euro  Coolte21

Shteti Shteti : Perez: Ronaldon nuk e shes as për për 1 miliard euro  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi